Alienët e revoltës!

8 Mars 2019, 17:52Politika TEMA

Nga Frrok Çupi

-Kush e bëri të flasë memecin e bjeshkës?… Një natë vere e zuri gjumi në lëndinë dhe të nesërmen erdhi në shtëpi me gojë. Një alien kishte ardhur nga qielli pranë trupit të djalit- tregojnë

-Kush i ndërtoi piramidat e Egjiptit? Masat e gurit që u vendos para 5 mijë vjetësh janë jashtë mundësisë së mjeteve të kohës… Për fuqinë e alienëve mendojnë.

-Kush ia dha protestës së Tiranës atë fuqi që opozita kurrë nuk e ka? Opozita është pa elektorat, e qullët dhe pa lider; ajo thotë se nuk ka para aq sa për të paguar skuadrat e forcës dhe militantët e dhunës, vetë e kemi parë opozitën që ‘edhe rëndësi po ë ketë, as drurin e thjeshtë pesë pëllëmbë s’e ngre dot’, sipas Majakovskit… Ku e kishte gjithë atë fuqi sa të kërcënojë fuqitë e Perëndimit (Amerikë dhe Europë) se ‘as dua t’ía di për ju’?

Për të gjitha ato që arrihen jashtë mundësive natyrale a financiare të subjektit, bota ka vënë gishtin mbi ‘alienët’…

Para alienëve kryetari i opozitës nuk kishte kërcënuar as marrëdhënien me aleatët, as paqen në vend, as stabilitetin… Papritur lideri deklaroi se ‘nuk duam stabilitet…, duam demokraci”. Deri dje nuk e mendonim dot se si do të goditej hapur stabiliteti… As në vitin e shkatërrimit (’97) politika nuk mundi të kërcënojë haptazi ‘stabilitetin’.

Nga është grumbulluar gjithë energjia për të goditur stabilitetin? Stabiliteti është pika e dobët e rajonit. Në vendin tonë është bërë shumë kohë pa shkaktuar trazira… Zhvillimet e fundit në Shqipëri në këndvështrimin e Bashkimit Europian shikohen si destabilitet, tha sot në Tiranë drejtori për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Christian Danielsson.

‘Alienët’ vijnë nga jashtë. Vendi ynë ndodhet në rajonin ku prej kohësh janë paralajmëruar trazira a konflikte për shkak të ndërhyrjes nga jashtë, sidomos Rusia. Perëndimorët ( Evropë dhe Amerikë) japin alarmin se Rusia po tenton destabilizimin e Ballkanit. Vajtje- ardhjet e ambasadorëve në zyrat e opozitës dërgojnë aty pa pushim shqetësimin se opozita po ndjek skenarë që i shërbejnë vendeve armike. Veçanërisht pas zgjedhjes së Donald Trump dhe pas Brexit, fuqia e Lindjes e çmon ndërhyrjen si më të domosdoshme dhe më të shpejtë. Në rajon janë konstatuar politika të fshehta që përcjellin ‘rusizimin’, investime nga Rusia, ndërhyrje financiare në xhepat e politikanëve për të minuar procesin në Shtetet e Bashkuara, etj. Mediat e Putin janë më aktivet në historinë post- Stalin, në revoltat e opozitës.

Rusia ka kthyer sytë nga vendet në krizë dhe me paqëndrueshmëri politike. Sipas tyre, në shtetet Ballkanike, ku ka përplasje, operojnë dhe fraksionet ruse. Dimitar Bechev, hulumtues në Qendrën për Studime Sllave, Euroaziatike dhe Lindore në Universitetin e Karolinës së Veriut, në një intervistë së fundi ka treguar se si Rusia po shtrin tentakulat në vendet ballkanike.

I pyetur se çfarë sjell ndikimi rus, ai ka thënë: “Skenari më i keq është izolimi!”.

Njëherësh me goditjen mbi stabilitetin, opozita ka shpallur tendencën e izolimit nga Perëndimi. Goditja mbi stabilitetin dhe izolimi- ‘komunikojnë’ dhe ushqejnë njëri tjetrin. Pasi të arrihet ‘status quo’ e parashikuar, opozita dhe të tjerë e kanë më të lehtë kapjen e shtetit. Dhuna bëhet më e natyrshme; ajo sapo ka nisur në protesta; analistë të ndryshëm paralajmërojnë skenar të zi se në 16 mars do të shkaktojnë edhe viktima si trofe për fitoren e opozitës. Pak më vonë ndërhyrja e huaj mund të jetë shumë më kërcënuese, deri në jetën e individit, në të drejtat dhe në trojet e kombit.

Sigurisht, sot për sot, as Rusia as Kina nuk mund të bëjnë aq sa duhet për të zëvendësuar Perëndimin. As Turqia nuk mundet. Qytetarët e Ballkanit- që nga Serbia e Shqipëria- nuk drejtohen për punë në Rusi e Kinë, as për shkolla, as për shkencë. Por këtyre aktorëve të jashtëm nuk iu intereson sa mund të bëjnë pasi të rrëzojnë përtokë stabilitetin. Kaq e kanë, deri këtu.

Edhe opozita, me filozofinë e saj të ‘goditjes mbi stabilitetin’, kaq kërkon. Më tej, opozita nuk ka thënë se mban përgjegjësi. Opozita ka deklaruar se ‘nuk do pushtet’, që kush do të kuptojë kjo do të thotë se ‘nuk mban përgjegjësi’, as ka kapacitete për të qeverisur. ‘Alienët’, me siguri kanë investuar deri në rrëzimin përdhè të stabilitetit.

Pse opozita kërkon ‘demokraci pa stabilitet’?

E para, në raport me shtetin dhe shtetformimin, kjo paradigmë nuk ka sens. Por politika me kokë në thes bën atë që i thotë tjetri. Ai që paguan, ai ka të drejtë të shtrembërojë edhe teorinë.. Alienët ua kanë kërkuar ‘demokracinë’ pa stabilitet, si një moment të rrëzimit të shtetit.

‘Demokracia pa stabilitet’ e dërgon shtetin në reanimacion. Aty shteti bëhet gati të presë çdo lloj infeksioni ose kirurgu.

… Dhe njëkohësisht prerja me thikë e marrëdhënieve me Amerikën dhe Evropën! Atëherë këtu ‘jemi vetëm, bëjmë si duam’. Kjo mjafton për ta bërë gati Shqipërinë që të vihet në akse të tjerë ruso- sllave, ose të paktën për të vonuar a penguar anëtarësimin në BE dhe në euro-atlantizëm.

Alienët kanë nisur të duken që prej vitesh në rajonin tonë. Në prag të zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara, u kryen dy grushte shteti: Mali i Zi, Turqi, dhe aty ngeci plani. Tani përsëri Ballkani është i ‘alienuar’ me qëllim që të krijojë ‘reanimacionin’ e shteteve.(AFP.al)

23 komente në “Alienët e revoltës!”

  1. Ilir says:

    Shume sakte
    Por keta tanet mos i quaj Alien
    Por bisht qen
    Se me Ameriken aha skane takat te merren
    Te fala i bejne kamarierit dhe penicilines ata me nje bilbil

  2. Sinqeritet says:

    saLESHbisturidockaraxhicserbi,hedh gurin dhe fsheh doren.Duke kurdisur trupeshqit kukllat vrases.
    Fundja murri nuk luan,burri luan ,pastaj dhe Rusia Europe eshte.
    MJERR KY POPULL!

  3. Arbeni says:

    Z. Frrok, mund te them pa medyshje, se shkrimi i sotem dhe ai i para disa ditesh, tregon mese miri se tashme jeni hyre ne gazetarine profesioniste dhe te paanshme! Une ju pergezoj per kete shkrim dhe per guximin tuaj te treguar tashme haptas!
    Te gjitha keto qethoni ju jane te verteta dhe skenari rus per destabilizim te Shqiperise mund te vihet ne skene. Opozita, me ne krye Sali Berishen e ka marre vijen e sjelljes (dhe bashke me kete edhe fondet monetare) dhe po e zbaton me saktesi, drejt perplasjes me arme, qe ata e deshirojne shume qe te ndodhe!
    Po ne te tjeret, apo populli, cfare duhet te beje? Te beje sehir?
    Ajo qe dua te them me kete rast Evropa dhe Amerika nuk kane folur ne force, por me fjale te buta, per te cilat Sali Berisha nuk pyet fare. Nese Evropa dhe Amerika nuk behen daktore, atehere Shqiperine ka oer ta marre lumi.

    1. korçari says:

      Z.Frrok me kete shkrim tregoni se mbase nuk jeni agjent i serbeve apo ruseve por jeni agjent i nje vendi tjeter ….as me shume dhe as me pak sepse ai qe gelltit çorben e prishur vazhdon te vjelle gjithe jeten.

  4. Sit back and relaks■●▪%^* says:

    po stabiliteti pa demokraci cfare quhet shoku Çupi?!!!

    1. Pallamani says:

      Ik mer pallë

    2. Le lee says:

      topi eshte i imi.penalltin do e gjuaj vete,

  5. Cupi shpirt zi,pasi i fryu zjarrit per lulushen e muniken e sali vampirin,u kujtua ta shuaj me shurren e tij.
    Ose ilirfloriri dhe saliqeni ja nderpren furnizimin me para ose edi i ka zgjat ndonje kocke per ta lepir.
    Keta llij servilesh zjarrvenes ngelen bisht qeni

  6. USA says:

    O SHOKU KUR KA STABILITET DO TE THOT QE KA DEMOKRACI POR STABILITETIN E KERCENOJN KETA ROBQIRET QE JAN ME DOSJE DREJT BURGUT

  7. USA says:

    O SHOKU KUR KA STABILITET DO TE THOT QE KA DEMOKRACI POR STABILITETIN E KERCENOJN KETA ROBQIRET QE JAN ME DOSJE DREJT BURGUT

  8. olimpia says:

    Cupi,mund te shtoj dicka per alienet.Ne gjuhen profesionale quhet …i katerti….Keshtu veprojne sherbimnet sekrete qe merren me trazirat politike dhe grushtet e shtetit.Si veprohet ?.Pergatitet objektivi….destabilizimi i nje vendi,ne rastin tone destabilizimi i Shqiperise..Krijohet berthama qe realizon planin…keta jane truri qe planifikojne gjithcka…pra keta jane alienet qe askush nuk i njeh ,nuk i shikon.Keta jane…te paret…Te paret vene ne levizje personazhe politike dhe media qe hedhin helmin per konsum.Zakonisht jane …miq dhe personalitete te huaja,politikane apo gazetare….Si rastesisht ne nje tavoline duke ngrene dhe disktuar hidhet ideja…konkretisht…Shqiperia po vuan ….keta jane ish komuniste…njerezit po ikin…zgjedhjet uy vodhen… nuk ka rruge tjeter vec forces…dhe slogane te tjera te cilat interlokutoret idiote si Basha apo Mona i bejne menjehere prone dhe motiv.Jo pse nuk e dine por u interson ta besojne.Nga tavolinat e erreta …te dytet…pra politikanet tane hidhen ne veprim dhe fillojne perpunimin psikologjik per realizimin e objektivit.Ata nga ky moment ,duke pranuar nje platforme shkaterruese jane shnderruar ne mercenare.Vasalet e tyre servile deputete dhe gazetare pra ….te tretet…fillojne te perpunojne ..te katertit…doren vepruese zjarrvenese.Keta jane thjesht nje turme pa asnje ide ,por te rrezikshem sepse vetem veprojne pa patur asnje pergjegjesi mbi ate qe bejne.Te katertit…jane forca e verber shkaterruese qe ne momente te vecanta ,per aresye nga me te ndryshmet mund te sjellin tragjedi te verteta .Sepse ata nuk mendojne ,ata jane thjesht kriminele inkoshiente pa atdhe,ata te vrasin edhe per 20 euro,duke patur idene se bejkne nje veper te mire.Gjithe kete situate Rama duhet ta marre seriozisht situaten.Ndoshta ka ardhur momenti te therrase ne shesh popullin e majte dhe cdo shqiptar atdhetar per ti prere rrugen anarkofashizmit tribal te paguar nga …te paret…ruset dhe serbet.

  9. Fatmir says:

    I dashur Frok,
    Nese duhet te shkruash me cdo kusht kunder opozitesh, ky eshte nje shkrim mjeshteror.
    Nese te intereson demokracia, Ju lutem ndihmo Shqiperine, sepse faji qe eshte Shqiperia në kete gjendje jane njerezit e mire , nuk jane njerezit e keqinj. E keqja perhapet natyreshem, kur njerezit e mire jane indiferente, sikurse gremi mbulon token kur njerezit nuk punojne.
    Me respekt
    Fatmiri

  10. vp says:

    duket vertet dicka qe nuk shkon ne rregull po te shohesh me vemendje mimiken dhe fytyren ne foton e mesiperme….thua te jete e vertet se Sala ka qene i kuruar per probleme psiqike ne kohen e monism it?

  11. bes says:

    Perfekt,llogjike e nje gazetari te mirefillte.Por…medalja ka dy ane.Shkruaj edhe per anen tjeter,me te njejten fryme e ciltersi.Fol hapur per katrahuren e ketij vendi qe ka fat ta udheheqin vec bastarde,ne kuptimin e vertete te fjales.

  12. Jimi says:

    Nje gje nuK eshte percaktuar qarte nga ana e autorit, qe mesa duket tani na i paskan ardhur mendet dhe qenka “kthjelluar”!? Bojkotimi i perendimit dhe “perqafimi me alienet” nga opozita dhe ne vecanti e lidershipit te saj nuk eshte qellim ne vetevete! Eshte thjesht sinkronizim interesash. Opozita e sotme dhe lidershipi i saje duke qene te ndergjegjshem se me zgjedhje te lira e demokratike nuk vijne dote ne pushtet, kerkojne te krijojne nje destabilitet te mundeshem ne vend, te dyja palet, lidershipi i opozites dhe “Alienet”, ose “Ariut I bardhe” ndihmojne njeri tjetrin. Nje bashkpunim per destabilizim te vendit, krijon nje shtrat politik ideal qe Ariu polar pa shum siklet te shtrije putrat e veta ne kete truall kaq te lakmuar per te. Ndersa lidershipi politik me ndihmen dhe financimin e ketyre alieneve duke e destabilizuar vendin, minon dhe hedh ne ere te gjitha reformat e ndermara nga maxhoranca ne bashkpunim me Daj Samin dhe Europen. Kjo do ti japi asaj mundesine qe jo vetem ti shpetoj ndeshkimit nga nje drejtesi e reformuar, por edhe ti japi asaj mundesine qe te uzurpoje edhe nje here pushtetin e humbur nga votbesimi popullor. Ky lidership i opzites se sotme eshte me te gjithe ata qe e sjellin ne pushtet, qofte ky edhe vete “Ariu i bardhe”!

  13. Qendrimi ne krmbe. says:

    O “Sito” ke folur me Zigur Qarrin? Fol se mos kthjellohesh.

  14. Realisti says:

    Z.ÇUPI TE FALENDEROJ.
    MBI TE GJITHA SHQIPERIA.
    ANALIZA E KONKLUZIONET TUAJA SHUME TE SAKTA.
    LULI ESHTE BERE KAQ TRIM …VETEM NGA MBESHTETJA …VEÇ TE TJERAVE EDHE ME FONDE PER
    PROTESTUESIT NGA RUSIA.
    MJERE POP.YNE.
    QE NUK PO JU MBAROKAN TRADHETARET.
    PO I DEL BOJA SALIUT…..LIDHET FORT LULI.!!!!!????

  15. Om says:

    Hihihi Frroku vetem e dredh…o mendjelehte se kuptoni qe Frroku po pret shperblim

  16. luan says:

    Frrok,
    Nuk kam lene Editorial tendin pa lexuar ne Koha Jone, ne vitet ’90. Ku u zhduke pastaj? Pse u bashkove ma Djallin?
    Po tani a mund te besojme perseri ne keto qe shkruan?! Shume zor.

  17. Refugjati says:

    Për mesazhin që kërkon te percjelle z.Çupi,ky është një shkrim opurtunist.E njeh realitetin dhe ne menyre figurative ndryshe e percjell tek lexuesi.Te gjithë e shohin ujkun,Frroku na tregon perralla.

  18. Ad says:

    Anija po mbytet, minjte e zgjuar, por minj, ikin te paret…

  19. realisti says:

    Demoraci apo stabilitet? Kjo eshte çeshtja Çështe me e rendesishme stabiliteti apo demokracia? Kush e tremb e preokupon individin me shume mungesa e stailitetit apo e demokracise? Stabiliteti apo e thene ndryshe gjendje e qendrueshme eshte ajo qe i mundeson njeriut te rrisi kerkesat per menyrat me te pershtatshme te qeverisjes (monarki , aristokraci, demokraci). Mendoj se perzgjedhja e sistemit qeverisës behet ne menyre qe te arrihet sa me pare stabiliteti. Kjo shpjegon arsyen e pranimit nga popuj te ndryshem menyrat e ndryshme te qeverisjes deri dhe diktatur, kujtojm ketu Gjermanine dhe partine naziste te Hitlerit. Po pse i votuan dhe i meshteten masivisht ne fillim keta popuj diktaturat ? Sepse ato .garantonin per momentin stabilitet duke vepruar me dore te forte. Kjo besoj tregon se njerezit i tremben me shume destabilitetit se diktatures.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje