VIDEO/ Rama: Çfarë i kërkova Bashës në 17 maj. Po të mos kishte LSI, nuk do të kishte shit-blerje të votave në Shqipëri

7 Mars 2019, 19:14Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka treguar se çfarë i ka kërkuar Lulzim Bashës në marrëveshjen e 17-majit. Në  rubrikën “Përgjigjia ime” në Facebook, kreu i qeverisë thotë se një tjetër humbje po afron për PD dhe LSI.

Kjo lloj balte dhe zifti godet edhe shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në botë dhe ua komplikon jetën. 

Kur nënshkruam me Bashën marrëveshjen, i kërkova dy gjëra, rezultati nuk kontestohet dhe Shqipëria nuk shahet në gjuhë të huaj, por u desh një sezon veror që të dyja këto  pikat avulluan dhe avazi rifilloi. 

Kontestohet fitorja e thellë e PS-së, sepse një tjetër humbje e thellë po afron për PD-në dhe simotrën e saj LSI-në, e cila është mishëruesja e fenomenit të shit-blerjes së votave. 

Po të mos kishte LSI, nuk do të kishte shit-blerje të votave në Shqipëri”, u shpreh Rama.

Kryeministri thotë se dhuna nuk e ndryshon qeverinë, por përkundrazi e bën atë edhe më të fortë.

Dhuna nuk e ndryshon dot rrjedhën e përcaktuar nga populli me votë. Dhuna nuk e ndryshon as shumicën në Kuvend dhe as qeverinë, por e forcon. 

Dhuna dëmton imazhin e Shqipërisë. Punonjësit bashkiatë të opozitës po e mbyllin pa nder mandatin duke kyçur dyert. 

Tani me ato rroga paguhen turistët e opozitarizmit të rrugës, tha ai.

“Janë humbasa pa pikë dinjitet, të gatshëm ti lënë Shqipërisë faturën për dështimin e tyre.

Asnjë fjalë me të huajt për konfliktet e brendshme. Shtëpia nuk është skemë për të shfaqur në sytë e tërë lagjes. Bota s’ka as ngenë dhe as përgjegjësinë për punët që s’na shkojnë mirë.

Hapja e kapakut dhe barkut u shkon përshtat atyre që s’ja duan të mirën Shqipërinë. Intervistat e paguara si ajo e Luzlim Bashës veçse e bëjnë qesharak dhe e bëjnë të duket Shqipëria si një shtëpi fshati që ke frikë ti afrohesh se ka një qen.

Akuzojnë e shajnë me libër shtëpi, por harrojnë atë që kanë harruar gjithnjë, që shqiptarët nuk janë budallenj, dhe kush i ka marrë për të tillë e kanë pësuar keq.

Akuzave të sharjes i janë shtuar kërcënimet, po dhuna nuk e ndryshon dot as qeverinë as shumicën në Kuvend, madje i forcon sepse i jep të drejtë mbase dhe aty ku nuk kanë. Po dhuna dëmton imazhin dhe ekonominë vendit.

Taksat e qytetarëve të Shkodrës, Kavajës etj.. janë bërë kryesisht rroga dhe me ta paguhen turistët e rrugës së opozitës.

Mua më vjen keq kur të huajt pyesin se si ka mundësi që opozita e nënçmon vendin kur dëgjojnë Bashën që thotë “il problemo il problemo”.

Çdo shqiptarë që nuk e do këtë qeveri duhet të di se kur bashkohet me turizmin rrugorë të opozitës nuk i bën mirë, por i bën keq Shqipërisë”, thekson më tej Rama.(TemA)

19 komente në “VIDEO/ Rama: Çfarë i kërkova Bashës në 17 maj. Po të mos kishte LSI, nuk do të kishte shit-blerje të votave në Shqipëri”

  1. Elidoni says:

    Bravo Edi! Populli eshte me ju!

  2. Dibra says:

    Brravo Rama… Lej Bashen e Moniken te hajn mut re ti. Ju vetem punoni siç keni punu dhe ma shum.

    1. Komentuesi says:

      Zoti Rama! lerini te pllasin si gomaret e Nartes Berisha,Basha,Meta dhe Monika.Ti je ne te drejtentende dhe nuk te luan topi.Ata e din vdekjen (humbjen) dhe po bejne ç’mos qe te sjellin destabilitet.

  3. Roland says:

    Po mos te ishte like bq , me monik shurrën , shqiperia do ishte ndryshe ,

  4. Koti says:

    Ram shiko vetingun. Vetem ai e zgjidh kete pune. U bene 30 vjet rremuje berishiane.

  5. Line says:

    Pon nuk bleu lsi blen pd gjith diten. Dhe te ramës ibdjeg ke lumi

  6. Emigranti says:

    Zoti Rama. Ju thoni me tre fjale nje te vertete qe nuk thuhet as me 3 mije fjale. Krenare per ju.

  7. Liku says:

    Lol, cfare ironie,
    Ne 6 vjet e ka bere copa opoziten neper kancelerite e huaja hajvani…

    1. Tanguli says:

      Opoziten por jo Shqiperine, o derdimen ?

      1. ben says:

        Tangula
        Rilindja ka fituar 48% te votave te shqiptareve ne 2017 kuptohet qe nje pjese duke vjedhur me bandat ,kjo sipas KQZ se rilindjes.
        Po edhe sikur ta marim te mirqene, rilindja perfaqeson pakicen e shqiptareve.
        Pra debil te sulmosh opoziten KE SULMUAR SHUMICEN E SHQIPTAREVE !

    2. Shqiponja says:

      o Liku , qenke rot kari komplet , kur e pyesin neper qeverite e huaja dhe kancelarite Ramen , ( un e e ve ne dyshim nese e pyesin , sepse e dine se crol luajn ) Saliu per 8 vjet i dilte perpara neper samitet e partive popullore te djathta europiane Kancelares Merkel dhe ajo ndryshonte rruge , duke mos e perfillur fare pleren Sali , megjithate po mar versionin se e pyesin Ramen , ti si thua cmund te thuash per kete opozite ??? ne cnivele eshte ?? hedhin tymuse , cizme apo veze dhe boje ?? ti si kar me gunga qe je cfjale pozitive do gjeje per ta ??
      Eshte e drejta e kujtdo te jete opozitare , por ti sfutesh ne kete kategori , ti futesh ne kategorine e te quajturit ROT KARI .

  8. Gazmend says:

    BRAVO! Vetem vertet!

  9. Peço says:

    ” Po të mos kishte LSI, nuk do kish shit-blerje të votave…”
    Kjo i kalon të gjithë kufijtë!!! Të kërkosh pa tu dridhur zëri asgjësimin e një partie politike, të lejuar ligjërisht, vetëm dikush që nuk e duron demokracinë si sistem shoqëror mund ta kërkojë. LSI mund të jetë një bandë, e cila udhëhiqet nga banditë, por ka të drejt të ekzistojë për aq kohë sa askush nuk ka kërkuar vendosjen e veprimtarisë së saj nën një gjykim ligjor. Me këtë deklaratë Rama ka shfaqur një mëndësi të hapur diktatoriale, shoqërisht mjaftë të rrezikshme. Vallahi, këtë as Berisha nuk mund ta bëjë, i njohur për deklarata thellësisht të papërgjegjshme.

  10. Komentuese says:

    Mjeshter i vepres dhe i fjales. Vazhdo, jemi me Ty.

  11. Koli says:

    Miliardat dhe floririn qe i vodhi ketij populli Like Muti i investoi per te prishur karakterin e shqiptareve.Dhe ti Rama the se eshte presidenti me i mire qe kemi patur.Ai eshte Mut jo president.

  12. ideali says:

    I fryre nga overdoza.Askush nga keta te shiturit ketu s e ve re kete.Kaq idiote e injorante te jene? Sigurisht…Vijne nga nje race qe e shkallmoi Shqiperine…

  13. G says:

    O Edo nuk behet Shqiperia me turiste dhe investiore te jashtem. Duhet krijuar industri, agrikulure dhe inovacion konstant.

  14. realisti says:

    Hesapi i shtepise nuk nxirret ne pazar. Ketu ka te drejte i gjati. Edhe pastaj bejne gallat te huajt me ne. Sdomend.

  15. animas says:

    Shqiperia eshte e shqiptareve dhe jo e nje grupi horrash qe duan ta mbajne peng per inetresat e tyre personale, duan apo sduan ata lloj mostrash ky vend do behet!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje