Sjellja e keqe, Kina ndalon 23 milionë qytetarë të blejnë bileta

1 Mars 2019, 20:30Bota TEMA

Kina bllokoi 23 milionë udhëtarë “të diskredituar” nga blerja e biletave të aeroplanëve ose trenave vitin e kaluar si pjesë e sistemit të diskutueshëm “të kreditimit social” të vendit që synonte përmirësimin e sjelljes së qytetarëve.

Sipas të dhënave të Qendrës Informative për Nder Publik, 17.5 milionë njerëzve u është ndaluar blerja e biletave të aeroplanit, ndërsa 5.5 milionë njerëzve u është ndaluar blerja e biletave të trenit të shpejtë për shkak të shkeljeve që dëmtojnë nderin shoqëror.

Ky sistem ka për qëllim që t’i luftojë sjelljet e këqija përmes ndëshkimeve dhe t’i nxisë sjelljet e mira përmes shpërblimeve. Në mesin e shkeljeve përfshihet mospagimi i taksave individuale dhe gjobave, shpërndarja e lajmeve të rreme, pirja e duhanit në tren, përdorimi i biletave të rreme dhe shëtitja e qenit pa litar.

Institucionet lokale i kanë testuar disa aspekte të këtij sistemi, me të cilin parashihet caktimi i rezultateve për secilin qytetar. Sidoqoftë, analistët kanë thënë se autoritetet në Kinë po e përdorin teknologjinë për ta ndërtuar sistemin e mbikëqyrjes së masës si në romanin e njohur të shkrimtarit anglez, George Orwell, “1984”, shkruan “The Guardian”.

Sipas raportit, ndëshkime të tjera për individët përfshijnë ndalimin e blerjes së sigurimeve, pasurive të paluajtshme ose produkteve të investimit. Kompanitë në listën e zezë janë të ndaluar nga oferta për projekte ose lëshimin e obligacioneve të korporatave.

Raporti tha se autoritetet mblodhën më shumë se 14 milion pika të të dhënave të “sjelljes së pa besueshme” vitin e kaluar, duke përfshirë mashtrimet, kreditë e papaguara, reklamat e rreme dhe zënë vende të rezervuara në tren.

Një video e një pasagjeri trenor i cili refuzoi të heqë dorë nga një vend që një tjetër pasagjer kishte rezervuar shkoi viral vitin e kaluar, duke shkaktuar një debat mbi atë nëse sistemi aktual i ndalimit të udhëtarëve të tillë ishte mjaft i ashpër.

Zyrtarët besojnë se sistemi po punon. Raporti tha se 3.5 milion njerëz ose kompani paguan taksat ose borxhet që i detyroheshin për shkak të sistemit të kredive shoqërore.(TemA TV)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje