Arkitekti Italian Stefano Boeri ka projektuar kullën e pyllit vertikal për Tiranën në të cilën do të mbillen lule dhe barishte shumëngjyrëshe me aronë.
E quajtur Pylli vertikal në Tiranë, kulla me një fasadë xhami e përbërë me ballkone aromatike do të jetë një nga pyjet vertikale karakteristike të Stefano Boeri Architetti.
Pyjet vertikale janë ndërtesa në të cilën mbillen pemë, barishte dhe lule për të rritur sipërfaqet jeshile ne qytete dhe për të përmirësuar cilësinë e ajrit rreth.
Bimët e mbjella thithin dioksidin e karbonit dhe elemente të tjerë ndotës dhe krijojnë mikroklima të cilat janë më të shëndetshme për rezidentet.
Stefano Boeri Architetti janë të specializuar në fasadat jeshile dhe ka projektuar kulla ne qytete si Milano, Utreht dhe Nanjing.
Në fasadë do të mbillen 3200 bimë si edhe 145 pemë.
Stefano Boeri Architetti deklarojnë se ky projekt do të sjellë 550 metër katror sipërfaqe të gjelbërt në Tiranë.
Kulla do të jetë e 21 kate e lartë me 105 apartamente si edhe do të përfshije dyqane në katin e parë edhe 4 kate nën tokë.
Dhe gjithe mizat e mushkonjat brenda ne shpi gjate veres ne 40 grade ?