Milani ka marrë një fitore me rezultatin e ngushtë 1-0 në ndeshjen kundër Sassuolo, e vlefshme për javën e 26-të të Serisë A.
Një tre pikësh i artë për për Milanin që kalojë rivalin e qytetit, Interin, në tabelën e Serisë A, duke u pozicionuar ne vendin e tretë.
Goli i vetëm i kësaj ndeshje ishte ai i shënuar në minutën e 35-të të ndeshjes. Fillimisht ky gol iu dha Mateo Musacchiot, mirëpo më vonë u konsiderua si autogol.
Punët për Sassuolon u vështirësuan në minutën e 64-të të ndeshjes, kur portieri Andrea Consigli u ndëhskua me karton të kuq, për shkak të ndërhyrjes që e bëri ndaj Krzysztof Piatekut.
Në fund gjithçka u mbyll me shifrat 1-0 në favor të kuqezinjve të cilët u ngjitën në kuotën e 48 pikëve.