Modriç tregohet realist: Na mungon Ronaldo

4 Mars 2019, 15:12Sport TEMA

Luka Modriç e pranon se skuadrës së Realit i mungon Kristiano Ronaldo.

Ndryshe nga Benzema apo Kasemiro të cilët nuk kanë pranuar të komentonin gjendjen e ekipit pas largimit të yllit portugez, fituesi i “Topit të Artë” është shprehur se është normale që ndihet mungesa e tij.

“Kristiano do t’i mungonte kujtdo skuadre, të kërkosh një zëvendësues për të është thuajse e pamundur”, u shpreh Modriç. Reali i Madridit nuk është në formën e vet më të mirë këtë sezon ndërsa ka shënuar më pak gola në krahasim me vitet e kaluara kur Ronaldo ishte pjesë e Los Blankos.

Galaktikët duken shumë larg titullit kampion teksa në ndeshjen e fundit në kampionat u mposhtën në “El Clasico” nga Barcelona në stadiumin e tyre, ndërsa pak ditë më parë u eliminuan edhe nga Kupa e Mbretit po nga rivalët e përbetuar katalanas.

Megjithatë, edhe pse sezoni në Spanjë po shkon drejt dështimit, Reali mesa duket tashmë do të fokusohet te Liga e Kampionëve, ndërsa janë favoritët për të kaluar në çerekfinale pasi mposhtën me rezultatin 2-1 Ajaksin në ndeshjen e parë.

1 komente në “Modriç tregohet realist: Na mungon Ronaldo”

  1. une says:

    Reali ka vdekur! Ka ikur koha e emocioneve te medha! Edhe ndonjehere mungonte Ronaldo ishin ndeshje te medha! Tani ka humbur fryma shpirti i Realit! Do te ndodhe se shpejti pa Messin per Barcelonen! Cfare humbje per futbollin do te jete!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje