Vrasja në Bllok, Ervin Mata do hetohet i lirë

4 Mars 2019, 09:21Kronika TEMA

Gjykata cakton masën e sigurisë detyrim me paraqitje për Ervin Matën.

I shpallur në kërkim për vrasjen e ndodhur në një lokal në zonën e Bllokut, në Tiranë, i fejuari i Elvana Gjatës u vetëdorëzua mbrëmjen e së premtes 1 mars 2019.

Prokuroria kërkoi “arrest me burg”. Vetë Mata nuk ka qenë i pranishëm në seancën e rivlerësimit të masës së sigurisë.

Mbi 31-vjeçarin rëndon akuzua e vrasjes në rrethana të cilësuara të mbetura në tentative të kryer në bashkëpunim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake.

Por burimet thonë se në dëshminë e dhënë në polici ai ka mohuar të ketë qenë ai që ka qëlluar.

Mata me grupin e tij u përplasën me armë në Bllok me Ervis Martinaj dhe grupin e tij, katër muaj më parë.

Nga shkëmbimi i zjarrit humbi jetën Fabjol Gaxha.

4 komente në “Vrasja në Bllok, Ervin Mata do hetohet i lirë”

  1. ¿ says:

    Të dënohet 16 vjet dhe 10 muaj burg.

  2. Zambi says:

    Normal, nuk eshte se ky nuk ka paguar dritat se nuk ka te ardhura, nuk eshte se shet me tezge ne rruge, nuk ka parkuar keq. Ky ka vrare, eshte marre me droge e gjera te tjera te fisme.
    A lihet ne burg nje njeri kaq i vlefshem per shoqerine?!

  3. Doni says:

    Hajde e paska gjykata nje dore te mire lekesh duke e nxjerre kete ne gjendje te lire nderkohe qe mban ne burg viktimat

  4. Al paci says:

    Epo e thoni qe e kishte rregulluare qe do dilte i lire dhe nga ajo u dorzua. Se na kishte len dhe tregetin ne mese. Dhe gjynahe dhe Elvana gjata mos te kerkonte sponsur tjeter, se ky kok mishi nuk i kursehej per azgje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje