Nga Iva Tiço*
“Shikoji pak mbretëroret e Italisë”, më thotë një nga koleget e Tirana Post, teksa më dërgon artikullin që flet për shfaqjen e blogeres Chiara Ferragni dhe bashkëshorit, këngëtarit Fedez në një ballkon në Romë, teksa priten mes duartrokitjesh e ovacionesh nga një turmë e madhe çupëlinash të entuziazmuara. Këta pra qenkan mbretërorët e Mijëvjeçarit të ri! Kanë dashurinë e turmave, thjesht sepse bëjnë foto me veshje të shtrenjta, i postojnë në rrjet, paguhen, ndiqen më shumë, paguhen më shumë, postojnë sërish e kështu me radhë…
Nën shembullin e Chiarës, çdo ditë me mijëra vajza të reja blejnë rroba, marrin borxh, sajojnë, mundohen, strapacohen, thithin barkun dhe drejtojnë shpatullat, këputen në mes duke u tendosur mbi taka, ecin si modele mes makinave, shtriqen plazheve e lulishteve, në çdo cep qyteti, tryezë kafeneje, në çdo gërrxh e mbi çdo gur, në kërkim të pozës perfekte. Lodhen pastaj me filtra, rrëmojnë në google për të gjetur thënie të mençura, japin e marrin me celular e bëhen ujë në djersë, derisa të bëjnë atë postimin që do u hapë dyert e parajsës, do i bëjë të famshme, të pasura. Do i kthejë në ikonë, si Chiara Ferragni.
Vajza e gra që në një jetë paralele mund të kishin aq mend e t’u kushtoheshin pasioneve e sporteve, leximit a punës me shtiza tek e fundit, merren nga mëngjesi në darkë me muhabete markash. Shfaqesh para tyre me një veshje të re? Përpara se të thonë “ta gëzosh” të pyesin “çfarë është?”. Domethënë çfarë marke. Se rrobat tani kanë emër dhe mbiemër, nuk janë ashtu kot më kot. Ato që marrin vesh nga këto punë nuk të falin.
Tashmë kanë dhe një hobby të ri: të zbulojnë emra dhe mbiemra që i njohin pak veta dhe të mburren se i kanë veshur të parat. Mendo t’u flasësh përshembull se filan autor i madh sapo është botuar në shqip… Të shohin me kaq keqardhje sa të të duket vetja e mbaruar fare. Shtatë pashë nën dhé të futesh që lexon ende libra dhe nuk je nga ato që mban veshje me gërma të mëdha, ku të tjerët të kenë ç’të lexojnë!
Pasi braktisëm kisha xhamia, por lamë pas dore edhe shkencën, artin, letërsinë, na duhej diçka për të mbushur këtë boshllëk. Dhe atëherë erdhën rrobat dhe aksesorët me emra dhe mbiemra, Perëndia që adhurohet në këtë Mijëvjecar.
Dikur zilepsej gruaja e meçur që ia dilte në jetë. Tani ajo që ul çantën pranë vetes, dukshëm, hapur, që mund ta adhurojnë të gjithë. Dhe flet për të me zë të lartë, si të qe frymor, rrëfen histori interesante, që kanë të bëjnë me sa e rrallë është çanta në krahasim me të tjerat dhe çfarë fati ka ajo që e ka pranë vetes.
Dhe nëse i thua dikujt që mbajtësja e çantës është thjesht budallaçkë, mos u habit që të të shohin me çudi dhe të të thonë se ajo tjetra e ka në terezi. “Është gocë e qartë!”, thuhet në këto raste, ndaj mirë është të mos i rrëfesh këto vëzhgime, të mos i mendosh me me zë të lartë, thjesht t’i mbash për vete. Këtë nuk ta ndalon kush, mund të mendosh gjithë ditën që je e rrethuar nga budallacka të vogla e të mëdha, të ndjesh për to ç’të duash, keqardhje, përçmim, dhembsuri… Sipas humorit të ditës.
Në fund të fundit, edhe pse të qarta, këto goca nuk është se duken dhe aq të lumtura. A mund të jetë kush i lumtur thjesht me leckat dhe rraqet që kanë emra dhe mbiemra?! Sendet nuk të kthejnë përgjigje. Nuk të ngushëllojnë. As të përqafojnë. As të qajnë hallet. Rrinë nëpër rafte dhe vjetërrohen, harrohen, zhvlerësohen. Dhe nuk të shërbejnë as si bilanc jetësor. Nuk të duhet as për epitaf: “Ndërroi jetë e shkreta. Do mbahet mend që kishte rroba firmato. I përjetshëm qoftë kujtimi!”
Në Tirane ndërkohë kane çelur lulet e kumbullës. Kanë qenë aty dhe kur rrobat nuk thirreshin me emra e mbiemra. Dhe do vijnë sërish. Për të perqeshur nga lart gjithe budallaçkat e vogla e të mëdha që nuk e dinë sa e bukur është bota përtej leckave.
*Titulli origjinal: Na të birtë e shekullit të ri (që leckat kemi Perëndi)
Thjeshtesia qe vesh nje vajze, eshte me e bukur se mendjemadhesia e stolisur nga veshja, sepse sot njerezit listojne si vleresime, statusin shoqeror, parate dhe njohjet.Ka ikur koha per vleresimin e vertetet.Morali eshte i panevojshem, dinjiteti, studimi, librat ca me keq.
Sakte, thjesht, bukur.?????
Tolstoi e shpjegoi duelin midis prostitutes dhe vajzes se moralshme..Njeriu vepron perdite ekzaktesisht ashtu sic mendon, sic ka bindjet e tij dhe per kete aresye i duket i drejt cdo veprim qe ben. Ai mesohet me ate boten e tij dhe i duket se keshtu jane te gjithe. Ai mendon se te tjeret e kane zili, ndersa te tjeret mendojne ne fakt keq per te. Prostituta eshte eblindur te bej profesionin e saj. Ajo e percmon vajzen me vlera, e quan ate njeri kot, e deshtuar pasi nuk mund ti ule burrat me te famshem ne gjunje sic ben ajo.Bankiere, afariste, ministra ajo i ka ne pellembe tr dores…shih sa e zonja eshte! Kurse kjo vajza e librave, e jetes reale eshte kaq e pa zonja sa askush nuk denjon te ktheje koken kur ecen ne rruge. Ndersa kjo vajza e vlerave e perbuz me neveri ekstreme prostituten?
Me pelqeu ky shkrim. Te lumte !
Bravo per artikullin ,por si ne gjith boten kemi dhe ne te nivelit “xhokonda”…
Kesaj i duket vetja Tironce,fshatare je mundohu sa te duash……
Vetem fshatare qe nuk eshte moj hale e ndyre. Eshte familje qytetare brez pas brezi. Ne kohen e Enverit kur ti i bije shatit edhe rruaje dhente, familja e saj kishte vile ne mes te Fierit, ndertuar me leje ne pronen e vet qe ne kohen e Zogut.
HI! Shkrimi eshte i shkruar mire, por parimisht, pra ashtu sic duhet te jete ne fakt, por vete personi qe ka shkruar shkrimin, HARRON SE na ka dale ne tv per te na shitur mend per firmat, per unazat me gur x e y, per etc, madje NE KETE KUADER edhe kompromiset qe ka bere ne jeten e saj per te bere te mundur nje komoditet per jeten e saj. Nejse, te shkuara te harruara
Eshte koha e kardashianeve. Morali eshte anakronik dhe i demshem! Sa me perverse te jesh aq me shume te çmojne dhe te duartrokasin.
Me vjen keq qe i eshte nderruar TITULLI ne origjinal, ishte mese i gjetur:
Na te bijte e Shekullit te Ri, qe leckat kemi Perendi!
Iva Tico na kthen shpresen se kemi akoma vajza dhe gra me mend ne koke, packa se ato qe dalin me breke firmato apo pa breke, na jane shtuar ca si shume …
Iva, te kuptoj shume mire, por lodhesh kot.
Relax!
Bota eshte e tyre dhe do te mbetet e tyre.
Dhe e bukura eshte se ato kane ne krah jo vetem njera tjetren, por me se pari meshkujt qe i rrethojne, i admirojne dhe jua lypin.
Degjoje se c’thone gjetke: – Good girls maybe go te the heaven, but bad girls go everywhere.
– There are not good girls gone wrong-just bad girls found out.
Ja dhe shqiptaret: – Vesha, kopilesha!
– Ha binisht bisht!
– Qofsh e mire, por pac fatin e kurves!
PER PROSTITUTAT ,NUKE DUHET TE KETE ASNJE PARAGJYKIM.PER TE ARRITUR ATY KU DONI ,DUHEN TE STUDIOHEN SHKAQET,MOTIVET PER TA BERE KETE VEPRIM . JANE TE SHUMTA ,DHE TE NDRYSHME.AQE ME TEPER QE PO FLITET NE DITET E SOTME .PROBLEMI ME I MADHE ESHTE SE ;KUSHE NE DITET E SOTME E GARANTON KARRIEREN E NJE VAJZE QE TE RALIZOJE ENDERREN E SAJE?PROSTITUTA NUKE ESHTE NJE ELEMENTE ,QE LINDE NGA HOBI QE KA NJE VEJZE PORE NGA KUSHTE EKONOMIKE QE GJENDET,NGA VEPRIMTARIA KRIMINALE,NGA SHANTAZHET E ,NGA BISNESET E MEDHA ,BEHET NGA HALLI.
PORE CFARE MUNDET TI THUASH ASJE QE TE MBAHET E NDERSHME ,PORE KURE E NDIGJONE SE SI KOMUNIKON PERDORE FJALE QE ASE EDHE PROSTITUTAT NUKE I PERDORIN.DHE KETA PERSONAI GJENE NE INSTITUCIONET PUBLIKE,EDHE NE PERLAMENTIN SHQIPTAR.PRANDAJ NJERIU GJYKOHET SE SI SILLET ,DHE SI KOMUNIKON ME NJERZIT NE SHOQERI.DHE JO PER ATE QE BENE.PO TU MBRONIN ME LIGJE PROSTITUTAT ,GJYSMA E MINISTRAVE, PARLAMENTAREVE ,SENATOREVE NE TE GJITHE BOTEN DO TE ISHIN NE BURGE PER PROBLEMET QE DO TU KRIJONIN NE FAMILJE RESPEKTINME TE MADHE DUHET TA KENI PER PROSTITUTAT , DHE JO PER ATA,QE BEJNE PROSTITUTEN PORE NE HOTELET ME 5 YJE. ……..POPULLI THOTE ……. DHIJA E ZGJEBOSUR ,BISHTIN PERPJETE.
Kjo është komplet jashtë çdo llogjike sepse harron qe edhe vete është një nga ato budallaqe të e rrenave dhe që në profilin e saj instagram publikon fotot e saj me rrecka që kanë emer dhe mbiemër. Kjo është nga ato ; “bëni si them unë jo si bej unë ”
Mos e shani që është fshatare sepse ato vajza punojnë në kushte të vështira për të ndihmuar familjet e tyre, ndryshe nga kjo “mendjendritura”
po ke te drejte moj linda ! kjo nuk ka familje rrit nje qen ! kiara ferranji eshte nene ka nje burr artist modern eshte modele ! kush eshte kjo qe ka me shume dashnor se kepuce !
E dashur Lea kjo është Iva Tiço, di të bëj ëmbëlsira.
Artikulli nuk është i keq, përkundrazi. Ka vetëm një problem të vogël dhe është që Iva ne kete rast fsheh një fakt që në profilin e saj instagram bën si një Chiara Ferragni e vogël. Atëherë kujt ia drejtohet me këtë titull vetes apo kolegëve të saja që bëjnë të njëjtën gjë
olinda ha ha ha ! edhe une bej embelsira ! kiara ferranjit ti marri te keqen ! rrit nje femije ! shoqet e veta jane prostituta instagrami !
undefined
Keshtu ka qene dhe keshtu dote jete, kjo ka te bej me trurin e njeriut I cili nuk mund te jete njelloje ne te gjithe epokat e jetes,dmth truri I njeriut I percepton gjerat ne baze te moshes qe ka ,kure je shume I RI ,kur shkon ne moshen e mesme, dhe kur je ne moshen e plakjes
Prandaj njerzit I perceptojne gjerat ndryshe ne jete.
Cfar do qe te shkruash per vajzat ,ato nuk mund te bejne ndryshe kur jane te reja nga shoqeriae rinise qe kemi sot ,kur jane ne moshen e mesme ato dote bejne sic bejne ato te moshes se mesme, dhe kur je ne plakje reagon,percepton,reflecton ndryshe nga ato gabime apo te mira qe ti mund te kesh bere
Prandaj jeta ecen me zhvillime te ndryshme ne kohera te ndryshme, dmth ecen perpara ashtu sic e bejne njerzit , ti dhe te tjeret nuk mund ta ndalojne dote
Po mire moj Ivana, te njejtin problem a nuk e kane edhe djemte ? Gjithashtu vetem ne Tirane eshte ky problem ?
Po mire moj Ivana, te njejtin problem a nuk e kane edhe djemte ? Gjithashtu vetem ne Tirane eshte ky problem ?
E bukur jo vetem ne pamje, e zgjuar dhe e bukur ne mendje dhe shpirt. Bravo dhe fat.
NJE GRUA E ZBUKURON EDUKATA, TURPI DHE DROJA E SAJ.
Veshja eshte kulture, respect per veten, eventin dhe njerezit qe te rrethojne. Per me teper kur eshte me emra e mbiemra, sic thote autorja, tregon STATUS. Problemi kryesor I shqipetareve eshte qe kete STATUS nuk mund ta pervetsojne edhe pse mund te veshin rroba te tilla pasi jetojne ne nje shoqeri paragjykuse brenda kornizave tradicionale. Vete shkrimi percjell kete ndjesi shoqeruar edhe nga komentet e njerezve. Rastesisht kam pare disa foto te publikuara ne nje rrjet social te kesaj Ives me nje grup gazetaresh qe e mbani veten per elite. Do ti thoja te kthehej dhe ti shikonte edhe njehere, pasi jeta eshte vertet e bukur pertej tavolinave te koktejeve, evenimenteve zhurmemedha, studiove televizive e baby shower-at me lule kumbulle ?
Shkrim i goditur.urime iva.kur lexova titullin thashe se e kishe rendu me fjalen budallacke por jo je e vertete vetem nje vrejtje kam duhet thene se c’jane pamvaresisht reagimit.