Flet arbitri i dhunuar, Hamiti: Po iu çoj edhe unë fisin, merremi vesh siç e meritojnë ata!

4 Mars 2019, 11:57Sport TEMA

I dhunuar në stadiumin e Kamzës nga tifozët vendas për shkak të një penalltie të dhënë në fundin e takimit, gjyqtari Eldorian Hamiti ka udhëtuar në drejtim të spitalit për ekzaminimet mjekësore dhe për të marrë ndihmën e parë. Në një intervistë për ‘Panorama Sport’, Hamiti ka treguar të vërtetën e dhunës, duke shtuar se penalltia ishte më se e rregullt dhe ndihet i pastër nga ndërgjegjja.

Sakaq, ai ka shtuar se dhunën e ka parë edhe familja e tij e gruaja shtatzënë, duke bërë edhe një kërcënim karshi autorëve të atij sulmi në fundin e takimit mes Kamzës dhe Laçit.

“Familja? Si mund të qetësohen kur të shohin ashtu “live” në televizor. Ishte padrejtësi e madhe, ishte një maskaradë. Unë kam gruan shtatzënë dhe një djalë të vogël 5 vjeç. E kuptoni ju, çfarë kanë përjetuar ata së bashku me pjesëtarët e tjerë të familjes?

Penalltia? Topin në fushë e hodhën vetë kamzalinjtë dhe ai top nuk u përfshi as në aksion dhe as në dinamikën e ndeshjes. Jo gjithnjë mund të ndërpritet ndeshja kur hidhet një subjekt i palejuar në fushë, kur ai nuk ndikon në aksion. Topi nuk ishte as afër që të ngatërronte lojtarët. Por këto janë çështje teknike. Nuk ka argument që e justifikon atë sjellje barbare. Nëse u mërzitën për një top, atëherë po ua çoj unë dhjetë topa dhuratë dhe le t’u bien gjithë ditën… Po u çoj edhe gjithë fisin që të merremi vesh siç e meritojnë ata… Më vranë more në fushë, e kupton apo jo? Më gjuajtën si mundën, sa mundën, me çfarë kishin në dorë”, tha Hamiti.

1 komente në “Flet arbitri i dhunuar, Hamiti: Po iu çoj edhe unë fisin, merremi vesh siç e meritojnë ata!”

  1. serveti says:

    CFARE FISI DO U COSH TI KAMZALLINJVE , TI RRYSHFETET QE MERR NGA KLUBET NUK I HA ME TA……..NUK THOTE POPULLI ,QE KU KA ZE NUK ESHTE PA GJE , MORE ME QAFE ATA NJEREZ QE U NDODHEN BOSH PAS NDESHJES , SHKELEN LIGJIN DHE TE ZDRUMBALISEN MIRE , MGJA TI DESHE NJA DY OKTAVE ME LART….DY FJALE PER FSHF -ne : KESHTU ESHTE KUR PESHKU QELBET NGA KOKA…….TE KORRURAT TUAJA PRODHOJNE VETEM UROV……TAHOS I KANE MARRE MENDJEN KETO DALLAVERE DHE NUK MERR VESH C BEHET……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje