BE ngre alarmin: Kujdes nga sulmet kibernetike gjatë zgjedhjeve europiane

1 Mars 2019, 13:42Bota TEMA

Vendet BE-së të marrin masat e duhura për sa i përket  sigurisë kibernetike dhe dezinformimit gjatë zgjedhjeve europiane të 26 majit, paralajmëroi ENISA, Agjencia e BE-së për Sigurinë Kibernetike.

Në një dokument, Agjencia thekson, në veçanti, disa rekomandime sipas të cilave shtetet anëtare duhet të tregojnë kujdes për të përmirësuar sigurinë e informacionit.

ENISA fton shtetet anëtare të BE-së të “zbatojnë një teknologji që identifikon modelet e pazakonshme të trafikut që mund të lidhet me përhapjen e keqinformimit ose kibernetike sulmeve në procesin zgjedhor”.

Ajo thekson se “duhet të futet një detyrim ligjor për të zbatuar një nivel të lartë të sigurisë në sistemet e tyre, proceset dhe infrastrukturën.”

“Është e domosdoshme që të gjithë aktorët, përfshirë partitë politike, të punojnë për të adresuar në mënyrë adekuate skenarët e kërcënimeve kibernetike dhe sulmeve,” thekson Udo Helmbrecht, drejtor ekzekutiv i ENISA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje