SHBA: Korea e Veriut ka ngritur sërish bazën e hedhjes së raketave

7 Mars 2019, 21:45Bota TEMA

Baza e lëshimit të raketave që Koreja e Veriut kishte filluar të shkatërronte në kuadër të afrimit të saj me SHBA-në është sërisht operacionale pasi ishte rindërtuar shumë shpejt nga Pheniani, raportuan sot ekspertë amerikanë.

Duke u mbështetur në imazhe të reja të marra të mërkurën nga sateliti, dy qendra reflektimi të Uashingtonit, “Center for Strategic and International Studies” (CSIS) dhe “38 North” theksojnë se “baza Sohae (ose Tongçang) është rikthyer në gjendjen operacionale normale”.

Donald Trump kishte paralajmëruar të mërkurën se do të ishte “shumë, shumë i zhgënjyer” nëse këto informacione do të konfirmoheshin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje