VIDEO: Dhuna në Kamëz ndaj arbitrit, reagon FSHF!

3 Mars 2019, 19:17Sport TEMA

Federata Shqiptare e Futbollit ka reaguar pas dhunes qe ndodhit ne takimin Kamza-Laçi.

Permes nje njoftimi per shtyp FSHF deklaron:

“Federata Shqiptare e Futbollit dënon ashpërsisht dhunën e ndodhur sot në ndeshjen Kamza-Laçi, e vlefshme për javën e 24-të të Kategorisë Superiore. Kjo ngjarje e rëndë ka tronditur sigurinë e garës së futbollit në Shqipëri.

FSHF prej muajsh ka kërkuar reagimin e institucioneve të shtetit shqiptar për të zbatuar ligjin dhe për të nxjerrë përpara drejtësisë autorët e skenave të dhunës në stadiumet shqiptare. Ruajtja e rendit dhe sigurisë publike në mjediset sportive është detyrë institucionale e organeve të Policisë së Shtetit, detyrë e cila siç u evidentua edhe në ngjarjen e sotme vazhdon të mos kryhet.

Ne dënojmë dhunën, si një fenomen qe jo vetëm cënon rëndë vërtetësinë e garës por edhe imazhin e lojës. Federata Shqiptare e Futbollit, dënon ashpër çdo akt dhune, që vjen nga tifozët, zyrtarët, futbollistët apo kushdo tjetër. Ne presim që të gjithë aktorët të bëjnë punën e tyre ashtu siç i kërkojmë komisioneve që të jenë ekstremisht të ashpër me ata që prishin imazhin, jo vetëm të lojës por edhe të futbollit shqiptar.

Ne kërkojmë në mënyrë të përsëritur të rishikohet vendimi nxituar për të larguar përfundimisht Policinë nga stadiumet. Në kushtet ku Shqipëria ndodhet e gjykojmë të pavend. Ky vendim i nxituar cënon rëndë mbarëvajtjen e garës më të ndjekur sportive në Shqipëri.”

4 komente në “VIDEO: Dhuna në Kamëz ndaj arbitrit, reagon FSHF!”

  1. Billy says:

    O FSHF kurve, ne asnje vend te botes siguria ne stadiume nuk eshte detyre e policise se shtetit. Ju e doni demokracine, mirepo doni te trajtoheni si ne komunizem. T’ju siguroje shteti cdo gje. Ju qejf.
    Merni masa te rrepta. Kamza te perjashtohet menjehere nga kategoria superiore, per 10 vjet.
    Pse ne Angli stadiumet nuk kane gardh? Pikerisht nga masat super te rrepta.

  2. Toni.D. says:

    Po te shikoni me kujdes vidion.. ai lojtari afrikan me bluzen numer 38 largohet i fundit nga kampi sportiv pasi afrohet policia per te mbrojtur albitrin, sa njerez-persona te dhunshem kemi ne ket shoqeri mizerie o zot i madh PSE jemi “gatuar” te tille kudo dhune… qetesohuni o njerez plot me maraz e urreitje.

  3. Sali Duke Futbolli says:

    Pse duhet te paguhen me leket e taksave policet kur eshte nje aktivitet sportiv i financuar privatisht. Duka nderkombetari ti ler perrallat dhe ta denoje Kamzen me stadium te mbyllir per gjithe kampionatin plus – 10 pike. Nuk do kete nevoje me per police qe mund te bejne detyren qe parasheh ligji

  4. Arifi says:

    A jane 2 topa ne fush?? Arbitrat duhet te ndalojn lojen. Pastaj se mare vesh pse nuk rrahin portierin e tyre po meren me arbitrin?? Se cka dash te bej portieri me ate dalje vetem ai e di

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje