Kryeministri Rama ka dhënë një intervistë për median italiane La7, ku ka folur për Shqipërinë, tranzicionin, politikën e ditës në Tiranë, pritjen e shqiptarëve nga Italia në 1991 dhe integrimin e shqiptarëve në Itali.
Ai ka qenë në studio bashkë me Vittorio Sgarbi, i cili është një kritik arti, eseist, politikan, personalitet televiziv italian.
Sgarbi si një njohës i mirë i Shqipërisë shprehet se ai ka qenë në Shqipëri para se Rama të bëhej kryeministër dhe se ka folur përherë mirë për vendin tonë.
Duke folur për politikën e Tiranës e cila është e mbushur me sulme e akuza, ai u shpreh se ‘Rama është edhe artist dhe kur flet për bukurinë është më i rreptë se unë. Unë kërkoja një parti të bukurisë dhe ai e ndërtoi një parti të bukurisë dhe fitoi zgjedhjet. Kush e ka me të s’është i denjë që demokratikisht të përfaqësohet. Kush e sulmon Ramën në këtë moment nuk është i denjë politikisht, nuk është një e dajthtë, është thjesht asgjë. Nuk meritojnë as të citohen.’’
Gazetarja: Unë po ia kaloj fjalën Sgarbit tani, pasi e njeh mjaft mirë Shqipërinë dhe dua një koment nga Zgarbi për historinë.
Sgarbi: Unë kam dy lidhje me Shqipërinë, kam një vajzë shqiptare dhe ajo është më e mira që kam. Unë kam tri vazja, të treja shumë të mira, të bukura, por vajza shqiptare është studioze, me disiplinë dhe ka një sens të detyrës, një përgjegjësi që të frikëson. Është e bukur dhe e mirë. Isha në vitin 1992 kur nisa emisionin “Sgarbi Quotidiani”, isha i vetmi që mbroja shqiptarët e që theksoja se shqiptarët ashtu si siçilianët, si napoletanët edhe ata janë si gjithë të tjerët, janë njerëz si gjithë të tjerët. Ka një siçilianë të këqinj, një napolitan të keq. Ka dhe shqiptar të keq. Pra, isha kundër tezës që thuhet se shqiptarët janë të këqinj prej natyre. Isha kundër dhe shqiptarët i mbrojta pa fund. Në kohën kur Rama nuk ishte ende kryeministër, por ishte Berisha apo Fatos Nano, unë e kam vizituar Shqipërinë.
Dhe kam qenë i vetmi italian që flisja mirë për natyrën e shqiptarëve. Shihini (në kronikën e transmetuar) si duken.Të frikshëm, janë shumë seriozë në fytyrë.
Por, nuk janë kështu. Ti nuk mund të mendosh që një siçilian është mafioz, që një napolitan është mafioz, se në Itali ka racizëm edhe mes veriut dhe jugut. Unë kam ndjerë vëllazëri mes shqiptarëve, një ndjesi instiktive. Babai ime kishte luftuar në Shqipëri dhe më fliste për Durrësin, Shkodrën etj. Më tregonte se kishte vende të mrekullueshme. Më dukej e pamundur që për natyrë ata të ishin të këqinj, gati për të vrarë, ndoshta mund të ishte kështu, por për mua ishte e pamundur që kjo gjë të vlente për të gjithë.
Në vitin 1991 ata trajtohenin si afrikanët sot. Si kristian unë dua t’i mirëpres të gjithë, por problemi është ashtu siç tha zoti Rama, që e gjithë Europa sot të jetë përkrah mikpritjes dhe jo vetëm Lampeduza, Mineo, pra vetëm Italia. Kjo nuk funksionon dhe këtu Salvini ka një qëndrim të rreptë dhe është një qëndrim që do t’i shërbejë Europës.
Por, në Shqipëri ka vende të mrekullueshme dhe shpëto Shqipërinë nga paleolikët, është më civile se Italia e shkatërruar nga mafiozët dhe jam i shqetësuar. Kur shkova në Shqipëri në kohën e Nanos, udhëtova me helikopter, ndërsa me kryeministrin Rama vëzhgova afresket në Voskopjë, që janë fantastike, janë si pikturat e Giottos, që meritojnë UNESCO të kujdeset për restaurimin e tyre. Kam një marrëdhënie vëllazërie absolute.
Rama është edhe artist dhe kur flet për bukurinë është më i rreptë se unë. Unë kërkoja një parti të bukurisë dhe ai e ndërtoi një parti të bukurisë dhe fitoi zgjedhjet. Kush e ka me të s’është i denjë që demokratikisht të përfaqësohet. Kush e sulmon Ramën në këtë moment nuk është i denjë politikisht, nuk është një e dajthtë, është thjesht asgjë. Nuk meritojnë as të citohen.
Bukur.
Sgarboooo….pokturat e Voskopojes nuk kane lidhje me turkoshqiperine dhe turkoshqiptaret qe e dogjen qytetin 2 here dhe vandalizuan dhe afresket.
Hajde te xhamia e recepit te vleresosh artin turkoshqiptar. Hajde shiko bathoren te vleresosh qytetet qe ndertuan turkoshqiptaret.
Moschopolisin e ndertuan ata qe ndertuan tempujt sicili dhe kalabria.
Bravo Sgarbi. Ke thene nje te drejte qe e ndajne shumica e shqiptareve.
Pirdh o pirdh te lirohesh .Clidhje kane ato qe thote Vittorio , me keto qe thua ti ? E ti ngatron karin me dollarin ,
Shume bukur.
Exelent, Shqiperise nuk i duhet fjalori vulgar i Saliut dhe pjelles se tij LYLIT, Shqiperise nuk i duhet kjo dyshe qe ka lyer duart me gjak,duke vrare njerez te pafajshem,Shqiperia duhet te clirohet njehere e pergjithmon nga vulgariteti i berishizmit.
Zgarbi është intelektual që thotë “te vërtetën” nga pikëpamja e paguesit më të mirë.
Zgarbi eshte personalitet qe di te vendos piken ku duhet. Ja si konkludon ai: “Kush sulmon Ramen ne kete moment nuk eshte i denje politikisht, nuk eshte e djathte, eshte thjesht asgje”. Dhe Vittorio Zgarbi e Bruno Vespa jane emra te medhej te medias italiane.
Nqs asht fjale per parti te bukur estetike, na nuk e kemi akoma ate lux, e nuk kami nevoje per te. Na kena nevoje per nje parti funksionale, qofte e Rames apo e kujdo, vetem te funksionoje. Rama shkoi ne Itali se e dinte se do gjente perkrahje.
Persa i perket krahasimit midis partive politike ne Shqiperi, te gjitha jane njesoj. Asnje nuk e meriton te jete ne pushtet.
Falemnderit I nderuari Zoti Sgarbiper fjalet e mira nga zemra. Nderime
Me mirenjohje, nje e migrante shqiptare
Bravo Sgarbi, me ke emocionuar!
Dhe krahaso Sgarbin me shkullakun hilen zhejin xhungen fevziun lubonjen listen e gjate te propogandisteve qe hedhin perdite balte mbi Shqiperine.
Qe te merresh me te bukuren duhet te kesh ndjesi te kultivuar heret per te dhe ky miku juaj dhe KM jone,eshte te pakten,nja tre breza qytetar,para shume prej ketyre qe sot,o vetem si qytetar shqipetar,por dhe si qytetare europian.Respekte per ju
Jashte realitetit…partine e gjeti gati….po e mbushi me kalamaj e hajdute
Si gjithmone shqiptareve te vertetat u’a thote bota, se vete jane te paafte per ti kuptuar ato!
ore zoteri respekte per ty qe ke folur mire per shqiptaret ! por se sa te bukur e ka bere ps e dine socialistet e thjeshe ! ps strehe e servileve spiuneve injorranteve strehe e padrejtesise ! partia socialiste ne sherbim te rames dhe hajduteve ! turp turp !
E paska ble rama kete sgarbin.ky mor jahu nuk u shitet politikaneve italiane e bleu rama.kushedi sa e ka pagu nga paret e droges dhe te krimit.lul kam fol ne emrin tat mos u konsumo.hahaha.
Seriozisht per mua Sgarbi eshte nje nga personalitet me te medha te shoqerise italiane.
Nje e vertete e madhe dhe e thene nga goja e te huajve, ne qe e kemi ketu nuk e shprehim ate bukuri e ndryshim qe po ndodh si kurre me pare, jemi popull i keq qe sduam veten…..