Gjermania lehtëson gjuetinë e… ujqërve

3 Mars 2019, 21:00Bota TEMA

Svenja Schulze deklaroi se po planifikon ndryshimin e ligjeve për ta bërë më të lehtë vrasjen e ujqërve, sipas gazetës më të shitur gjermane ”Bild”.

“Kur ujqërit në mënyrë të përsëritur tejkalojnë masat mbrojtëse apo u afrohen shumë pranë njerëzve, ata duhet të vriten. Dua ta qartësoj këtë me një ligj për ujqërit”, tha Schulze për gazetën.

Sipas propozimeve të saj, vrasja e ujqërve do të lejohet nëse ata shkaktojnë ”dëme të mëdha bujqësore”. Sipas ligjit aktual, vrasja e kafshëve të mbrojtura bëhet vetëm kur ka ”dëme të konsiderueshme”, që do të thotë kërcënim për jetën.

Ujqërit janë shumë të mbrojtur në Gjermani dhe lejet për gjuetinë e tij janë shumë të kufizuara.

Sipas statistikave qeveritare, sulmet e ujqërve kundër kafshëve shtëpiake, sidomos deleve, janë në rritje. Në 2017 kishte 472 raste dhe numri i kafshëve të sulmuara me pasojë ngordhjen ishte 1 667, thënë ndryshe 55% më shumë se në 2016.

Numri më i madh i ujqërve në Gjermani ndodhen në lindje dhe veri të vendit.

1 komente në “Gjermania lehtëson gjuetinë e… ujqërve”

  1. pleraqis griqijaqis says:

    diku do hajne keto kafshe krijasa te Zotit popull egoist e cfar te themi ne ne shqiperi ose gjetke ku kemi ujqer me kohe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje