BE-ja gati të japë garanci shtesë për Brexit

2 Mars 2019, 16:41Bota TEMA

Bashkimi Europian është gati të japë garanci shtesë për Britaninë e Madhe për të lehtësuar miratimin nga Parlamenti britanik të marrëveshjes mbi Brexit, deklaroi kryenegociatori europian, Michel Barnier në një intervistë të publikuar sot nga shumë gazeta europiane.

“Ne mund të gjejmë garanci për të konfirmuar, qartësuar, garantuar vullnetin dhe besimin e mirë të europianëve, me angazhime që kanë fuqi të vërtetë juridike”, deklaroi Barnier gjatë një interviste për gazetat “Les Echos”, “Die Welt”, “La Stampa” dhe “El Mundo”.

Parlamenti britanik hodhi posht në fillim të vitit marrëveshjen e daljes nga BE-ja të negociuar për dy vite mes Brukselit dhe Londrës, për shkak kryesisht të çështjes së kufirit mes Irlandës (BE) dhe Irlandës së Veriut (Britani e Madhe), ndërsa kryeministrja Theresa May ka kërkuar për pasojë ndryshime të kësaj marrëveshje.

1 komente në “BE-ja gati të japë garanci shtesë për Brexit”

  1. ¿ says:

    Anglia asnjëher nuk ka qënë në BE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje