Rishfaqet "shqiptari më i urryer" në botë: Drejton nga burgu "kompaninë" e tij me celularë... kontrabandë

7 Mars 2019, 18:02Bota TEMA

Gazeta e njohur amerikane “The Wall Street Journal” ka ripërtërirë sagën e Martin Shkrelit, ekzekutivit famëkeq të farmaceutikës që po vuan dënimin në një burg federal.

Një shkrim i posabotuar shkruan se shqiptaro-amerikani ende drejton kompaninë e tij ndonëse ndodhet në burg. Këtë e realizon me një telefon celular të futur kontrabandë.

Lajmi ka bërë valë në rrjetet sociale, me një numër reagimesh të zemëruara, po edhe me një grup të vogël por të përkushtuar përkrahësish që sheh një element të fortë zbavitjeje te aventurat e Shkrelit.

Ish-ekzekutivi që mori emër të keq kur çoi në mënyrë stratosferike çmimin e një ilaçi dhe e mbrojti me cinizëm dhe mospërfillje vendimin e tij, u kthye në një simbol të grykësisë të industrisë farmaceutike amerikane.

I dënuar për manipulimet e tij në bursë, ai ka bërë disa herë lajm nga burgu, po tani duket se ka premtuar se do të kthehet përsëri në lojë si një multimilioner.

Ai vuan dënimin në një dhomë burgu bashkë me 11 të burgosur të tjerë, në Fort Dix, New Jersey. (Ruben Avxhiu)

4 komente në “Rishfaqet “shqiptari më i urryer” në botë: Drejton nga burgu “kompaninë” e tij me celularë… kontrabandë”

  1. D-Malesia says:

    Sali Berisha eshte shqiptari me i urryer ne bote . Martini nuk ka bere gje ne krahasim me saliun . ai ka gjak ne duart e tij , edhe me shum se enveri …

  2. Jorsili says:

    Pse ky eshte shqiptari me i urryer!?
    Une di se njeriu me i urryer ne bote nga shqipraret eshte Sali Berisha!

  3. realisti says:

    Se mar vesht se c’paska bere realisht ky (ekzekutivi !!) SHKRELI per te merituar “titullin,, shqiptari më i urryer ! Mbase ndokush do kete mirësinë të na e shpjegojë. Falimnderit!

    1. Daku says:

      Ta shpjegoj un nqs nuk e di. Atehere ky zoteria bleu aksionet e firmes farmaceutike we prodhontr ilacin ose me sakte kuren per te mbajtur ne kontroll semundjen Aids. Sapo e bleu e rriti cmimin e ilacit nga rreth 2 dollare ne 750 dollare, pra denoi me vdekje shumicen e njerezve te prekur nga kjo semundje sepse nuk kishin mundesi ta blinin. Flitet per 1 pilule te vetme ky cmim.
      Edhe pse qeveria amerika e dhe organizatat e shendetit i bene thirrje te veje doren ne zemer e te nderroje kurs, ai u pergjigj qe nuk i plaste fare per te tjeret dhe se firmen qe bleu e beri pikerisht per te shfrytezuar rastin e per te bere para.
      Ketu hyri ne loje FBI qe e kapi me presh ne dore me pislleqe qe kishte bere ky me aksione ne burse duke mashtruar aksionere e duke mos paguar detyrimet.
      Morali i kesaj eshte qe mos i dil kunder shtetit se e ha sa krahu. Se Amerika nuk eshte Shqiperia qe paguan gjykatesin ashiqare fare dhe del i pafajshem dhe askush se rruan me.
      E more vesh se pse e kane quajtur shqiptari me i urryer? Sepse denoi me vdekje miliona persona neper bote qe nuk mund te blinin ilacin me ket cmim absurd, shkurt shqiptar i poshter.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje