Përplasja mes Saimir Tahirit dhe gazetarit: Je një kokërr idioti, ja e vërteta. Reagimi: Çfarë të nervozoi

5 Mars 2019, 08:36Politika TEMA

Saimir Tahiri është përplasur ashpër mbrëmjen e djeshme me gazetarin Basir Çollaku, i cili nga studio po fliste për detaje nga dosja e Prokurorisë për ish-ministrin.

Në një ndërhyrje me telefon me emisionin ‘Opinion’, Tahiri ka thënë se ka udhëtuar me familjen jashtë vendit do to ta bënte sërish në vazhdim.

Teksa ish-ministri fliste ka ndërhyrë gazetari Çollaku, duke bërë që Tahiri ti kthehej atij.

Në një moment kur debati mes të dyve arriti kulmin, Blendi Fevziu u detyrua ti mbyllte telefonin ish-ministrit.

Debati:

Tahiri: Kam udhëtuar me familjen time me skaf dhe do udhëtoj sa të më doj qejfi

Unë di cfare kam bërë vet, nuk di cfarë ka bërë policia. Kam udhëtuar kur kam pasur mundësi në cdo cep të Shqipërisë

Basiri është një kokërr idioti

Fevziu: Kjo nuk është etike

Tahiri: Një kokër idioti. Ai e ka pak një kokërr idioti. Ku ka etikë këtu. Ai gënjen publikisht. Le ti nxjerri letrat. TI je një kokërr idioti.

Collaku: Të përmirësojë edhe leksikun, 200 mijë hektarë drogë në Shqipëri

Të vinte këtu përballë, është nervozuar nga dosja. Kjo nuk është gjuhë ministri

Tahiri: I kanë dhënë faqet gabim atij Fevzi

Çollaku: Nuk mund të flasi këshgty një ministër

(Saimit Tahiri dhe Fevziu i kërkojnë Çollakut të nxjerr dokumentat)

Fevziu: Faqe nga aeroporiti i Firmicinos.

Tahiri: E ka hetuar prokurora italiane këtë punë, i ka hetuar hyrje daljet e mia, dyqanet ku kam shkuar

Jo po 8 letra porosi nga Mali i Zi, kto janë të gjitha gënjeshtra.

Tahiri: Nuk e njoh fare unë, ore t’i thuash idiot nuk është fyerje.

Collaku: I pandehur për trafikant për trafik droge,  zgërdhihet aty në telefon

Ka 8 letër porosi nga Mali i Zi

Tahiri: Foli atij injorantit… Prokuroria e ka cuar në gjykim cështjen

Fevziu: Ore do të mbyll telefonin, hera e fundit

Fevziu: Mbyllja, mbyllja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje