Zoti Sali Berisha,
Unë që po ju drejtohem juve, jam Erich Fromm, filozof, psikolog social dhe psiko-analist.
Pavarësisht se më njihni apo jo, unë duke ndjekur veprimtarinë tënde afërsisht 30 vjeçare në politikën shqiptare gjatë tranzicionit, për çudinë time-sjellje, qëndrime dhe veprime tuajat si dhe disa tipare karakterologjike të personalitetit tuaj, vërtetojnë tezat e mia të parashtruara në studimin tim me temë: “Anatomia e destruktivitetit njerëzor”.
Rezultatet e këtij studimi janë mbështetur në vëzhgimet e mia për njërën prej figurave më destruktive të shekullit të XX, siç është ajo e Hitlerit, në këndvështrimin psiko-analitik të personalitetit të tij
Përfundimet e arritura nga ky studim më treguan se persona të tillë si Hitleri dalin në kushte të përgjithshme krize social-ekonomike e politike, kur një grup apo një masë e tërë njerëzish përfshihen nga gjithfarë ndjenjash shqetësimi, agresiviteti e urrejtjeje, atëherë në krye të tyre ata nxjerrin personat që këto ndjenja i kanë të shprehura më qartë.
Dhe tek Hitleri mund të konstatohet jo vetëm një bartës i destruktivitetit që buronte nga qenia e vet, por edhe atë destruktivitet që buronte nga urrejtja dhe agresiviteti i asaj mase njerëzish që i shkojnë pas liderit të tyre. Ne nuk e dimë se pse njeriu i prirë për shkatërrim duhet të jetë vetë djalli, por jemi të bindur se ai nuk mund të ketë kurrfarë dinjiteti dhe se vula e Kainit që ndodhet në të duhet për këdo të jetë e dukshme dhe e dallueshme.
Kjo më krijoi mundësinë të përcaktoj nekrofiline si shfaqja më direkte e destruktivitetit irracional të shkatërrimit në emër të shkatërrimit, si një tipar i rrënjosur në natyrën e njeriut, si një shprehje e programit instiktiv të sjelljes së tij. Nekrofili mendon dhe vepron në emër e në funksion të pasionit të tij për shkatërrim e shfarosje. Natyra të tilla diabolike ekzistojnë, megjithëse shumë të rralla.
Njerëz të tillë duke përfituar pushtet dhe influencë paraqesin kërcënim real për shoqërinë, sepse, ata zotërojnë prirje kaq të fuqishme shkatërrimtare, të atilla siç i kishte Hitleri, që vala e protestave masive, e pasioneve instiktive dhe e thirrjeve destruktive për dhunë mund të marrin përmasa të përbindshme e tepër të rrezikshme për çdo vend.
Në studimin tim kam dashur të pasqyrojë gabimin e përhapur, i cili s’na lejon të dallojmë në mjedisin tonë Fyreret e mundshëm qysh se ata të na tregojnë fytyrën e tyre të vërtetë.
Sigurisht-jo çfarëdo personi destruktiv mund të bëhet Hitler, në qoftë se ai nuk i ka dhuntitë përkatëse. Por ai mund të bëhet një SS-efikas. Nga ana tjetër, Hitleri nuk ishte gjeni dhe aftësitë e tij nuk ishin të mbinatyrshme. Në të vërtetë unikale ishte situata social – politike, në të cilën ai mundi të ngrihet gjer në lartësi të tilla. Nuk mund të përjashtohet, që midis nesh jetojnë qindra fyhrere potencialë, të cilët do të mund të vijnë në pushtet, në qoftë se do të bjerë ora e tyre historike-Në Shqipëri, ora historike të ra ty Sali.
Nuk do t’ia vlente të merresha me ty Sali, se mendova që pas dorëheqjes do të shijoje pensionin me familjen, fëmijët, nipërit, mbesat, ashtu siç bëjnë në këto raste shumica e politikanëve në botën e qytetëruar. Por sjelljet, qëndrimet dhe veprimet e tua më detyruan të merrem me një figurë groteske si ty, jo për të të zbuluar fytyrën tënde të vërtetë, se atë tashmë e di çdo shqiptar, madje edhe të tutë, por më tepër për të bërë spektralizimin e profilit tënd në optikën psikoanalitike. Sepse qenia jote ende influente në politikë, përbën një kërcënim real për shoqërinë.
Ti Sali, u shfaqe papritur nga “Hiri i Zhuritur” i Diktaturës si “Feniks” i Demokracisë dhe herë pas here ja bef si CRISPINUSI”- (një njeri destruktiv, i neveritshëm e i mërzitshëm dhe që nuk durohet ta dëgjosh më) dhe bëhesh protagonist kobëzi.
Me një përvojë shumëvjeçare në politikë, ti Sali-“arkitekt” konfliktesh të egra, armik i miqve të tu më të mirë, i frikshëm për të afërmit, shpërfillës i ligjeve, me përjashtim të atyre që bëjnë dëm, i shqetësuar edhe nga era më e lehtë, armiqësor dhe agresiv ndaj fjalëve dhe punëve të mira, gjithmonë i gatshëm të godasësh e të veprosh vetëm me dhunë deri në vrasje e shkatërrime, “skenarist” dhe “regjisor” intrigash e improvizimesh ngjarjesh e situatash irreale, inspirues i turmave vulgare për të “marshuar” drejt marrjes së pushtetit me dhunë, si Lenini. Lenini, Sali kërkonte vetëm “një tribunë” për të bërë revolucion, po ju z.Sali….që keni në dispozicion jo një por dhjetëra tribuna e studio televizive me moderatorë të “dashuruar” pas teje, midis të cilëve spikat “Open” i Miss Enit dhe “Opinion” i Mr. Fevziut, që nuk të “harrojnë” të të thërrasin çdo muaj, juve pra, me gjithë këtë “artileri të rëndë mediatike”, e merrni me mend se çfarë keni bërë dhe çfarë mund të bëni dhe realisht po bëni?
Dhe në fakt ja keni bërë Shqipërisë dhe shqiptarëve atë mynxyrë, që “Fuçiku” shqiptar, poeti Arben Duka, aq bukur e ka hedhur në vargje atë që “/nuk ia ka bërë asnjë armik /ndaj në çdo fletë të historisë /ti je Mallkimi më Biblik”.
Mallkimi më Biblik
E shohim të domosdoshme të bëjmë një përmbledhje të shkurtër, me prova dhe fakte, që tregojnë destruktivitetin dhe agresivitetin si edhe dhunën e ushtruar nga ty dhe të tutë, ndaj pronës private dhe publike, grupeve të caktuara sociale dhe kundër kujtdo që nuk është dakord me mendimet e veprimet e tua dhe të atij sekti partiak, i kamufluar si parti politike. Të gjithë janë dëshmitarë të shkatërrimit të pyjeve, fabrikave, uzinave, çerdheve, kopshteve, shkollave, qendrave shëndetësore e kulturore, spitaleve, kinemave e teatrove, e çdo gjëje tjetër që lidhej me jetën sociale e ekonomike të njerëzve. E i gjithë ky shkatërrim u justifikua në emër të anti-komunizmit, duke e gënjyer dhe mashtruar popullin me “Çekun e Bardhë”, vaporët amerikanë, të ngarkuar plot e përplot me mall e dollarë për popullin shqiptar”. Po çfarë fitoi në të vërtetë populli?
“Terapinë e Shokut” dhe anarkinë totale deri në marrëzi, kudo në institucionet shtetërore e publike duke i katandisur në atë gjendje siç janë sot, të shkatërruara e të korruptuara.
Kreshendoja e veprimeve të tua shkatërrimtare, destruktive dhe të dhunshme, filloi me 2 prillin e ’91, i ngjashëm me atë të djegies së Raishtagut gjerman, përndjekja e diskriminimi i ish-komunistëve me ligjin e famshëm 24/1, identik me nenin 55, urrejtja dhe masakrimi i socialistëve më 28 maj’ 96, i ngjashëm me atë të çifutëve të inspiruar nga Hitleri, veshja me të zeza e 3000 nënave shqiptare nga absurdi i piramidave i bekuar prej teje dhe urdhri për bombardimin e Jugut më ’97, kryengritja e armatosur më 14 shtator të ’98, së bashku me skandalin e xhenazes së A. Hajdarit të harruar në mes të sheshit, nga padurimi për të rrëzuar qeverinë.
Gërdeci me 26 të vrarë e qindra të plagosur e dhjetëra shtëpi e biznese të shkatërruara e tokë të minuar, vetëm e vetëm që Familja të fitonte disa miliona dollarë më tepër, e inspiruar nga ty, z.Sali, që bëtë të paditurin dhe e zbatuar nga Fatmir Gërdeci dhe larot e tij por të pandëshkuar e të shpëtuar nga drejtësia tënde politiko-plepiste.
21 janari 2011 me 4 baballarë të vrarë në mes të ditës dhe në mes të bulevardit dhe qindra të plagosur të tjerë, që nuk u ndëshkuat asnjëherë se i zhduke të gjitha provat, pa zënë në gojë dhjetëra vrasje e zhdukje njerëzish, kundërshtarë apo dëshmitarë të veprimeve të tua destruktive dhe nekrofilike, të tillë si R. Hoxha, K. Trebicka, A. Hajdarit, S. Olldashit e dhjetëra të tjerë, ku dyshimet bien mbi ty. Gjithmonë i akuzuar nga ish-njerëzit e tu të afërt.
Njerëzit për ty Sali vlejnë për aq kohë sa të shërbejnë me përulësi dhe verbërisht. Në rast të kundërt, të gjithë e dinë ku përfundojnë.
Një shprehje tjetër e veprimeve destruktive të tua Sali, është edhe burgosja e ish liderit të opozitës F. Nano apo kërcënimi i Edi Rames që në rast përsëritje revoltash jo vetëm që do të ishit i pari që do ta vrisnit, por me kënaqësi prej nekrofili, deklarove se do t’i bëje edhe një varrim madhështor !
Nuk janë vetëm socialistët dhe të gjithë ata që nuk janë dakord me veprimet e tua Sali, të vetmit, mbi të cilët ke drejtuar pasionin tënd destruktiv, por nuk do të mekatonim kundër së vërtetës, nëse do të thoshim se ti njëkohësisht urren edhe Shqipërinë edhe shqiptarët.
Ti Sali i urren të gjithë. Përpos Familjes tënde. Ti urren vetë jetën!
Se nuk ka si shpjegohet gjithë kjo gjëmë biblike, që i ke bërë Shqipërisë, gjatë qeverisjeve të tua. Gjëmë, që nuk ka ndodhur në asnjë vend tjetër të vendeve ish komuniste. Edhe ky fakt tregon shumë për rolin tënd destruktiv e nekrofilik Sali.
Unikale në llojin e vet, e pakrahasueshme me asnjë tjetër lider të të gjitha vendeve ish komuniste në këto 30 vite.I ngjashëm vetëm me liderët e shteteve të Amerikës Latine.
Disa tipare karakterologjike
Që profili yt destruktiv, agresiv dhe i dhunshëm të dalë në pah po rendisim disa tipare karakterologjike të sjelljes, qëndrimeve dhe veprimeve të tua Sali.
Asgjë tjetër nuk të ngjall neveri se, sa pamja e egër dhe e dhunshme e fytyrës tënde Sali.
E zbehtë kur të ikën gjaku (kujto pamjet televizive të fytyrës tënde pas Gërdecit apo atë të 21 janarit me Ndrea Prendin etj.).
E skuqur dhe e përgjakur kur vërshon hakmarrja: venat të fryhen, sytë herë i zgurdullon e herë i shqyen, gjoksi të tundet nga një frymëmarrje gulçuese, britmat e tërbimit ta fryjnë qafën, pastaj gjymtyrët të dridhen, duart të tunden me forcë, i gjithë trupi të lëkundet nga përpëlitjet.
Shtoji këtyre dhëmbët që të kërcasin e kërkojnë të kapërdijnë gjahun në një skërmitje të ngjashme me atë të një derri të egër, fjalët e pa qarta, që ndërpriten nga klithma, buzët që herë dridhen e herë shtrëngohen.
Po! Edhe kafshët e egra e të uritura, kanë një fytyrë më pak të neveritshme. A nuk do të doje ti që t’u tregoje shqiptarëve shëmtinë dhe egërsinë e zemërimit tënd, se çfarë “monstrumi” është njeriu i tërbuar nga inati kundër të ngjashmeve të vet?
-Fjalët e tua janë edhe më të hidhura e më të tmerrshme kur “fyen, shpif, dhe kërcënon qindra gra shqiptare, që merr nëpër gojë e akuzon neveritshëm nënat, motrat e vajzat e kundërshtarëve të tu, pa marrë parasysh se edhe vetë ke grua, vajzë e mbesa. Populli thotë se po e bëre shurrën në det, kripën do ta hash në gjellë.
-Tërbimi të kap kur përgojohet Familja tënde, vajza, djali, mbesat etj., një tërbim i egër, gjakatar, i zbehur, i mbështjellë me errësirë, i neveritur nga të gjithë, përpos atyre, besnikëve që janë gati të vdesin me vdekjen tënde. I gatshëm për ta kthyer përmbys gjithçka: detin, tokën, qiellin, a thua nuk ka mjet tjetër për të mbrojtur veten dhe familjen.
-Demagogjia është një tipar tjetër karakterologjik i sjelljes tënde destruktive. Po t’i analizosh me vëmendje fjalimet e tua, do të konstatosh se ato nuk janë të ngarkuara me hollësi gjykimesh intelektuale apo morale. Ato janë vepra të një fjalori të rrugës, por jo të një njeriu të edukuar, të fisnikëruar, humanist e qytetar.
Ti grumbullon e stis fakte, që vërtetojnë tezat e tua, i plazmon ato njëra me tjetrën me hamendje dhe nxjerr tekstin plotësisht bindës, sidomos për kundërshtarët e tu politikë. Ndërkaq për njerëzit e tu që nuk priren nga arsyeja, por nga emocionet dhe instinktet, ti zotëri, me mjeshtëri ua injekton urrejtjen dhe hakmarrjen deri në atë shkallë, sa që ata janë gati të vdesin e te vriten për ty.
-Zemërimi në sjelljet, qëndrimet, veprimet dhe fjalimet e tua është i vërtetë, jo i shtirur, sepse atë e ushqen urrejtja për çdo gjë të arritur, të suksesshme të kundërshtarit.
Falë pandëshkueshmërisë tënde nga pasardhësit e “fronit” tënd duke filluar nga Nano, Meta, Majko, më i spikaturi Fino, që ndaloi ekstradimin tënd nga Shqipëria (që do të ishte shpëtimi i Shqipërisë) dhe së fundi Edi Rama që premtoi se do ta bënte, ti “fitove” statusin e të “paprekshmit” dhe si i tillë, i përkëdhelur nga media “filoberishiane” dhe nga moderatorët lajkatare, ty t’u krijuan të gjitha mundësitë për të shfaqur protagonizmin tënd, protagonizëm që sjell o dobi o shëmti. Ti vetëm shëmti prodhon nga çdo tribunë, studio apo konferencë shtypi. Kamerat dhe mikrofonat, studiot dhe tribunat të tjetërsojnë. Dhe mbi të gjitha ti kënaqesh me ato që thua, kënaqesh me tingujt e zërit tënd dhe shpesh bie në gjendje ekstaze.
Një siguri e tillë në idetë dhe konstruksionet destruktive mendore si dhe dashuria e madhe për veten, nuk është gjë tjetër veçse shfaqje e “narcizmit malinj”.
Ti nuk largohesh nga politika se e ndjen që do të të harrojnë shpejt. Ti e ke kuptuar më mirë se kushdo, se pushteti është i vetmi instrument që i tërheq njerëzit drejt liderit, prandaj dhe dashuria tënde me politikën dhe pushtetin është e pakufishme.
-Aktrimi është një karakteristikë tjetër e sjelljes tënde destruktive. Mënyra e komunikimit tënd tjetër me të tutë, tjetër me kundërshtarët politikë, tjetër me ambasadorët, tjetër me parlamentarët evropiane e tjetër me kongresmenët amerikanë. E kështu i mashtron dhe i hipnotizon të gjithë, deri në atë shkallë sa që kur vret njerëz të quajnë “burrë shteti”.
Pavarësisht se je një deputet i thjeshtë, përsëri të puthin dorën dhe të luten se e dinë se çfarë pasioni ke për destabilizimin dhe destruktivitetin e vendit me thirrjet e tua për armatosje e revolucion për të përmbysur Edi Ramën. Gjithmonë fantazon vrasje, djegie, shkatërrim…… Kënaqësi narciziste.
-Të gjithë i do nën këmbë: të tutë, mazhorancën, ambasadorët, kongresmenët, europarlamentarët dhe rreth teje turma e servileve dhe lakejve që të pëshpërisin në vesh: “Si guxon ai apo ajo të ta kthejë ty përgjigjen? Ky të të ulë ty para të tjerëve, ti që ke sjellë demokracinë, ti që ke sakrifikuar për këtë popull? Lajka si këto, që edhe mendjet më të ndritura e më të arsyeshme, u bëjnë ballë me vështirësi.
E në këto momente ti shpërthen, zemërohesh, ulërin, bërtet. Këto shpërthime inati, luajnë rol të madh në formimin e figurës tënde klishevenese, sidomos për të huajt-si një zjarrvënës e shkatërrues, që nuk e zotëron dot veten dhe që mund të bësh çdo çmenduri, siç edhe ke bërë.
Shumë të huaj janë të gatshëm të mos të t’i vënë re këto “deformime” të karakterit tënd. Disa, të edukuar me traditat e ndershmërisë intelektuale, thjesht nuk mund të pranojnë mendimin, se njeriu që qëndron përballë, i mashtron. Disa të tjerë për hir të miqësisë e disa të tjerë…., e po fundja njerëz janë edhe ata.!
Si një aktor i vërtetë, me këtë rol ti fsheh hipokrizinë tënde. Hipokrizia jote lidhet me origjinën e lindjes dhe kushtet në të cilat je rritur. Duke i përkitur një shtrese të ulët ekonomike e kulturore, ambicioz e egoist, ti e ke ndjerë këtë dhe ke synuar me marifete të ndryshme përfshirjen tënde me çdo kusht në shtresat më të larta dhe të sigurta të shoqërisë komuniste. Prandaj u bëre edhe anëtar partie, iu vardise edhe fëmijëve të Enverit, Hysniut e të afërmve të tyre. Pastaj pas vdekjes së udhëheqësit, iu vardise Simonit, Ramizit etj. Admirimi që shkaktonte kjo shtresë tek ti, dhe prania tënde në këtë shtresë të jepte mundësinë për t’u hakmarrë ndaj atyre, të cilët nuk të kanë përfillur më parë.
Një njeri pa pikë mëshire dhe keqardhje, vullkan që vlon nga nxitjet arkaiko -primitive, duke dalë jashtë vetes tënde përpiqeshe të tregoheshe besnik i partisë (kujto shoshoret e të tjerë), ti shfaqeshe si i mirë edukuar e familjar i rregullt, siç donte partia, aktivist në punë në lagje e kudo, një xhentëlmen i vërtetë.
Synimet e tua dhe aftësia jote me veprime të tilla, papritmas u bashkuan me realitetin social dhe politik të rënies së komunizmit dhe, në këtë kohë e në vazhdim, ti u tjetërsove.
Nga “komunist i devotshëm”, në një “agjent” të krahut reaksionar e revanshist me propagandë antikomuniste dhe nacionaliste, vetëm e vetëm që të bëheshe i besueshëm për padronët e rinj.
Këtu u shfaqe në rolin e kumarxhiut. Fillove të luaje bixhoz me jetën e shqiptarëve. Kur gjithçka u dogj, u shkatërrua, u rrënua, u plaçkit, u vra, u pre, zotëria jote nuk kishte arsye të veçantë për t’i ardhur keq për ato që i bëre dhe vazhdon ti bësh Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Sepse ti, bej efendëm, e more atë që kishe synuar gjithmonë:
-Pushtetin – me anë të të cilit mbolle kudo farën e urrejtjes dhe të shkatërrimit!
-Paranë – që së bashku me partinë- bandë, vodhe, vrave për të shkatërruar dhe pasuruar. Ti me të tutë fitove!
Ata, që me të vërtetë kanë humbur, janë qindra-mijërat e shqiptarëve, që u degdisen rrugëve të botës, që u droguan e prostituan, që u vranë e u burgosën, që u ndanë për së gjalli me njerëzit e dashur, e që vuajnë ende për bukën e gojës, kurse ti me familjen tënde jo vetëm që bën jetë përrallore në vilat e tua dhe të fëmijëve të tu, brenda e jashtë vendit, por….. edhe vazhdon të kërcënosh, të bërtasësh e ulërasësh për revolucion, për shkatërrime, për vrasje me snajpera, topa e raketa, sikur të jesh vetë Zeusi mbi Tokë. Përse? Për të mbuluar gjëmën e madhe që i ke shkaktuar këtij populli e këtij vendi.
Nuk më ngelet gjë tjetër, veçse ta përfundoj këtë letër me fjalët e Senekes :
“Ty, që shpirti të është bëre i pashërueshëm dhe jeta një varg krimesh.,
-Ty, që nuk kërkon arsyet që nuk i mungojnë njeriut të keq,
-Ty, që e keqja ta përligj çdo të keqe që bën,
-Ty qe ke gëlltitur aq shumë padrejtësi, sa ato kanë hedhur rrënjë në zorrët e barkut tënd dhe nuk mund të shkulen prej andej përpos bashkë me to,
-Ty, pra, që vuan prej kohësh nga kjo çmenduri që është fatkeqësia jote dhe e të tjerëve, njëkohësisht.
Ti, që po na çmend të gjithëve kur do të ndjesh pendesë? Ah, more fatkeq!
Që të mos pësosh fatin e merituar të Kserksit, i cili i mundur, i shpartalluar, duke parë kudo shkatërrimin e pasurisë së tij, mundi të shpëtonte vetë, duke u futur në mes të kufomave të ushtrisë së tij”.
Sali! Herët apo vonë të gjithë japin llogari për ato që bëjnë!
Atje tek lisi me vrimë.
Tutje në muranë,
Do kalojnë të gjithë,
Argatë e sovranë. (Dritëro Agolli).
Jorgo Mandili – Botuar në Dita
Nje shkrim I perkryer te lumte Z Erich. E ke zberthyer ne mynyre perfekte sali berishen( me germa te vogla)
Kete artikull te madh duhet ta lexojne jo vetem te gjithe shqipetaret,por te gjithe ambasadoret dhe e gjithe bota te mosojne se kushe eshte Sali Berisha,dhe krimet e tij.Denimi me burgim te perjetshem eshte pak,por djegia me acid klorhidrik per se gjalli.Te digjet i gjall ne mes te Tiranes.Turp per opoziten dhe ata qe ndjekin opoziten qe pranojne keto krime monstruoze te Sali Berishes.Po ç’frae bene prokuroria e gjykata? Pse nuk veprojne per kete kriminel?
Shkurt (per mos shkruar nje carcaf) shkaterroje gjithcka…. dhe ajo qe eshte me e shtrejte e nje Shteti USHTRINE… sa qe mbas viteve 93-94 Serbet nga nje ane…. dhe Greket nga ana tjeter futeshin ne territorin SHQIPTARE… pa asgje te keqe dmth dhe fqijet kuptuan gjithcka qe vendi yne po merrte flake ne cdo cep.. dhe ajo qe me vjen keq me shume keq per vendin tim shkaterroje Akademine e Avjacionit sa qe per Mig 21(12 cope) mbas 94 s’kishin pjese kembimi.. sa qe ndodhen 3-4 aksidente me vdekje e piloteve te gjore dhe aty nga vitet 99 fluturimet ne qellin tone perfunduar mbas 45-s vitesh dhe tani jemi 2019 qellin tone te dashur rrin i qete ne pritje qe dikush te ngrihet nga varri per te vene pak ordine
ne ket vend te shkaterruar nga dora e nje personi se quhet Sali Berisha.
Per mos me fole per shume e shume krime edhe kunder tropojaneve te tije..
Ky eshte Saliu qe do te nohin brezat e ardhshem ne historine e Shqiperise. Te lumte pena !
Kryeveper
hartim viti parte letersi.
Qenke lodh shumë! Nuk është se shkëlqen në inteligjencë kur e krahason me personalitete botërore edhe pse negative apo i bën psico analiza alla Fromm!
Sali Berisha është thjesht një rrot k…!
Shfaq të gjitha shpërthimet e një njeriu që e kanë abuzuar seksualisht në fëmijëri. Një njeri i pasigurt, i paqëndrueshëm, thellësisht injorant, shfaq ndonjë vlerë si hysmeqar si në komunizëm, vetëm kur karakteri i tij i paqëndrueshëm është nën kontrollin e dikujt, ndryshe gjithçka merr fytyrën dhe tiparet e karakterit të tij.
Momenti historik dhe kaosi që solli rënia e sistemit, nxorri në sipërfaqe llumin dhe ja dhuroi nga qielli pushtetin, njerëzve ordinerë si Berisha dhe jo vetëm.
Por nuk kemi pse kapemi me Sali Berishën!
Duhet të luftojmë barkun e injorancës dhe pabukësisë, që në shekuj pjell mostra të tilla kaq orjentale, tribale, ordinere, grykëse, katunare. Nëse nuk bëjmë këtë do të gjindemi edhe pas 100 vjetësh me ndonjë hajvan si haxhiqamili apo Sali Berisha që do hedhë Shqipërinë në humnerë dhe do të llahtarisë gjithë botën.
Luftë kombëtare injorancës, urisë dhe varfërisë!
…dhe paqe ne bote, se ne te shkretet nje kothere buke duam.
Ne mjaft nga komentet, kur eshte rasti, te gjithe shqiptaret e ndershem i kane thene keto, per kete vampir qe quhet Salih. Po kaq bukur te analizuara, te zberthyera, te evidentuara, te rreshtuara sipas kohes, nuk i kisha hasur me pare. Bravo e madhe. E jashtezakonshme.
Doni me per belulin?
UAUUUUUU?!
FANTASTIKE!
I KE THËNË TË GJITHA!
MË BUKUR , S’BËHET .!
VAFTË NË DJALL, KY KRYEDJALL SALI , QË VETËM FATKEQSI I KA SJELL VENDIT!
MALLKUAR SALI-HITLERI !
Po te ishte gjalle Fromm, qe rahmet i paste shpirti, do thonte qe “Edhe ne kohen time, te tille zogj gomeresh i conin tek veterineri, jo tek psikoanalisti”
Po Andrea Stefanin, kritikun me te forte te Sal Bishes, kush e çoi ne varr ne moshen me te re? Po Pjeter Arbnorin, po Sokol Olldashin, po Kosta Trebicken, po Gramoz Pashkon, po Azem Hajdarin??? Ai qe kercenon edhe sot ne drite te diellit per vrasje. I ka zhdukur se i kishin zene rrugen kesaj monstre djallezore.
Po Xhevat Hanen, prokurorin e Gerdecit, kush e çoi ne varr? Monstra, pas te cilit i shkojne akoma mbrapa ose mendjeshkurtrit ose te perlyerit si ai.
KENI HARRUAR ZHULALIN DHE GAZIDEDEN,,,,ME VDEKJE TE NGADALTE,POR TE SIGURT,,,METODAT E KGB. DHE UDB,,,,
Nuk kam cfare te theme se i kane thene te gjirhe komentuesit me lart. Eshte nje shkrim realiteti. Salin cjapi plak serb.Lirine serbe dhe femijet e nipetit e mbesat e tije ks per ti pare zoti shpejt apo vone. Nga nje kancer me liber shtepie ketij vulrhumburi dhe plakut matuf.
SALIU EDHE SOTE TE VRETE PA PIKE MESHIRE. PORE PROBLEMI I SALIUT ESHTE TEPER I MADHE .AI SOTE NUKE I BESONE ME ASKUJTE,
NE CDO LLOJI SKANDALI QE ZBULOHET ,ESHTE LIDHUR DIREKTE ME EMRIN E TIJE.MEQENESE ESHTE MESUAR QE TE BEJE VETEM PLANE PER VRASJE ERREMBIME NGA DUARTE E TJEREVE PERSONA .TANI PO HASET NE VESHTERSI TE MADHE. NUKE KA KUJTE TI BESOJE ME PLANET E TIJE.KY NJERI DERI NE FRYMEN E FUNDIT ,KERKON VETEM GJAKE.PORE ME DOREN E VETE NUKE E BONE SEPSE ESHTE FRIKACAKE ,DHE I PA BESE .PAMVARSISHTE SE FLETE SHUME PER KANUN.
I VETMI PERSON QE I KA MVBETUR PER TA SISTEMUAR MUNDET QE TE JETE EDHE LULZIMI . ME PRETEKSTIN SE SHKATRROI GJITHCKA NE PLANIN E TIJE DESTABILIZUES TE VENDIT.PORE FRIKA E MADHE SE ASKUSHE NUKE PO E NDIGJON E TMERRON ,DHE E BENE QE TE TERHIQET NGA PLANET DJALLZORE E FAMEKEQ . E VETMJA GJE QE MENDON NATE E DITE ESHTE SE PO TE NDALOJE VEPRIMTARINE POLITIKE .APO PROTESTASH PROKURORIA ME ZONJEN INA RAMA ,QE BERISHA E QUAJTI :LAVIRE E BULEVARDI : E MARRIN DIREKTE SI TE AKUZUAR NE TE GJITHA DREJTIMET.NGADALE _NGADALE PO VJENE EDHE DOSJA E AZEM HAJDARIT .PRANDAJ KA SHUME ARSYE PER TE MOSE QENE NORMAL NGA ANA PSIKOLOGJIKE.
Kisha lezuar shume artikuj kritik per kafshen e SHQIPERISE ku ja numurojne te gjitha bemat çnjerzore te ketij kafshe servile te ishkastes”komuniste”.por nje analize te tille kaq transparente nuk e kisha lexuar ndonjehere, bravo dhe shume faleminderit per shkrimin.
I erdhi Ngordhja ketij Agjenti Serb.Do ti laje te gjitha gjynahet.Po nis me Gjyqin e Izetit e pastaj me rradhe:Gerdeci,21 Janari ,Haklajt,Sokol Olldashi,Kosta Trebicka e te tjera e te tjera.
Të lumte !!!!!! Të gjithe po presim te shohim te shkaterruar kete kriminel !!!!!r kaq shume lutje nga te gjithe!!!! Po i afron dita.
Masterpiece!!!!!
Po vellaun tim Remzi Hoxhen , akoma lutemi qe eshtrat ti gjejme deri sa zbatuesi i zhdukjes Ilir Kumbaro i denuar me 15 vite ne mungese e qe strehoet ne Londer me gjithe familjen , ai paguhet me leket e Sali Berishes qe te mos tregoj sepse sot nuk do te ishte gjalle.
Qysh nga shkrimet e para te viteve 90, me ardhjen e pluralizmit, ala nuk kisha lexua nje shkrim kaq te sakte, nje “radiografi” per shqiptarin me te keq te te gjithe kohnave. Edhe personazhet me negative te tragjedive te Eskilit, Sofokliut apo Euripidit, kane ndoj virtyt, kurse Saliu i dreqit, asht nje konglomerat te keqijash, qe ia injeton ketij populli te shkrete tash tri dekada. Mallkua shpirti i tij ne kete e ate jete !
Nje shkrim per tu vendosur ne wikipedia per Sali krimin. Pershkrim ma te sakte dhe vlersim ma real, veshtir se mund ta beje njeri tjeter.
Sakte e ka thene nje nga komentuesit: “Masterpiece”.
Ky artikull eshte nje ekstrakt I nje veprimtarie te tere te Sali Berishes. Nga nje here nje toke e bekuar si ajo e Shqiperise lind edhe mostra te tilla.
Nje popull fisnik si ai gjerman, lindi edhe Hitlerin. Nje popull fisnik si ai shqiptar lindi dhe Enverin. Saliu eshte nje kopje e keqe e te dyve.
Shkrim perfekt.Nje bandit me imunitet i kaluar ne skaner dhe me leizer,ku i duken dhe njollat kanceroze qe ka si ne zemer,ne tru por dhe ne bythe! Kryeveper!Ato qe mijera shqiptare i shkruajne vec e vec apo pjeserisht perdite keto vite jane analizuar ne menyre perfekte per kete ESSeSS shqiptar,qe ashtu si Hitleri,ne rrethana te caktuar historiko-politike dhe shoqerore,u kacavirr ne krye te partise DESTRUKTIVE,te maskuar me emrin demokratike,por qe vetem me demokracine nuk ka fare te beje dhe prej andej,duke manipuluar ne menyre perfekte nje pjese te popullit te etur per demokraci,drejtesi e liri e sidomos ne zonat e prapambetura ne disa drejtime te vendit,si ne Veri psh dhe ne disa qendra te caktuara banoresh si Kavaja etj arriti te marre p[ushtetin,duke perdorur dhe kercenime,vjedhje,vrasje kundershtaresh e simpatizantesh te partive kundershtare politike dhe qe nga ai moment e dinte vete ai se si ti punonte qindin ketij populli.Vuri kulishet e tij ne vende kyce dhe sidomos ne organet e rendit,gjykata,prokurori etj duke zhdukur dhe cdo gjurme qe e implikonte dhe e implikon kete kerme me ato qe ka bere.Kete pune ai e ka bere dhe vazhdon ta beje dhe sot e kesaj dite kur pavaresisht se eshte deputet i thjeshte,vene dhe e takojne ambasadore te huaj si psh Arvizu,Donald Lu etj etj,te cilet e dine se celesat e asaj bande politike te quajtur PD i ka ai,kurse te tjeret jane vetem per te ngritur doren…Mendoj se ka ardhur koha sot,me ngreitjen e funksionimin e SPAKUT e BKH-se ketij vampiri gjakpires ti numerohen te gjitha nje e per nje dhe te plaset ne ndonje biruce!
Duhet mesuar ne shkoll te mesme kjo analize teme diskutimi, pasi te denohet Salehu dhe gjithcka te vertetohet,per tu mos u perseritur me qe njerez urrejtes dekonstrutiv dhe agresiv te drejtojne para te urteve,te qeteve dhe llogjikes ndertuese.
nje shkrim i persosur..edhe Hitleri do ta kishte zili Salen po te ishte gjalle
Nje shkrim I shkelqyer ku dalin gjithe instiktet kafsherore te kesaj egersire te ardhur nga Vicitoli me emrin Sali,qe shkaterroi vendin vrau sa deshi ,beri pjesen derrmuese te popullit te flase me vete duke ndikuar me psikopatine e tij qe edhe I plakur e krrusur si Rigoleto nuk eshte ngopur akoma por ,nga mengjesi ne darke shpif, mallkon, sulmon me fjalor rrugaci bile trasmetoi kete menyre komunikimi tek pasardhesi I tij Luli e Monika Kryamadhi e Meta qe e kane ldhull shpirteror
Ky shkrim pervec prezences ne historine e vendit eshte me I shkelqyeri per EPITF MBI VRRIN E TI qe brezat e ardhshem te behen te zotet per te luftuar qe ne gjeneze genet kafsherore qe ai do lere tek trashegimtaret e tij
Mbi kete rrace te perbretur rendojne gjithe te keqiat e popullit e vendit EDHE TOKA MOS E PRANOFTE PER TU PREHUR KUR TE VDESE
Do doja qe kete artikull ta publikonin ne te gjitha gjuhet e botes
Ky shkriim, me ndonje redaktim,duhet tu cohet me poste te gjithe votuesve te Berishes.Z.Mandili ke bere nje shkrim interesant,vetem bej nje koregjim,mos krahaso Leninin me Berishen, eshte absurde dhe mashtruese.Lenini eshte nje gjigant i mendimit njerezor,arkitekti i transformimit te Rusise cariste gjysem feudale ne nje superfuqi boterore.Vdekja e parakoheshme ishte ndoshta fatkeqesia me e madhe per ish BS dhe levizjen socialiste boterore.Diskutimi per Leninin nuk mund te behet me shenime ne rrjetet sociale.
Saliu eshte Hitleri i Shqiperise. ngre veriun kundra jugut. u djegsh vete me zjarrin qe ve.
Do te doja qe Saliu ti lante gjithe gjynahet sa exhte gjalle, se i vdekur jam i sigurt qe do te gjykohet edhe me zi se Enveri. Enveri e thoshte te pakten ate cfare ndalonte, cfare denonte, ndersa Saliu demagog i peshtire, vret naten dhe qan diten- eshte shumee i rrezikshem per kombin sesa Enver Hoxha.
Artikull i shkelqyer nuk ke cfare ti shtosh vetem aresyen perse nuk e syrgjynosin familjarisht kete kadaver qe kermos ambjentin Shqipetar.
Shkodra është një qytet që më emocionon pa masë, është një mit që nuk pajtohet kurrë me të keqen, është një passion, është një talent, është një madhështi, është krenari, është dashuri, është dhëmbje, është një qytet ku arti derdhet rrugëve…
Ja çfarë më dërgon në inbox Kolë Tivari*
Salih Berishes !
Hiqesh hoxhe, por je i rruem
Hiqesh prift, je i bâmë synet
Monster çakall, malok i zhburrnuem
Shpellar i ndytë, bir i ty t’et
Mashkull kurvë me gojen pleh
Ti gjak-prishun, malcuer i ndytë
Ti ke lé qên, vazhdon me léhë
Si burrë i ndytë, nuk ke te dytë
O pjelle e keqe, o dhunë o kore
Do t’kish thanë Mjeda, po t’ish gjallë
Na i vodhe ândrrat , shpresat na i more
Me klysh e kurva qi t’vijnë verdallë.
*Kolë Tivari është një emblemë e humorit shkodran e para 100 viteve… Krenar!
Shkrim i perkryer! Mero, te tilla shkrime, me shume ne gazeten tende on-line, te lutem! Mendim i qarte, konciz, gjuhe e paster e shkruar!
Analiza me e plote e perfekte …per kriminelin Berisha.
Tani i erdhi ngordhja dhe beri vetvrasje politike….mori me vete edhe Nokat Paloqet e te tjere.
Po vjen ora qe te shpetoj Shqiperia nga ky kriminel.
Ky shkrim jo vetem qe nuk duhet humbur , por te botohet here pas here nga te gjitha portalet. Faleminderit autorit.
Po mundohesh të gjeja në tre gjuhë të huaja përkthimin e saktë të fjalës tungjatjeta
Bsh më rezulton shumë i thatë çdo për afrim për të ndarja them shqip
Tungjatë jeta për shkrime të tilla
Po kërkoja dhe ekjvalenten e proverbit
DO tja dijë haleja(saliu)ngapordhët prapë hiç përafrimi
Po për tre gjeta një që përkthehet në shumë gjuhë të botës
Derri do plumb
Shif mo ka mbetur ndonjë në depot e ish ushtrisë
Flm jorgo
nje shkrim i vecant me nje teme teper reale per nje baloz qe ka pushtuar vendin dhe nuk ka ndermend te heq dore nga krimi qe nga viti 91 e deri sot ku akoma ngroh vezet e krimit ..kjo eshte nje kronologji reale qe nje prokurori nuk ka nevoje me shume se kaq te zgjeroje hetimet sepse te ky artikull qendron pista reale !!!!
MIJERA PROFESIONISTA E AMATORE KAN BER ANALIZA E KANE SHKRUAR PER BEMAT E SALI BERISHES POR ASNJE NUK I KA PERMBLEDHUR TE GJITHA BEMAT E SALIUT VETEM NE NJE SHKRIM SI ERICH FROMM. KY SHKRIM ESHTE PESHTYM FYTYRES PER GJITH MBESHTETESIT E TIJ JO VETEM PER TURMAT IDIOTE E VANDALE QE JANE SHTYTUR E SHTYHEN NGA SALIU POR EDHE PER ATA QE DUAN TE SHITEN SI PATRIOTA QE U DIGJET SHPIRTI PER POPULLIN E SHQIPERIN DHE ME ATO MASHTRIME KAN MARR VOTEN E POPULLIT. MIRENJOHJE PA KUFI PER FILLOZOFIN DHE PSIKOLLOGUN ERCH FROMM. NJE RRUGE E RE E BUKUR ATY DUHET TE MARR EMRIN ERICH FROMM.
h;iugiuuooiho
Rasti I Saliut duhet t’i beje te mendohen te gjithe shqiptaret,,e te gjithe orientimeve ,politilke, qe te mos pranojne kurre e ne asnje rrethane te drejtohen nga nje I semure psikik,skizofren.si eshte Sali Berisha!
Pergjigje Realistit: Nuk eshte e vertete se per Sali Berishen ka ardhur koha, dmth. te larfahet nga politika, apo te ike diku, apo te arrestohet per krimet dhe fatkeqesite e demet qe i ka shkaktuar Sgqiperise dhe shqiprareve! Ai as ka ikur dhe as ka per te ikur:
Ai eshte aty, ai nuk ka ikur dhe nuk iken pa derdhur edhe nje here tjeter gjakun e shqiptareve dhe oa djegur Shqiperine! Kujdes: Ai nuk ka ikur!
Z. Fromm
Një analizë e përkryer nga ju për këtë përbindësh të politikës shqiptare gjatë periudhës gati 30 vjeçare potkomuniste. Jeni filozof, psiko-analist dhe psikolog social. Nuk e di nëse përveç këtyre keni ndonjë titull shkencor, por me këtë artikull ju meritoni edhe gradën shkencore “DOKTOR NE FILOZOFI” dhe titullin “PROFESOR” në psikologji.
Ju lumtë z. Fromm !
ky artikull nuk duhet te humbi por te derdhet ne chelik dhe ne chdo hyrje dhe dalje port aeroport shkolle institucionte gjithe I madh e I vogel ne te ardhmen e brezitte mesoje dhe mos harroje historine nder shekuj e pa devvijuar as presja duke I lutur zotit qe arvezite e arthshem mos jene aq naïve dhe hipokrite edhe ne momentet qe derdhet gjak, mallkimi I ndjekte kudo qofshin per gjithe padrejtesite qe askush nuk Imeriton zoti vonon por nuk harron.FALEMINDERIT MIK
Sikur i urti Erich te ishte gjalle, sot do ishte 119 vjec. Kjo me kujton nje artikull te nje gazete ne shqiperi ne vitet 90 ne faqe te pare.. Presidenti naten e vitit te ri pa drita.. behej fjale per presidentin e nje firme tullash. Gazeta iu shit per ate dite pronarit.
Shume mllef dhe vrer per nje mesues fizike ne keto rrjeshta
Pfffff