Cagliari thyen në shtëpi Interin!

1 Mars 2019, 22:27Sport TEMA

Transferta në ishullin e Sardenjës ka rezultuar tepër e vështirë për Interin. Skuadra e Luçiano Spaletit është mundur mee rezultatin 2 – 1 nga vendasit e Kaljarit.

Çepiteli zhbllokoi takimin në minutën e 31-të, por Interi u përgjigj shtatë minuta më vonë me Luataro Martinez. Vendasit gjetën sërish rrjetën me anë të Pavoletit në minutën e 43-të.

Pjesa e dytë foli vetëm për Interin, por zotërimi i topi për minuta të tëra nuk u konkretizua me gol, ndoshta me Mauro Ikardin në fushë situata do të ishte ndryshe.

Në mungesë të rrezikshmërinë në sulm Spaleti u detyrua të fuste Raniokian për ta bërë ekipin më të rrezikshëm në lojën në ajër, por kjo strategji nuk dha fryte. Vendasit mundësinë për mbyllur ndeshjen në minutën e 92-të, por Barrela u tregua i pasaktë në ekzekutimin e 11-metërshit.

Me këtë humbje Interi qëndron në kuotën e 47 pikëve dhe tani “fqinjët” e Milanit kanë një shans të artë për t’i parakaluar në renditje, gjithmonë nëse “djalli” fiton këtë fundjavë kundër Sasuolos.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje