Dhuna në futboll, si pasojë e një sistemi të korruptuar!

4 Mars 2019, 16:11Sport TEMA

Nga Fatjon Baze

Futbolli shqiptar është rikthyer edhe njëherë tjetër në një realitet të hidhur që e ka shoqëruar prej vitesh: dhuna. Në takimin e djeshëm mes Kamzës dhe Laçit arbitri kryesor i sfidës, Eldorjan Hamiti, është goditur nga tifozë të ekipit vendas dhe nga presidenti Naim Qarri, i cili sipas arbitirit e ka dhunuar pavarsisht se u shfaq sikur po e mbronte. Shkaku ka qenë një penallti që është akorduar në minutën e fundit të takimit, në kohën kur minutat shtesë kishin mbaruar.

Megjithatë, ai imazh që u shfaq në fund të ndeshjes është i paprecedentë, i papranueshëm për periudhën kur jemi dhe absolutisht i pajustifikueshëm. Po aq sa është i pajustifikueshëm shpërthimi i Federatës Shqiptare të Futbollit dhe të ashtëqujturës Shoqata e Arbitrave që përdoret në mënyrë të turpshme nga Federata, e cila i përgatit njoftimet dhe ia shpërndan më pas në faqen e saj zyrtare.

Zelli i punonjësve të FSHF-së që ishin shpërndarë mbrëmë nëpër studio dhe konferencat që i quajnë si të jashtëzakonshme, kishte si qëllim për ta kaluar topin e përgjegjësisë në drejtim të Policisë së Shtetit dhe më pas duke kaluar në kërcënime se do të ndërpresin kampionatin, deklarata të cilat janë thjeshtë një “flluskë sapuni” pasi synojnë që të largojnë peshën e përgjigjësisë nga ata për këtë shëmti që ndodh prej vitesh në futbollin që ajo është organizatorja kryesore.

Dhuna brenda fushës së lojës si me stjuard, si me Polici, ka qenë gjithnjë prezente në të gjitha kategoritë e futbollit shqiptar. Kemi parë deputetë që kanë nxjerr pistoletën dhe FSHF-ja që është e njëjta që drejtohet nga i njëjti president prej 17 vitesh nuk ka dhënë ndëshkimet e duhura; kemi parë kryebashkiakë që janë futur në fushë dhe nuk janë dhënë ndëshkimet e duhura, kemi parë presidentë që qëllojnë me kepucë nga tribuna VIP (që në shumicën e rasteve është iniciatore e dhunës) dhe sërish FSHF-ja nuk ka dhënë ndëshkimet e duhura; kemi parë dhe presidentë që kanë rrahuar arbitrin siç ishte rasti i Pashk Laskës ndaj Lorenc Jeminit dhe nuk janë dhënë ndëshime të duhuara – si dhe shumë e shumë ngjarje të tjera që e kanë shëmtuar imazhin e futbollit shqiptar, i cili fatkeqësisht menaxhohet në mënyrë të korruptuar.

Janë dhënë disa dënime që janë trumbetuar si të forta, por asnjë dënim për shkaktarët e vërtetë të dhunës, duke e pësuar vetëm “peshqit e vegjël”.

Arbitrat shqiptar natyrisht që janë të pambrojtur ndoshta dhe të keq paguar, por ama janë po ashtu dhe njerëz të keq trajtuar, që fatkeqsisht me vendimet e tyre të dirigjiuara po nga këta njerëz që dalin nëpër konferenca duke kërcënuar dhe bëjnë sikur u dhimbset jeta e tyre, kanë ndikuar në shumë rezultate ndeshjes në mënyrë të padrejtë, duke u tallur me djersën e lojtarëve, me tifozët dhe me paratë e presidentëve që hedhin në këtë futbollin të falimentuar.

Edhe ata na dhunojnë nga pak të gjithë neve që duam një futboll të ndershëm! Ata me vendimet e tyre që marrin me urdhra për të diskritituar një ekip të caktuar, dhunojnë tifozët, dhunojnë fjalën “fair-play”, dhunojnë lojtarët që derdhin djersë për të marrë atë që u takon, dhunojnë presidentët që hedhin para, dhe vjen një moment që e pagujnë për shkak se pranojnë urdhrat e pabesa të FSHF-së, që për ta është diçka që e kanë të ndaluar!

Arbitrat janë pjesë e këtij sistemi kriminal që ka mbëthyer prej vitesh futbollin shqiptar dhe natyrisht kur je pal më krimin duhet të kesh parasysh dhe pasojat.

Futbollit tonë i ka ikur bukuria, janë shuar emocionet, mungon cilësia, duke u kthyer në një teatër të shëmtuar, ku presidentët, arbitrat, në bashkëpunim dhe me FSHF-në kanë paracaktuar gjithçka që në nisje.

Ndaj dhuna ndaj Hamitit nuk është vetëm një këmbanë alarmi për pasigurinë në stadiume, por edhe një sinjal që duhet duket shkëputur ky zinxhir korruptimi mes FSHF-së dhe gjyqtarëve dhe lejimi i një futbolli të ndershëm.

Ndërkohë, këto kërcënimet për ndërprerje kampionati nuk është se duhet të merren shumë seriozisht, por edhe nëse e bëjnë do të shpëtojmë nga një Institucion dhe futboll i korruptuar. Disa hajdutë më pak!

4 komente në “Dhuna në futboll, si pasojë e një sistemi të korruptuar!”

  1. FSHF MAFIA says:

    Te lumte o baze ?????

  2. Futbolli says:

    Keshtu do te jete derisa futboolli i superiores te luhet ne Kamez, Lac, Kruje, Kukes dhe nuk investohet per tradicionalet si Vllaznia, Elbasani, Kavaja, Apollonia, Tomorri, Lushnja apo Beslidhja. Futboll droge…

  3. tifozi says:

    Futbolli shqiptar eshte kthyer si ne mesjete.
    Federata e futbollit ka nja 20 vjet qe udhehiqet nga nje gomar matrapaz dhe nje staf me nivel skandaloz . Mjafton te shohesh Shulkun , nje rrugac ordiner qe kur luante futboll… Atehere , nga kush mund te menaxhohet futbolli ?? – nga kete derra, nga keta plehra ??
    Dhe me keq akoma, kur shteti eshte teresisht inekzistent…

  4. Black Eagle says:

    Fiks fare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje