Në takimin e 133 të Bordit Ndërkombëtar në Skoci, ditën e djeshme janë aprovuar disa rregulla të reja në futboll. Në fakt më shumë bëhet fjalë për disa përmisime të rregullave aktuale. Ndërkohë, rregullat e aprovuara së fundmi do të nisin të zbatohen nga sezoni i ardhshëm.
Rregulli numër 1: Ka të bëjë me rivënien fundore. Aktualisht në rivënien fundore në momentin që portieri pason topin, mbrojtësi duhet të jetë jashtë zonës, me rregullin e ri nuk do jetë më një kufizim i tillë.
Rregulli numër 2: Ka të bëjë me zëvendësimin. Shpeshherë për të vonuar lojën futbollistët shkojnë në pjesën më të largët për të vonuar daljen nga fusha, tashmë lojtari mund të dalë nga vendi më i afërt duke kursyer kohë.
Rregulli numër 3: Kush tha se vetëm lojtarët mund të ndëshkohen me kartonë?! Tani edhe trajnerët mund të ndëshkohen me të verdhë, apo me të kuq, njësoj si lojtarët, ndërkohë që nëse plotësojnë numrin e kartonëve të verdhë do të mungojnë për një ndeshje.
Rregulli numër 4: Futbollistët nuk mund të bëjnë më pjesë në murin e ekipit kundërshtar. Sigurisht mund të rrinë aty por vetëm duke respektuar distancën prej 1 metri.
Rregulli numër 5: Në rastet e penalltisë, portierët kanë intuitën për të lëvizur para vijës fatale, por me rregullin e ri portieri mund të ketë vetëm njërën këmbë jashtë vijës së portës.
Rregulli numër 6: Nuk do të ketë më top të diskutueshëm gjatë lojës mes skuadrave, arbitri do e vendosë kujt i takon topi, kundërshtari duhet të respektojë distancën prej 4 metrash.
Rregulli numër 7: Nëse arbitri bëhet pjesë e aksionit pas një prekje të pavullnetshme që më pas kthehet në një aksion për gol apo asist për skuadrën tjetër, atëherë në këtë rast ndalohet loja dhe do të ketë top të diskutueshëm.
Rregulli numër 8: Nuk do ketë më rast ku prekja me dorë të konsiderohet si e pavullnetshme, në rast se shënohet gol në këtë mënyrë do të anulohet.
Rregulli numër 9: Prekja e topit në dorë në zonë do të klasifikohet faull, nëse është e vullnetshme, nëse është në pozicion jo natyral apo dhe kur është e pavullnetshme dorë e hapur.
Rregulli numër 10: Ndërhyrjet në rrëshkitje me krahë të hapur do të konsiderohen faull, por nëse topi prek dorën mbështetëse e cila është e ngjitur me trupin atëherë nuk kemi të bëjmë me faull, nëse topi bie në dorën tjetër e cila është e hapur konsiderohet ndërhyrje e gabuar.
Rregulli numër 11: Nëse skuadrat e nisin lojën me shpejtësi, në mënyrë surprizuese, pas një goditje dënimi, arbitri duhet të lejojë avantazhin dhe më pas mund të ndëshkojë me karton për ndërhyrjen e gabuar, lojtarin kundërshtar.
U dhje puna. Edhe FIFA qenka me PD-ne.
Duket tepke si Strazua.