Paris Saint-Germain gënjeu në lidhje me Neymar

2 Mars 2019, 22:00Sport TEMA

Neymar po rikuperohet nga dëmtimi në kockën e pestë të këmbës, dëmtim të cilin e pati edhe vitin e shkuar para Botërorit, më saktë në shkurt 2018, por braziliani ka zbuluar një të vërtetë që është mbajtur e fshehur.

Një vit më vonë, Neymar tha në një intervistë për “TV Globo” se dëmtimi i vitit të shkuar mori më shumë kohë sepse përveç dëmtimin në kockën e këmbës, ai kishte thyer edhe ligamentin e kyçit të këmbës.

“Dëmtimi im para Kupës së Botës është i ndryshëm nga i tanishmi. Vitin e kaluar, kam pasur një frakturë në kockën e pestë të këmbës, por unë gjithashtu pata thyer ligamentin e kyçit të këmbës.

Kjo është arsyeja pse u desh më shumë kohë dhe ishte më e dhimbshme. Kyçi e këmbës kërkon kohë”, tha ylli i PSG-së në një intervistë që do të publikohet më 3 mars.

Klubi francez nuk e raportoi kurrë dëmtimin real të sulmuesit të tyre, duke veçuar vetëm krisjen që kishte në kockën e këmbës dhe asnjë moment nuk përmend thyerja e ligamentit të kyçit të këmbës.

Gjatë ditëve para se të luante në Champions League kundër Real Madridit, pati spekulime se Neymar do të luante, por sipas këtij informacioni, nuk kishte asnjë mundësi që kjo të ndodhte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje