“Shamikuqja” në Kamzë me doktoraturë të vjedhur, zbulohet plagjiatura e Xhelal Mziut

8 Mars 2019, 10:00Politika TEMA
“Shamikuqja” në Kamzë me doktoraturë të vjedhur,

Edhe doktoratura e kryetarit të Bashkisë së Kamzës rezulton të jetë plagjiaturë. Studiuesi Vladimir Kola në një postim në rrjetet sociale ka bërë publike tezën e doktoraturës të kryetarit Mziu e cila është 40% plagjiaturë.

Ai ka zbuluar disa faqe të cilat Mziu i ka marrë dhe vetëm i ka përkthyer në shqip nga doktoratura të prezantuara në Universitetin Politeknik të Barit.

Pjesë nga postimi i Kolës:

Zbulimi dhe analiza e Tezës së doktoraturës me plagjiaturë me titull “Vlerësimi i leverdishmërisë ekonomiko-financiare për realizimin dhe administrimin e investimeve publike, studim rasti”, e mbrojtur nga Xhelal Mziu në vitin 2013, pranë Fakultetit të Ekonomisë dhe Agrobiznesit, Universiteti Bujqësor i Tiranës, me udhëheqës shkencor Prof. Hidajet Shehu.

Edhe kjo plagjiaturë është për të vënë në dukje gjendjen e universiteteve dhe jo për politikë.

Duke vazhduar me plagjiaturën e sotme, në Tezën e doktoraturës në fjalë janë kopjuar pak a shumë 80 faqe, nga katër dokumente në gjuhën italiane, domethënë në përqindje është pak a shumë 40% e tekstit total të Tezës”.

Vladimir Kola dhe Taulant Muka kanë disa muaj që hulumtojnë titujt shkencorë të politikanëve shqiptarë, shumica e të cilëve rezultojnë vjedhje intelektuale”.

1 komente në ““Shamikuqja” në Kamzë me doktoraturë të vjedhur, zbulohet plagjiatura e Xhelal Mziut”

  1. Creasy says:

    o lali i eshte heq nga nikolla doktoratura ketij… shpejt u kujtove me e kap
    kap ndonje plagjature tjeter

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje