Imami i Al-Azhar: Poligamia është padrejtësi për gruan dhe fëmijët

4 Mars 2019, 09:36Bota TEMA

Imami i madh i universitetit të njohur egjiptian Al – Azhar, Sheikh Ahemd al-Tayeb e ka cilësuar poligaminë si një padrejtësi për gruan. Në një postim në tuiter, ai shkruan se:

“Poligamia është shpesh një padrejtësi për gruan dhe fëmijët. Praktika është një rezultat i mungesës së kuptimit të Kuranit dhe traditës profetike”.

Ai ka folur madje edhe në nëj shfaqje televizve duke cilësuar se kushdo që mendon se martesa duhet të jetë poligamike e ka gabim.

Deklarimet e tij kanë provokuar debate në mediat sociale, duke detyruar universitetin e njohur të dalë me një qëndrim zyrtar.

Sipas këtij të fundit, komentet e imamit nuk duhen kuptuar si ndalim i poligamisë, ndonëse debate është aktualizuar për të ndryshuar një praktikë që është jashtë kohe.

“Gruaja përfaqëson gjysmën e shoqërisë, nëse ne nuk kujdesemi për të, është sikur të ecim me një këmbë”, ka shtuar Taleb.

Këto mesazhe janë mirëpritur nga Këshilli Kombëtar Egjiptian për Gruan që ka theksuar se besimi mysliman e nderon gruan dhe ka sjellë përtë drejtësi apo të drejta të shumta që nuk ekzistonin më parë.

2 komente në “Imami i Al-Azhar: Poligamia është padrejtësi për gruan dhe fëmijët”

  1. Flm says:

    Moooooos se do egersosh lafsh-preret sunit, qe ndjekin me perkushtim veprat e poligamit Mahmut.
    ###
    Krishterizmi ka shekuj qe e denon poligamin dhe e paguan me sulme kamikazesh dhe xhihadistash.

  2. Adam says:

    Po te kerkosh pushtet me toke ne emer te Allahut me qiell. Po te martohesh me kusheriren . Po te luftosh te pa fe (Lauren) se muk vjen dita e xhehnetit Po te martoht femia nen moshe 16 . Po ndalimi i piktures televizjonit , sportit per femrat. Jane shume Ju ju mjafton nje pergjigje keni te gjithe . Ne ndjekim profetin Tone

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje