Trump flet me superlativa për Kim Jong-un, por kritikohet nga familja e studentit që u torturua nga regjimi komunist

1 Mars 2019, 17:19Bota TEMA

Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka falënderuar përsëri Kim Jong-un, duke mbrojtur bisedimet e tij dypalëshe me udhëheqësin e Koresë së Veriut.

Trump tha për Fox News, një avokat i zëshëm i presidentit që Kim ishte “i mprehtë” dhe “një lider i vërtetë”.

Disa njerëz thonë se nuk duhet ta pëlqej“, tha ai. “Po pse nuk duhet ta pëlqej?”

Takimi i dytë i Trump këtë javë në Vietnam me Kim përfundoi pa marrëveshje.

Presidenti tha gjatë intervistës së transmetuar vonë të enjten se kreu komunist i Koresë së Veriut, “është një personazh, është një personalitet i vërtetë. Ai është shumë i zgjuar”.

Trump është nën kritika para se të lavdërojë udhëheqësin e Koresë së Veriut.

Të enjten, republikanët dhe demokratët e kritikuan Trump për mbrojtjen e tij ndaj Kim për vdekjen e studentit amerikan Otto Warmbier, pas torturave në burgjet e Koresë së Veriut.

Nga ana tjetër familja e studentit reagoi me anë të një deklarate të shkurtër të premten duke dënuar lavdërimin për udhëheqësin e Koresë së Veriut, por nuk përmendi emrin e presidentit Trump.

“Ne kemi qenë të respektueshëm gjatë këtij procesi. Tani duhet të flasim,” shkroi Fred dhe Cindy Warmbier.

“Kim dhe regjimi i tij i keq janë përgjegjës për mizorinë dhe çnjerëzimin e paimagjinueshëm. Nuk mund të kuptoj asnjë justifikim apo lavdërim”, vazhdon më tej deklarata.

Warmbier, një student i Universitetit të Virxhinias, u burgos në Pyongyang në dhjetor të vitit 2015 gjatë një turneu të organizuar, i akuzuar për vjedhjen e një posteri të hotelit.

Autoritetet e Pyongyangit i kthyen 22-vjeçarin në SHBA në një gjendje kome në qershor 2017, dhe ai vdiq disa ditë më vonë në qytetin e tij të lindjes të Cincinnati, Ohajo.

Trump gjithashtu i tha Fox News se donte që Koreja e Veriut të denuklearizohej tërësisht, por Kim dëshironte vetëm zona të caktuara, gjë që ishte e kuptueshme.

Unë nuk dua të heq dorë nga sanksionet, nëse nuk kemi një program të vërtetë dhe ata nuk janë të gatshëm për këtë dhe e kuptoj këtë plotësisht, me të vërtetë, dua të them se ata kanë kaluar shumë kohë duke e ndërtuar atë“, tha Trump.

Për shefin e Shtëpisë së Bardhë nuk është hera e parë që i del në mbrojtje liderëve që akuzohen nga vendi i tij. Tramp pas takimit me presidentin rus Vladimir Putin në Helsinki në korrik 2018, ai tha se besonte se Rusia u përpoq të ndërhynte në zgjedhjet e vitit 2016, pavarësisht se zyrtarët e inteligjencës amerikane dolën në përfundim ndryshe.

Dhjetorin e kaluar, Trump mbrojti princin e kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, pavarësisht bindjes së zyrtarëve të CIA-s se ai urdhëroi vrasjen e tmerrshme të gazetarit amerikan Jamal Khashoggi. (TemA TV)

3 komente në “Trump flet me superlativa për Kim Jong-un, por kritikohet nga familja e studentit që u torturua nga regjimi komunist”

  1. USA Today says:

    Shkurt Trump morri te gjatin nga Kim i shkurter

    1. Maelga says:

      Si heren e pare !

  2. jon says:

    Asnje smerr vesh se cfare ndodh me politiken e USA. Eshte me te vertete mafijoze dhe mbahet gjalle me manipulime, kercenime dhe genjeshtera. Genjeshtera eshte se eshte pikerisht USA dhe Trump qe se do marreveshjen me Korene e V dhe jo e kunderta. Kercenimet te gjithe i dime dhe seshte e veshtire te permendet. Kush shtet seshte kercenuar nga USA?. Manipulimi? Edhe ketu marrim nje tjeter lajm. Spiuni cifut Otto u kap me te drejte nga Koreja pavaresisht nga propaganda. Si vdiq eshte ceshtje e komplikuar por cfare eshte fakte eshte, se famija e Otto ne nje kanguru gjyq ne USA e akuzon Korene per nje demeshperblim 501 miljon dollare. Vetem nga ky fakt cdo njeri e kupton se kush eshte perendia e cifuteve. Por ky fakt permendet ketu qe ne te ardhme te behet e pamundur marreveshja midis USA dhe Korese, sepse jo vetem problemet e shumta politike por nqs se ekziston nje mundesi e nje marreveshje, famija cifute do ngrihet te kerkoje shumen astronomike te 501 miljon dollareve. Kejo eshte arsyeja qe ky emere permendet ketu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje