Shoqata “Sporti na Bashkon” në bashkëpunim me gazetarët sportiv, kanë përzgjedhur për edicionin e radhës të këtij aktiviteti lojtarin e Partizanit Bruno Telushi.
Mesfushori energjik i të kuqve autor edhe i 5 golave në këtë sezon , përgjatë muajit Shkurt është vlerësuar si lojtari më i mirë i Kategorisë Superiore , dhe trofeu i është dorëzuar sot përpara seancës stërvitore në ambjentet e kompleksit sportiv “Football Republic”.
Bruno Telushi është lojtari i parë i Partizanit që shpallet fitues i kësaj ankete të përmuajshme , në këtë edicion futbollistik.