SHBA ofron 1 milion dollarë shpërblim për informacione rreth djalit të Osama Bin Laden

1 Mars 2019, 10:19Bota TEMA

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ofruar 1 milion dollarë shpërblim për Hamza bin Laden, djalin e kreut të Al Kaedës Osama bin Laden, transmeton Anadolu Agency.

Departamenti Amerikan i Shtetit ka bërë një deklaratë me shkrim në lidhje me shpërblimin e vendosur për Hamza bin Laden.

Në deklaratë Hamza bin Laden përcaktohet si një lider në rritje brenda organizatës së Al-Kaedës ndërsa thuhet se ai që nga viti 2015 bën video që nxisin militantët e organizatës që të sulmojnë bazat e SHBA-ve dhe se po përpiqet të hakmerret për babain e tij Osama bin Laden, i vrarë në vitin 2011.

Sipas deklaratës Hamza bin Laden u përfshi në vitin 2017 në statusin e terroristit global të përcaktuar veçanërisht dhe për këtë arsye i janë konfiskuar të gjitha asetet në SHBA.

“Programi i shpërblimit për drejtësi i Departamentit Amerikan të Shtetit ofron 1 milion dollarë për informacionin e identitetit ose vendndodhjes që do të çojë tek Hamza bin Laden, lideri kyç i Al-Kaedës”, thuhet në deklaratë.

1 komente në “SHBA ofron 1 milion dollarë shpërblim për informacione rreth djalit të Osama Bin Laden”

  1. Spidega says:

    Bobo,do shtojë pasurinë i biri i derrishës,???!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje