Drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Zgjerim në Bashkimin Evropian, Christian Danielsson deklaroi se djegia e mandateve nga opozita, minon procesin e integrimit dhe se PD-LSI duhet që të kthehen në Parlament.
Në një konferencë për mediat pas takimeve të veçanta me kryeministrin Rama, liderin e opozitës Basha dhe aleatët, Danielsson tha se nxitja e dhunës në protesta është shqetësim i madh për BE-në.
Ai tha se Shqipëria ka dhënë rezultate në proceset kyçe për integrimin, veçanërisht në reformën në drejtësi, me vettingun dhe krijimin e institucioneve të reja në drejtësi, në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
“Shpesh në të shkuarën ju kemi kërkuar partive ta bëjnë integrimin mision kombëtar. Fatkeqësi që vendi të jetë në një kurth pasigurie politike Kam patur mundësinë që të takohesha më kryeministrin dhe liderët e opozitës.
Qershori është vetëm pak muaj larg. Shpesh në të shkuarën i kemi kërkuar forcave politike në vend që reformat t’i bëjnë mision kombëtar për të gjithë vendi. Në takimet e sotme kam qenë shumë i qartë.
Sa i përket opozitës kam theksuar që vendimi i aëtarëve për të djegur mandatet në bllok minon rrugëtimin e Shqipërisë në BE. Pasiguria duhet kaluar në mënyrë urgjente. Parlamenti është shtyllë e shtetit, motori i çdo demokracia të pjekur. Pra duhet një dialog konstruktiv.
Mendoj se duhet theksuar ajo që u tha nga zonja Mogerini dhe zoti Hahn, pra që ky bojkot është kundër produktiv dhe minon proceset e integruese.
E drejta për të protestuar është një e drejtë legjitime. Por e rëndësishme është që këto protesta të mos nxisin dhunë. Nxitja e dhunës është një shqetësim i madh për ne.
Vettingu vazhdon që të jetë një përpjekje e rëndësishme,, krijimi i autoriteteve ligjore ka qenë një hap tjetër kyç. Kam takuar anëtarët e gjyqësorit që sapo është krijuar..
Ky organ është një gur kilometrik për realizmin e reformave. Një gjë tjetër e rëndësishme ka qenë historiku i Shqipërisë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.
Përpjekjet duhet të vazhdojnë për të gjithë elementët që u përmendën në qershorin e kaluar. përpjekje të tjerë janë të rëndësishme lidhur me të drejta themelore, si të drejta e pakicave dhe pronësisë dhe kufizimi i kërkesave për azil.
Bojkotimi i parlamenti nuk është në përputhje me demokracinë. Nuk dëgjova ndonjë lëvizje që mund t’i çojë ata drejt dialogut”, u shpreh Danielsson. (TemA)
Si po flasin
Si Ramiz Alia me shok ne prag te renies se komunizmit !
Pirdh se lirohesh ? ? ?
Shume te trashe keta te BE-se, akoma nuk e kane te qarte se qellimi i politikaneve shqiptare eshte mos intergrimi dhe robtimi i shqiptareve!
Go and fuck yourself! Gjitheshka shkova vaj ne ate vend! Gjynah qe shqiptaret nuk e dine dhe e dika ky koqja qe ka ardh! Shko ore mut jepu kosovarve te drejtne e levizjes moterqira djetash! Kur nuk keni cfare te ndihmoni mos hajdeni se na pshtiroset Evropen ju burokrate te pazgjedhur!
Nuk duan INTEGRIM …NE B.E….bastardet kane frike nga SPAKU. …..prisni dhe pak. …fuck lsi pd komuniste. ……hiqen si perendimore. ..
Po nuk u derguan ne gop te semes Saliu Meta Basha dhe gjithe lukunia e politikes se ketij tranzicioni te stergjatur Shqiperia as ka per tu bere ndonjehere vend normal.Mos te presim te vijne bota per te na ndrequr se ata bejne interesat e vendeve te tyre.Po ne qe jemi ketu cfare bejme per veten tone,te ardhmen e femijeve tane.Rrime e degjojme kriminelat qe cirren ne televizione dhe bejne thirrje per vellavrasje dhe shkaterrim te kombit qe ti shpetojne ata ndeshkimit dhe tu lene pjellave te tyre miliardat qe u kane vjedhur femijeve tane.
vk dialogut se nuk i zgjidh punet Shqiptari me dialog vetem pazaret e pista bahen me dialog.
Tjeter grusht vdekjeprures per partine e shpellareve talebane. Bjerini me dore Lulash Sumcja bashke me Salehun e Qoftelargut.
Po BE pse e ka problem ne hyn apo nuk hyn shqiperia ne junion??? A ka mundesi ndonje ta shpjegoje??? u prishen kooperativat dhe fermat e socializmit .. se nuk ishin per popullin.. Po pse kjo e quajtura junion ,Bashkim europian do jete e mire per shqiperine???Qe e ngre dhe e ule BE.?
Hapini syte…….Kooperative dhe bashkim eshte njesoj, ne shqip sot i thone koha e diktatures. Mos u genjeni nga terori i shtypit..