Sipas njoftimeve në media, hetuesi i posaçëm, Robert Mueller e ka gati raportin për përzierjen ruse në zgjedhjet presidenciale 2016. Cilat mund të jenë pasojat për Donald Trump?
Nga Michael Knigge, DW
Që në fillim duhet thënë se prej muajsh qarkullojnë spekulimet, se hetuesi i posaçëm amerikan, Robert Mueller është gati duket e përfunduar raportin e tij hetimor për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016. Por kësaj radhe politika e Uashingtonit është në tërësi e mendimit, se raporti është gati dhe do t’i paraqitet në mars Ministrisë së Drejtësisë. Me këtë lidhet shpresa, se më në fund do të merren përgjigjet e pritura për çështjen kryesore të debatuar në vend – a ka luajtur apo jo një rol aktiv kandidati i atëhershëm për president, Donald Trump dhe shtabi i tij zgjedhor në përzierjen ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016?
Së pari duhet theksuar, se Robert Mueller nuk do ta bëjë publik raportin e tij. Marrësi i raportit është ministri i Drejtësisë, William Barr. Ai do të vendosë, se çfarë do të bëhet me këtë raport. Sigurisht ai do të këshillohet për këtë me Shtëpinë e Bardhë dhe këshilltarët juridikë të presidentit. William Barr duhet të informojë kongresin për rezultatet e raportit, dhe do të vendosë, se çfarë do të bëhet publike.
Demokratët të shqetësuar
Thënë ndryshe: Barr vendos, se çfarë do të bëhet me këtë raport. Kjo është një nga arsyet, se pse emërimi i tij ishte kaq i kontestuar në kongresin amerikan. Shumë demokratë janë të shqetësuar, se Barr ishte shprehur më parë kritik ndaj hetimeve të Muellerit. Tani ata i tremben pasojës tjetër, që Barr do të përpiqet të çaktivizojë nga ana ligjore raportin sa të jetë e mundur. Prandaj ata kërkojnë që raporti të publikohet mundësisht plotësisht, vetëm ato që konsiderohen informacione sekrete mund të lihen pa u publikuar. Ata kanë marrë masa, që të ftojnë funksionarë, apo të kërkojnë nxjerrjen e dokumenteve, nëse besojnë, se Barr fsheh informacione.
Ish-avokatja, Barbara McQuade shpreson, që të mos vijë puna deri tek përplasja mes Ministrisë së Drejtësisë dhe kongresit. „Do të thoja, se raporti do të publikohet në një formë, që i jep përgjigje pyetjeve kryesore: Si erdhi deri aty që Rusia të përzihej në zgjedhjet tona, dhe çfarë roli ka luajtur shtabi zgjedhor i Trumpit këtu?” Opinioni duhet të dijë përgjigje të tilla, si Rober Mueller edhe Ëilliam Barr e dinë këtë, thotë McQuade.
Ndjesia për ligjin
Parashikimi i proferoreshës së drejtësisë bazohet në qëndrimin se si Barr dhe Mueller ndjekin të njëjtat qëllime, mbrojtjen e ligjshmërisë dhe mbrojtjen e Ministrisë së Drejtësisë. Të dy republikanët e njohin njëri-tjetrin prej kohësh. „Mendoj, se nëse ata gjejnë shkelje të ligjit, të dy do të duan që të nxjerrin secilin para drejtësisë”, thotë McQuade. Por Andy Wright, ish-këshilltar i Barack Obamës dhe Al Gore është skeptik. „Nga njëra anë përfaqëson ai (William Barr, shën red.) Ministrinë e Drejtësisë si institucion, dhe detyra e tij është të mbrojë ministrinë nga një president, që me gjasë përpiqet me çdo çmim ta shndërrojë në policinë e tij”, thotë themeluesi i blogut „Just Security”.„Nga ana tjetër, ai ka thënë vërtet gjëra shqetësuese për hetimin e Muellerit, kur nuk i njihte të gjitha faktet. Sipas ish-këshilltarit të presidentit Obama, nuk mund të thuhet me saktësi se çfarë roli do të luajë Barr.
I zgjeruar apo i kufizuar tek më e domosdoshmja?
Po ashtu nuk dihet, se sa i detajuar do të jetë raporti i Muellerit. Ai mund të jetë i zgjeruar, por edhe i reduktuar në minimum. Nëse do të merrej parasysh qëndrimi i zëvendësministrit të Drejtësisë, Rod Rosenstein, ku detyra e ministrisë është të përqëndrohet, tek personat që vërtet do të akuzohen, atëherë raporti i Muellers do të përqëndrohet fort tek veprimet penalizuese. Një qëndrim i tillë i përgjigjet edhe rrjedhës së deritanishme të hetimit, të kufizuar tek ndërhyrja ruse. Pavarësisht, se çfarë shkeljesh do ta paraqiten, raporti mund të jetë zhgënjyes për ata që kanë pritur zbulime që shkojnë thellë.
Akuza përmes rrugëve anësore
Edhe sikur vetë Mueller të arrijë në konkulzionin, që Trump mund të akuzohet për një vepër penale, kjo nuk ka për të ndodhur. Ministria e Drejtësisë ka qëndrimin, se një president i mandatuar nuk mund të akuzohet. Nëse Mueller, e akuzon Trump për një vepër penale, për të cilin ai nuk nxirret para drejtësisë, sa kohë është në post, atëherë kongresi mund të thërrasë një plan tjetër për veprim, procedurën e largimit nga posti, kjo do të ishte pastaj një ndërmarrje politike, jo juridike.
Por ka edhe një arsye tjetër pse Trump nuk mund ta shohë si të përfunduar historinë. Edhe nëse raporti i Muellerit nuk e nxjerr atë fajtor, Mueller i kishte dorëzuar pjesë të hetimit tek institucione të tjera të drejtësisë si në Nju Jork, dhe ka një sërë hetimesh që zhvillohen paralelisht për aktivitetet e Donald Trump si president dhe njeri i biznesit. Edhe nëse do të kërkojë kohë, parashikon ish-këshilltari i presidentit Obama, Andy Wright, opinioni do të informohet për faktet e duhura. „Mendoj, se në fund të fundit do të dalë në dritë. Nuk e di vetëm se sa shpejt dhe me sa kontestime do të bëhet kjo.”
Edhe demokratet e dine se raporti i Muellerit ka me tregu se Trumpi ska lidhje me Ruset per kyt arsye team kan fillu me u marre me taksat e tij ……super deshtim I medies liberale
Endri-vetem budallenjte dhe te verberit e pranojne ate qe thua zotrote. Si ka mundesi qe shume bashkepuntoret e Trump-it jane denuar apo akuzuar nga gjykatat apo FBI-ja per bashkepunim me ruset dhe shefi tyre, qe ka perfituar nga ky bashkepunim, nuk paska ditur gje?
Trump-i mund te mos penalizohet per te vetmen aresye se SHBA do te mbroje fasaden, por nuk eshte cudi qe ne shkembim te imunitetit, Trump-i te jape dorheqjen ose te mos kandidoje per nje term te dyte. Sidoqofte keto jane te gjithe spekullime dhe te presim se cfare do ndodhe ne javet qe vijne.
Ti mesa duket mere iformimin ne cnn tek anderson cooper !!!
Ti, si i “zgjuar” me permend nje emer nga satafi i tramp qe u denua per bashkpunim me ruset?! Asnje !!!
Te gjithe denimet ishin per krime qe nuk kishin te benin fare me fushaten.
Mos deklarim i zyres lobuse dhe detyrimisht fshehur te ardhurat nga keto afera, dhe specifikisht Manafort duke lobuar per ukrainen10 vjet para, dhe gjenerali Flynn per turqin .
Dhe akuza e dyte ishte qe genjyen para kongresit dhe fbi per arsyen qe thash me larte.
Prandaj demokratet filluan te germojne ne bisneset dhe taksat e tramp se pan qe nuk ju doli gje nga prokurori special.
Me shume gjasa ka te gjejne ketu ndonjegje se sa “bashkpunimi” me ruset. Po ketu nuk kane shanc te ngrene padi pa mbaruar mandatin,dhe aq me keq ta levizin nga presidenca !!!
Demokratet amerikan jane te zhveshur, pa principe dhe pa dinjitet, dhe kthejne ne “kauz” ç’do idiotllek, dhe me e keqja me unanimitet te plot.
Tramp 2020.
I vetmi , që e kishte parashikuar dhe kishte informacion mbi këtë furtunë ndaj Trumpit ka qenë Sali Berisha .
Prandaj nuk shkon në SHBA . Jo se nuk e pranojnë , por , duke e ditur se duhet me patjetër të takohet me Presidentin Trump si ish President dhe ish Kryeministër , e ky nuk e pranon me e taku Trumpin , e ka gjet zgjidhjen dhe përgjigjen . Shkoj kur të dua pavarësisht se nuk përfaqësoj PD-në , por halli i ISH-it ku e presin takimet e NJISH-it nuk është në moralin e tij .
TI RRUAJN BOLET E VERDHA TRUMPIT SI PO JA RRUAJNE PER 2 VJET ME KETO GENJESHTRA .
Me ne fund shoh komente reale nga njerez qe si hane genjeshtrat dhe paçavuret qe gatuhen nga mediat liberale atje si dhe nga kazani ketu. Trump jo vetem qe do dali me koken lart, por te palarat do ti dalin Hillary me gjithe zullumet qe ka bere. Ne dhe gjithe bota jemi me fat qe ai fitoi. Tik tok Hillary T-17 ???