Zv.kryeministri i Italisë është pro shtëpive publike, që nga periudha e Luftës së Dytë Botërore njihen edhe si “shtëpitë e mbyllura”.
“Kam qenë dhe vijoj të jem pro rihapjes së shtëpive të mbyllura.
Nuk e kemi në kontratën e qeverisjes, sepse Lëvizja 5 Yjet nuk mendon si ne, por unë besoj se duhet t’ia heqim mafias dhe rrugëve këtë lloj biznesi, duke e parë edhe në aspektin shëndetësor”, është shprehur Salvini sot në Monfalcone.
Megjithatë, Salvini u përpoq t’i bëjë një rregullim deklaratës. “Të mos u shtojmë të tjera problemeve që kemi. Të mbyllim njëherë ato që janë hapur, pastaj të rihapim shtëpitë e hapura”, tha ai duke qeshur.