Nga Mero Baze
Alice Elizabeth Taylor nuk mund të ndalohet të jetojë në Shqipëri. Ajo është një blogere që punon për shtypin rus nga Shqipëria, e punësuar po ashtu në një portal pranë Partisë Demokratike, drejtuar nga këshilltari politik i Lulzim Bashës, dhe me sa duket krijon një sfond të dyshimtë për shërbimet e sigurisë lidhur me ndikimin rus në Shqipëri, por kjo nuk është arsye që ajo të mos lejohet të jetojë në Shqipëri.
Leja e saj e qëndrimit nuk është rinovuar, dhe sipas burimeve konfidenciale, shërbimet e sigurisë nuk kanë dhënë miratimin, por kjo pengesë duhet tejkaluar për disa arsye.
Së pari, fakti që blogerja punon për shtypin rus nga Shqipëria dhe ka qenë e përfshirë në një reportazh propogandistik të “Rusian Today” më 16 shkurt, nuk flet për rrezikshmërinë e saj si reportere, por për nivelin e propagandës së shtypit rus dhe besushmërinë e tij.
Ajo mund të jetë blogere jo profesionale, por kjo nuk është arsye pë ta larguar nga Shqipëria. Në Shqipëri ka qindra gazetarë të dobët, të paaftë dhe shpesh agresiv ndaj vendit të tyre, por ata i kemi mes nesh dhe nuk mërzitemi.
Berisha na ka pas shpallur dikur puçistë dhe donte të na dënonte për grusht shteti, apo te zbonte Carlo Bolinon, si agjent italian, por kjo është një gjë që i shkon vetëm atij.
Veprimtaria e saj gazetareske nuk duhet të përbëj kurrë një arsye për ta larguar nga Shqipëria. Ajo është thjesht ilustrim i shtypit propogandistik të opozitës dhe asaj çfarë i intereson shtypit rus për Shqipërinë, por jo një arsye për të mos ja rinovuar lejen e qëndrimit.
Së dyti, zonja në fjalë, siç mësohet, bashkëjeton me një qytetar shqiptar dhe pret një fëmijë. Ajo do të jetë së shpejti nëna e një fëmije shqiptar, dhe kjo është një arsye e mjaftueshme sociale që ajo të jetojë në vendin tonë si pjesë e shoqërisë shqiptare. Askush nuk mund t’ia mohojë asaj të drejtën të jetoj këtu, ndërkohë që pret një fëmijë shqiptar. Ndaj çdo procedurë e bllokuar ndaj saj duhet parë me kujdes, edhe në këtë aspekt.
Ajo thjesht duhet të demonstrojë qe paguan taksat per te ardhurat prane portalit te PD, apo deklaron te ardhurat e saj si reportere e shtypit rus dhe nuk duhet te kete asnje pengese.
Së fundmi, çfarë është dhe më e rëndësishme, nuk dua të kuptoj çfarë faktesh ka në dosjen e saj, që e pengojnë të rinovojnë lejen e qëndrimit, por Shqipëria nuk rrezikohet nga korenspondentë publik të shtypit rus, qofshin dhe anonimë, apo te pakredituar sipas rregullave.
Shqipëria ka plot politikanë pro rus që e kanë të hapur veprimtarinë e tyre, dhe kjo nuk i penalizon ata.
Presidenti i Republikës eshte nje i perfolur prej tyre. Ndërkohë, kryetari i opozitës, Lulzim Basha, është në hetim në SHBA dhe Skoci për pagesa nga lobistë rus dhe letërporosia ka ardhur në Tiranë prej disa muajsh.
Prokuroria e Tiranës ende nën pushtetin e opozitës, ka neglizhuar deri më sot ta marrë në pyetje, edhe pse ja kërkon SHBA dhe Skocia.
Pra, kur ne kemi politikanë të këtij niveli me letra të qarta nën hetim si pro rus, si mund të merremi me një blogere dhe t’i mohojmë të qëndrojë në Shqipëri!
Nga ana tjetër, Shqipëria ka qindra gazetarë të papërgjegjshëm, që i bëjnë dëm Shqipërisë duke qenë shqiptarë, dhe nuk ngeli të na prishë imazhin një blogere që ka ardhur këtu për qejf të vet apo për hall të vet.
Lereni Alicen të shijojë jetën në Shqipëri, të rrisë fëmijën e saj këtu dhe të provojë të bëjë diçka të mirë për Shqipërinë .
Çdo gjë tjetër, përvecse ndonjë cështje kriminale, nuk mund ta largojë atë nga ky vend. Do të ishte mirë që vet qeveria t’ia përtërinte lejen.
Në mos jo, gjykata duhet të vendosë pro saj, bazuar në lirinë që Kushtetua i jep cdokujt për t’u shprehur dhe për të shkruar në këtë vend atë që mendon.
Nuk besoj se e keqja Shqipërisë i vjen nga një blogere e huaj që gjendet në Tiranë, qoftë dhe për të raportuar për shtypin rus.
E keqja mund të na vijë nëse devijojmë nga rruga drejt Perëndimit, qoftë dhe nga ndikimi rus. Dhe këtë mund të na e bëjnë politikanët, jo blogjet.
Jo, nuk duam agjenturë ruse në Shqipëri. Ti që ke shkruar këtë je idiot që nuk është di se çdo to thotë të mbrosh interesat kombëtare.
O Mero po eshte e vertete se ka mjaft plehra gazetare shqiptare por keta jane m*ti yne dhe perse duhet te mbajme dhe m*tin e te tjereve ?Kur nuk mendon ajo vete per femijen e saj perse duhet te mendojme ne?Perse duhet te rrije kur po punon ne dem te Shqiperise??????Te shpallet NON GRATA sikur do te ishte shpallur dhe ne vendet e tjera .
ti personx qenke rrot kari
Ke të drejtë Mero, nuk duhen larguar nga Shqipëria spiunat pa zarar si kjo rusja por budallenjtë me brirë si unë. As me këtë xhevair që thashë tani nuk të mbushet mendja të më bësh personazh të antenës? Aman më bëj se mezi po duroj. Mbeta duke ngrënë dreka e darka pune nëpër restoranta me më budallenj se vetja.
O Nebil me ate mbiemer te madh, por nuk e kupton qe kjo eshte e gjitha ironi e Meros per politikanet qe kemi ne, pa ju dogj barku atij per bjonden ruse ! Apo per ate binane qe do lindi shqiptar, sa bina te tille kemi ne qe jane tu pellcasish trute.
Alice Taylor nuk eshte spiune por ajo eshte nje personazh fals i krijuar dhe kultivuar nga organizata me qellime te erreta qe jep borxh emrin per te publikuar artikuj te cilet nuk jane te sajat ne gazeta ne dy vende te ndryshme . Nje idiote qe nuk ben as kerkimin me te vogel per te kaluaren e ketij vendi te cilin ajo “e dashka” kaq shume nuk ka sesi te quhet gazetare. Thjesht nje “idiote e nevojshme”. Le te rrije po te pakten ta dime kush e paguan.
Mero,
Alicia qe pershkruan ti paguhet me para te cilat duan te destabilizojne Ballkanin, duan ti vene flaken Shqiperise qe te shpejtojne nje takem si Berisha dhe Ilir Meta, dhe qe duan te largojne Shqiperine nga rruga e Europes dhe duan te prishin mardheniet e Shqiperise me Miqte e saj perendimore.
A nuk jane keto te mjaftueshme per tia treguar rrugen ne shtepine e saj! Per mua eshte njelloj si nje agente e huaj, por e veshur me petkun e gazetares! Per tu kamufluar me mire ka gjetur dhe nje partner shqiptar.
Prsh si ta lem ne ketu kur nje njeri punon per te keqen e ketij vendi . Mua .e duket e papranushme . Dhe sa per femijen qe pret . Un linda dy ne europe dhe kisha 17 vjet qe jetoja atje me letra te perhershme e mi hoqen . Se tha je rrezik per shoqerin belge. Po kjo kurva nuk eshte rrezik per shoqerin shqiptare . Prandaj te mori valixet e te iki ne rusi dhe e ka pak.
ne rast se ajo ka shkelur rregullat e qendrimit,nuk e di cfare statusi ka,me vize apo qendrim te perkoheshem,por ajo sipas ligjeve duhet te deportohet nga ka ardhur dhe te mos shkele per 5 vjet apo si i kane ligjet shqiptare,ne rast se kemi ligje dhe jo rrumpall
Mero. Je i jashtezakonshem. Nuk do mend qe eshte shkrimi jot. Kush nuk e njeh stilin tend?!
Salihut, Ilirit dhe Lulit thuaju ç’ te duash. Permendu tere prapesite e perbindshme qe i kane bere vendit. Ata ato i anashkalojne dhe flasin per te tjeret, per gjera mjaft pa rendesi, duke shpifur. Thjesht jane te pa pare…
PSE SKE VEN EMRIN TE QIFSHA MOTREN TY DHE BLOGERES RUSE MOR PLER .E KENI KTHYER VENDIN NE KAZAN PLERASH ME BLOGER E SOJ SOJ KURVASH TE SHERBIMEVE TE HUAJA QE VIN DHE BEJN ÇFAR TE DUAN JU SHKERDHEFSHA RRACEN
PSE SKE VEN EMRIN TE QIFSHA MOTREN TY DHE BLOGERES RUSE MOR PLER .E KENI KTHYER VENDIN NE KAZAN PLERASH ME BLOGER E SOJ SOJ KURVASH TE SHERBIMEVE TE HUAJA QE VIN DHE BEJN ÇFAR TE DUAN JU SHKERDHEFSHA RRACEN
Shoku, je fjetur mbrapsht sot o karuc Vlore? Emrin e ke me shkronja te medha Mero Baze
o mero plehu ti para ca ditesh ke than qe protesta opozites transmetohet direkt nga tv rusise,sepse pd-ja asht e lidhune me rusin….tash ti mor bythqim del e thu mos e deboni kete femnen se asht e mire jo agjente etj etj une nuk e di a asht apo jo agjente po e shoh se ty dikush te ka friksu ose je vet i pagum prej rusve per shume shkrime te pista qe boton ktu,rrezik edhe ti je koleg spihun i ksaj ne rrjet qe punoni per interesa te rusise,,tash del ti me dy standarte pleh hesapi
undefined
Shqiperise nuk i kane munguar kurre spiunet nga gjaku i saj, ky asht fakt.
Shqiperia dhe shume shtete te tjera te vogla apo te dobeta, jane gjithmone nen tutelen e shteteve te fuqishme. Ne si shtet, kemi qene, jemi dhe do te jemi nen tutelen e atyre shteteve qe jane ma te fuqishem , qofte Amerika qofte Rusia. Fati i jone shkruhet nga gjeopolitika e kohes e jo nga forcat tona ( me Alice-n apo pa Alice-n ).
Nje gje me habit !! Simbas artikullit, ketu ne Shqiperi njifen kush jane personat e sherbimit Rus apo kujdo tjeter dhe nuk arrestohen, e ne merremi me Alisen !!
Te lumte Mero, shikon gjerat ashtu siq jane per tu pare.
Femija qe pritet te lind kjo, atdhe do te kete Shqiprine, po memedhe, Rusine(?!!!)
Kushtetuta ju jep te drejten shtetasve Shqiptar jo Rus zar.
U trembe o Mero… Para pak ditesh fole ndryshe Tani I del krah. Kjo eshte nje mendjemadhe qe se ka shoqen. Propagande per PD. Liria è fjales eshte te kritikosh kedo no ca te njerkes e ca te nenes sic bente kjo qe se spo marim vesh eshte angle ze apo malteze apo ruse apo thjesht trillim. U be bytha è kesaj te vin ne shqiperi e te na tregoje ne. Kjo e Ata qe i servilozen mbas kesaj bashke me ate burrin qe ka si brezhnjevi.
Mero informonu mire si fillim . Un kam jetu ne Malte dhe kam nja dy pyetje per zonjen a zonjushen
1-perse dhe si je larguar nga Malta?
2-A ke probleme me drejtesine ne atdheun tend ( Britani e Madhe ) e nese ske pse nuk shkon te ankohesh ne ambasaden britanike ne Tirane sepse ajo e ka detyrim te kujdeset per shtetasit e saj kudo qe jane. Nese je ankuar a mund ta dime si ka reaguar Ambasada juaj (Britanike)
3-A keni probleme me drejtesine ju dhe i dashuri juaj ne ndonje vend te BE ???
4-Qe te maresh o rinovosh leje qendrimi zyrtarisht ne cdo vend te botes duhet te deklarosh taksat ( meqenese punoni ne disa media sic e keni deklaruar ju vete) .Ju lutem paraqitni listen e taksave qe keni paguar …respekte e kaq per momentin ..