Vatikani hap arkivat e Luftës së Dytë Botërore

4 Mars 2019, 15:00Bota TEMA

Piu XII, i cili është akuzuar për dështim në përballjen me nazistët lidhur me çështjen e Holokaustit.

”Kisha nuk ka frikë nga historia, përkundrazi”, deklaroi sot papa Françesku në një fjalim përpara punonjësve të Arkivit Sekret të Vatiikanit.

Arkivat do të hapen më 2 mars 2020, në 81-vjetorin e zgjedhjes së papa Piut XII.

”Kërkuesit do ta gjykojnë këtë papë nga këndvështrimi i duhur. Do të gjykojnë diplomacinë e tij të fshehur, por aktive në këtë periudhë të errët të historisë”, shprehu shpresën papa Françesku.

Papa Piu XII, në fron gjatë viteve 1939-58, është akuzuar se ka treguar indiferencë ndaj masakrave naziste kundër hebrenjve dhe për dështim për të folur hapur kundër Hitlerit.

Mbrojtësit e tij thonë se papa Piu XII punoi fshehtas duke u përpjekur të shpëtonte të persekutuarit nga nazistët duke hapur dyert e manastireve, konventave dhe të infrastrukturës tjetër fetare për të shpëtuar hebrenjtë.

1 komente në “Vatikani hap arkivat e Luftës së Dytë Botërore”

  1. Sinqeritet says:

    Kisha katolike ka qene ortake dhe perkrahese e Adolf Hitlerit.E theksuar ne Croaci dhene disa vende te tjera.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje