Spektakël i Lazios, bardhekaltërit fitojnë derbin ndaj Romës!

2 Mars 2019, 22:30Sport TEMA

Lazio ka fituar Derbin e kryeqytetit, kundër Romës, me rezultat e thellë 3-0, në ndeshjen e cila u zhvillua në stadiumin Olimpico, në kuadër të javës së 26-të të Serisë A.

Një fitore e madhe e ekipit të Lazios të cilet zhvilluan një 90 minutësh spektakolar duke e dominuar totalisht takimin.

Golin e parë të ndeshjes e shënoi  Felipe Caicedo në minutën e 12-të të ndeshjes, ndërsa golin e dytë e shënoi Ciro Immobile, vetëm tetë minuta pasi u aktivizua nga stoli, nga pika e penalltisë.

Afër përfundimit të ndeshjes, në minutën e 89-të, Lazio shënoi edhe golin e tretë, falë Danilo Cataldit.

Gjërat për Romën u përkeqësuan në fund të ndeshjes pasi Aleksander Kolarov u ndëshkua me karton të kuq.

Me këtë sukses Roma mbetet me tre pikë para Lazios në vendin e 5-të me 44 pike, ndërsa Lazio mbetet në vendin e gjashtë me 41 pikë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje