Fiorin Durmishaj është gjithnjë e më larg Shqipërisë. 22-vjeçari i cili po zhvillon një sezon të shkëlqyer me skuadrën e Panionios teksa ka arritur të realizojë 11 gola mes kampionatit dhe Kupës së Greqisë, me shumë gjasa ka vendosur të zgjedhë përfaqësuesen helene në rang kombëtaresh dhe jo atë kuqezi.
Mediat në Greqi janë të bindura për këtë madje menaxherët e lojtarit kanë nisur plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm që Durmishaj të jetë pjesë e përfaqësueses greke.
Edhe pse ka luajtur me Shpresat e Shqipërisë 22-vjeçari nga Vlora por i lindur në Athinë dhe rritur në Greqi, tashmë e ka bërë zgjedhjen e tij, që me shumë gjasa nuk do të jetë pro Shqipërisë. Trajneri i Greqisë, Angelos Anastasiadis e ka thënë publikisht se e do 22-vjeçarin në skuadër, shkruan Ss.
Fakti që Durmishaj ka luajtur me U-21 e Shqipërisë pritet të jetë një problem për grekët, por asgjë që nuk mund të zgjidhet.
Në Greqi, janë të bindur se Durmishaj do të luajë për kombëtaren helene. FSHF do të plotësojë disa dokumente “lirimi” dhe Durmishaj do të aktivizohet për kombëtaren bardheblu.
Po vari leshte se nuk eshte as Ronaldo e as Mesi eshte nje lojtar qe luan ne nje kampionat te dobet , do futin greket ne ndonje ndeshje e pastaj do e flakin e po humbi ndonje rast do e shajne me liber shtepie allvanos do i thone . Ky dyrmishi a dervishi si e ka do pendohet sh shpejt qe po ben kete zgjedhje . Fanelen e kombetares duhet ta veshin vetem ata qe e ndjejne ne zemer shqiponjen .
Zgjedhja i takon lojtarit por ishte pikerisht ky antishqiptari Anastasiadhis qe kur Shqiperia fitoi me Greqine ne 2004 dhe Bledar Kola ia dedikoi fitoren shqiptareve emigrante ne Greqi ,ai nuk e futi me ne fushe me Panathinaikosin.Ky eshte fati qe e pret edhe Durmishajn nese e pranon oferten pavaresisht se nga ana monetare do jete me i fituar se te zgjedhe Shqiperine.Grejet e thone edhe vete qe sado te perpiqesh per Greqine gjithmone do jesh nje Shqiptar per ta.Do te te flakin sic flaken edhe Pirro Dhimen qe u solli lojrat olimpike ne Athine.Racizmin dhe urrejtjen ndaj shqiptareve e kane ne DNA.
Ndjenja e kombësisë i ruajti shqiptarët nga asimilimi KY DURMISHAJ SPASKA NDJENJA KOMBTARE…