Sërish probleme me avionin qeveritar gjerman

1 Mars 2019, 11:13Bota TEMA

Shefi i diplomacisë gjermane, Heiko Maas u bllokua në Mali për shkak të një defekti në avionin e tij, një tjetër incident që i shtohet listës së zezë që po godet flotën qeveritare gjermane.

Maas kishte planifikuar të kthehej dje nga një vizitë disa ditore në Afrikën Perëndimore, ku zhvilloi takime me autoritetet e Sierra Leones, Burkina Fasos dhe në Malit.

‘’Avioni qeveritar që e transportonte u bë objekt i një avarie teknike dhe ministri u detyrua të zgjasë qëndrimin e tij në Bamako’’, njoftoi një zëdhënëse.

Ai pritet të rikthehet sot në Berlin.

Kjo avari i shtohet një liste të gjatë të problemeve teknike që trazojnë prej disa muajsh fluturimet e autoriteteve të qeverisë gjermane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje