VIDEO/ Penalltia e mohuar ndaj Partizanit në derbi, Braçe: Ku është Ajnshtajn? Duhej Jorgji aty!

2 Mars 2019, 13:32Sport TEMA

Derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit që u zhvillua ditën e djeshme u mbyll me rezultatin e bardhë 0-0.

Edhe në këtë takim nuk munguan gafat e arbitrave ku rasti më flagrant ishte ai i një prekje të topit me dorë nga ana e mbrojtësit të Tiranës ku çuditërisht gjyqtari Enea Jorgji që mban dhe stemën e FIFA-s nuk e akordon 11 metërsh në favor të Partizanit.

Në videon që është publikuar dhe nga zv.kryeministri, Erjon Braçe, dallohet qartë qe kemi të bëjmë me një prekje të topit me dorë nga ana e lojtarit të Tiranës.

Përmes një postimi në rrjetin social, Braçe ka shfaqur pakënaqesinë e tij në këtë gafë të kryer nga arbitri kryesorë i ndeshjes.

Reagimi i plotë i Erjon Braçes.

“PO KJO Ç’ËSHTË? E PATË APO BËNI SIKUR NUK E PATE? KANË NDRYSHUAR RREGULLAT DHE NE NUK DIMË GJË AKOMA?

Prekja me dorë të larguar nga trupi brenda zonës vijon të ndëshkohet me #PEEEEEENAAAAALLTIIIIIIII!

Ku është #Einstein (Aishtajn) këtu? Duhet të ishte #Jorgji, Enea Arbitër dhe ishte mu përballe lojtarit dhe dorës së ngritur lart që prek e pret topin!

Po mirë, po 12 kamera e 18 gazetarë, analistë e të tjerë si nuk e panë?! Po këta panë bërrylin e Trashit në ndeshjen me Flamurtarin dhe mirë bënë që ulëritën për paaftësinë e arbitrit;

Madje panë dhe një goditje këndi të pa dhënë ndaj Flamurtarit dhe shpallën kamikaz arbitrin! Po këtë pse e fshihni?! Shiheni edhe një herë, nuk ka as tym, është kthjellet o gazetari i madh!

Është apo nuk është penallti?! Aman thuajeni me zë që të qeshë gjithë dynjaja”,

(TemA)

6 komente në “VIDEO/ Penalltia e mohuar ndaj Partizanit në derbi, Braçe: Ku është Ajnshtajn? Duhej Jorgji aty!”

  1. Gimi prej Tirone says:

    Brace.Leni ato budalliqe e bej zv/kryemister ose lene politiken e merru me gazetari sporti.Cazzo,sei peggio di Salvini.

  2. Lani says:

    I vure kaq shpejt ne vije ato punet e zv. Kryeministrit??

  3. Fatja says:

    Po ajo goditja e telushit ndaj kobinah apo ngoo nuk ishte faull sipas teje brace ? Po te vleresosh gjykimin dilte qe tirana ishte penalizuar me shume nga arbitiri sesa partizani

  4. Ylli says:

    Tifozet e Teherones jane te qarte se vetem Aishtaini mund tja u zgjidhi llogarite e borxheve qe kane !!!
    Por dhe Aishtaini do ngrej duart “tërmo” kur tja vejne ne leter para !!
    Ka thene i madhi Aishtain ….dy gjera nuk kane fund budallalleku i tifozeve te Teherones dhe Universi .Per
    te dyten dyshoj se per te paret nuk dyshoj fare !!

  5. Endri says:

    Po kartoni i kuq (i dyti i verdhe) qe mungoi ndaj lojtarit te Partizanit, nuk quhet?

  6. Na myten karnat says:

    Ik o rrot kari merru me pune te tjera se s’je per keto ti.
    Lojtari i Tiranes c’ekuilibrohet nga i Partizanit dhe ne renie prek topin. Lojtari i Partizanit s’kishte shans te kapte topin dhe praktikisht ben faull ne sulm.
    Ajnshtajni i Edi sumes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje