Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca, duke folur nga Shkodra për situatën politike në vend e ka konsideruar një rast të paprecedentë djegien në bllok të mandateve parlamentare nga opozita.
Por edhe më shqetësuese për Sorecën, është fakti se opozita po mban qëndrim pa u kthyer pas dhe kjo sipas tij nuk është gjë e mirë.
Ai ka ftuar palët politike të tregohen të përgjegjshëm dhe të dialogojnë.
“E drejta për të protestuar është për të gjithë dhe ne mbështesim të gjithë ata që protestojnë, por kjo gjë duhet të jetë e paqme dhe pa nxitje për dhunë.
Nxitja për dhunë është e pafalshme dhe ne presim që protestat në vijim te jenë pa nxitje dhune.
Situata është e paprecedent, kemi folur me te dyja palët. Jemi takuar me qeverinë si dhe opozitën. Opozita po mban qëndrim pa u kthyer pas dhe kjo është për të ardhur keq.
Ja kemi thëne disa here ketë gjë, por pa sukses. Kjo ndikon në integrimin e Shqipërisë. Ne kemi kërkuar dialog dhe jemi te paanshëm.
Ne i kemi kërkuar qeverise që të dialogojme. I bëjmë thirrje të gjithë politikaneve të Shqipërisë që të mbajnë anën e qytetareve. BE mbështet interesat e qytetareve të Shqipërisë. Situata në vend minon ketë dëshire të 93 % të qytetareve shqiptar për integrim dhe është anëtarësimin në BE qëllimi i jonë ndaj Shqipërisë. Ne rast moszgjidhje të këtij ngërçi integrimi i Shqipërisë është në rrezik.
Ftoj institucionet të luajnë rolin e tyre në demokraci, të kujdesen për interesat e banorëve. I bëjmë thirrje të të gjitha palëve të marrin pjesë në zgjedhjet vendore si e vetmja mënyre demokratikë”, ka deklaruar Soreca.