Pas vendimit të kreut të PD-së, Lulzim Basha për të djegur mandatet e deputetëve, të tjerë kandidatë në listat pritëse kanë pranuar mandatin.
Një ndër ta është edhe Kujtim Gjuzi, kryetari i Partisë Konservatore, i fundit në listën shtesë të Qarkut Durrës, i cili ka pranuar të marrë mandatin e deputetit.
Mbrëmjen e djeshme, i ftuar në studion e emisionit “Të Pakespozuarit”, Kujtim Gjuzi ka thënë se ka vendosur të pranojë mandatin e deputetit, pasi është konsultuar me ndërkombëtarët.
Gjuzi po ashtu ka thënë se është mik i Amerikës, për shkak se mban një orë “Atlantic”.
Por, ndërsa Gjuzi fliste për “opozitën e re” që po krijohet, mes të ftuarve në studio kishte shpesh të qeshura, ndër to edhe analisti Andi Bushati.
Kjo duket se e ka acaruar së tepërmi Gjuzin, i cili iu drejtua Bushatit, “Bushat kujdes! Të fus golin si Bashkim Finos”, gjë që ka shtuar të qeshurat mes të ftuarve.
I pyetur më tej, për akuzat ndaj tij si borxhli ndaj njerëzve, dhe se i kanë mbajtur celularin për shkak të borxhit, Gjuzi i mohoi keto: “Numri i celularit tim është 0692079… “, sqaroi Gjuzi.
Ky i fundit ishte ftuar, me qëllim për të treguar se ata që po marrin mandatet në vend të ish-deputetëve të PD-LSI, janë personazhe qesharakë.
Por, gazetarët dhe mediat pranë Bashës dhe Kryemadhit, “harrojnë” se këta kandidatë, janë vendosur pikërisht nga Basha dhe Kryemadhi, jo nga Rama.
Ndaj, nëse është dikush që duhet tallur në këtë mes, janë Basha me Kryemadhin, jo këta personazhe për humor lagjesh.(TemA)
Emisioni me i dobet eshte ky i treshes Rakipi,Lubonja e Bushati, fraza pa kuptim ,pa llogjike pa mundesi zberthimi e kuptimi.Vetem urrejtje ,fyerje tentativa per poshterin ndaj nje personi te vetem Rames.E turpeshme ,e felliqte dhe e lige,por per fast te mire keto bundera nuk i beson kush dhe po te shohesh komentet e popullit ndaj tyre jane te tilla qe cdo kush me zhvillim mendor nen mesataren e popullsise do ti vinte fre vetes.
Ky o budalla,mos ja veni re,kapter ushtrie e ka pas baben!
ka shoke Saliu..si matrushka e tij ishte…s’la njeri pa marre neper goje.
Ketij nuk ja veme re jo, po si t’ja bejme Lulit dhe Mones qe e kane vene ne liste. Tani po ju plas maskaralleku ne surrat. Ta gezojne doktoresha me doktorin dhe me avokatin nga Hollanda