SHBA rrit presionin mbi Maduron me sanksione të reja, 600 anëtarë të ushtrisë braktisin presidentin

1 Mars 2019, 20:14Bota TEMA

Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione të reja ndaj gjashtë zyrtarëve të Venezuelës dhe anuluan vizatve për dhjetëra bashkëpunëtorë dhe familjeve të tyre me lidhje me presidentin Nikolas Maduro.

Një lëvizje kjo e fundit për të grumbulluar sa më shumë presion mbi presidentin e Venezuelës që ai të largohet nga pushteti.

Thesari i SHBA tha se gjashtë zyrtarë të tanishëm ose të mëparshëm të sigurisë që kontrolluan grupet që bllokuan ndihmën humanitare në Venezuelë fundjavën e kaluar nga vendet fqinjë Kolumbia dhe Brazili janë mesin e tyre që janë penalizuar.

Sanksionet amerikane bllokojnë çdo pasuri që individët kontrollojnë në Shtetet e Bashkuara dhe nuk u mundësojnë që këta të bëjnë biznes apo transaksion financiar me ta.

Ndërsa udhëheqësi i opozitës venezueliane, Juan Guaido, i cili po zhvillon një vizit në Paraguai për të rritur mbështetjen për një ndryshim të qeverisë në vendin e tij, tha se 600 pjestarë të ushtrisë kishin braktisur qeverinë e Presidentit Nikolas Maduro në ditët e fundit.

Sipas shërbimeve të imigracionit kolumbian, këta anëtarë kanë kaluar në territorin e Kulumbisë pas përballjes me protestuesit për ndalimin e  hyrjes së ndihmave humanitare.

Megjithatë Maduro ende kontrollon ushtrinë, institucionet shtetërore dhe kompaninë e naftës Petroleos de Venezuela SA, e cila siguron 90 për qind të të ardhurave të eksportit të vendit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje