Braçe mbërrin në këmbë në Kuvend: Zgjedhje duan?! Patjetër, zgjedhje vendore jo të parakohëshme

5 Mars 2019, 09:44Politika TEMA

Ka mberritur ne Kuvend në këmbë dhe jo me makinë, Erion Braçe, zv.kryeministri i Shqiperise.

Në një prononcim për News 24, Braç tha se nuk ka asnjë mundësi për pranim të kërkesave të PD, për qeveri tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme.

Unë besoj se do jemi përfituesit kryesore edhe nga dialogu, sepse ne kemi qenë viktimat më të rëndësishme të shitblerjes së votës, të paktën në Fier dhe në Elbasan.

Zgjedhjet që po konteston opozita u bënë me një qeveri që ishte përgjysmë, tani kur e dogjën edhe këtë mundësi që ne u dhamë, tani për çfarë të flasim?!

Ne nuk heqim dorë nga demokracia dhe kushtetuta… të gjitha garancitë që opozita kërkon ti shkruaj vetë në një letër të bardhë jemi gati ti pranojmë në raport me ato që janë kushtetuese.

Zgjedhje? Patjetër, mbi bazat e atyre që kërkojnë… zgjedhjet vendore jo të parakohshme”, u shpreh Braçe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje