Nga Carlo Bollino
Protesta e opozitës (tashmë) ekstra-parlamentare rrezikon ditë pas dite të ngecë.
Pas bujës fillestare, të shkaktuar nga përpjekja e zhurmshme për të sulmuar Kryeministrinë në protestën e parë të 16 shkurtit dhe pas vendimit, po aq të bujshëm, për të djegur mandatet parlamentare, fishekët në dispozicion të opozitës duket se po mbarojnë dalëngadalë.
Ashtu sikurse ndodh me një festë të Vitit të Ri, në fund të spektaklit të fishekzjarreve, jeta kthehet me ngadalë në rutinën e saj.
Basha dhe Kryemadhi duket se i kanë konsumuar, në pak ditë, e të gjitha sëbashku, “armët” në dispozicion të tyre dhe tani duhet të mbajnë gjallë një betejë të rezistencës, e cila rrezikon të jetë e gjatë dhe rraskapitëse, pa patur një ”diçka” që ta ofrojnë në një tryezë negociatash të mundshme.
Ultimatumet në politikë nuk rezultojnë kurrë fitues, në rast se nuk ke mbajtur në dorë edhe diçka që të lëshosh: p.sh. t’i mbanin mandatet parlamentare, duke bërë vetëm kërcënimin se do t’i digjnin, kjo mund të ishte një lëvizje më efikase se sa të nxitonin t’i dorëzonin. Por tani që opozita nuk ka më armë për të përdorur përveç protestave, ajo është e detyruar të presë, edhe pse koha nuk ecën në favor të saj dhe kjo, për disa konsiderata.
1. Konsiderata e parë dhe më evidentja është se, pa elementë të rinj për të hedhur mbi tryezë, akuzat për lidhje me bandat, të bëra deri tani, fillojnë të duken si letra të vjetra, që nuk i bëjnë përshtypje askujt. Të përsëritësh pa fund historinë e shtatë faqeve përgjimesh të dosjes 339 (ku, në të vërtetë, ka edhe mijëra dokumenta të tjerë, për të cilat ende nuk dihet asgjë), apo të shpallësh pa fund mbërritjen e provave të reja, që, në të vërtetë, s’po duken, nuk shërben për të bindur skeptikët, ndërkohë dhe lodh militantët.
I pëlqen apo jo opozitës, ato faqe të publikuara deri tani nuk janë një provë e mjaftueshme për të marrë të pandehur Vangjush Dakon (pra më pak se kurrë Edi Ramën, i cili në përgjimet nuk del asnjëherë), sikurse e kuptoi prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla, që e kishte në duar dosjen 339 që prej dy vitesh, pa mundur të urdhërojë asnjë arrestim.
Në të vërtetë, sikurse ka theksuar edhe komuniteti ndërkombëtar, ato nuk janë prova as edhe për të vënë në diskutim legjitimitetin e zgjedhjeve të vitit 2017, të cilat vetëm në zonën e Durrësit u fituan nga PS me 29.903 vota diferencë ndaj PD-së: 30.000 vota të siguruara nga krimi? Kush mund ta besojë? Pikërisht për faktin se dosja 339 po e ezauron forcën e saj propagandistike, që nga dita e djeshme PD ka filluar të citojë një dosje tjetër, dosjen “184”.
Por nëse ekziston dhe se çfarë përmban kjo dosje e dytë, këtë nuk e di njeri. Rreziku i një “Babale”-je tjetër mbetet gjithnjë pas portës për një forcë politike, e cila bazon një pjesë të madhe të propagandës së saj mbi gënjeshtrën.
2. Një tjetër shtyllë e protestës së opozitës është pikërisht legjitimiteti i zgjedhjeve të 2017-ës. Përderisa rezultatet u çertifikuan nga Komisioni Qendror Zgjedhor, i cili kontrollohej nga një mazhorancë PD-LSI (në të vërtetë, PD kontrollonte edhe 50% të qeverisë, duke përfshirë ministrinë e Brendshme), Basha dhe Kryemadhi kanë cituar vazhdimisht, në mbështetje të pretendimeve të tyre për mashtrime, një raport të OSBE-ODHIR-it, ku vëzhguesit ndërkombëtarë paskeshin thënë se 20% e votave ishin manipuluar. Por gënjeshtra e tyre zgjati pak, pasi për të gjithë tashmë është e qartë se fjala ishte për një falsitet tjetër.
Në fakt, nuk ekziston asnjë raport nga OSBE-ODHIR, apo ndonjë raport tjetër i ndërkombëtarëve, me ato të dhëna, por vetëm studimi “Inform”, i realizuar nga OJQ-ja shqiptare “QKHA” (Qendra e Kërkimeve Historike dhe Antropologjike), e cila, me fondet Horizont 20-20 të Bashkimit Evropian, ka realizuar një raport etnografik mbi klientelizmin e politikës në Shqipëri: 20.6% e 35 personave të intervistuar gjatë kërkimit (gjithë-gjithë 35 vetë!) thotë se ka parë që, në 25 vjet pluralizëm, në Shqipëri ka patur shit-blerje të votave.
Një e vërtetë kjo, e cila, për fat të keq, prej dekadash është në sytë e të gjithëve. Raporti i vërtetë i OSBE-ODHIR-it mbi zgjedhjet e 2017-ës (ashtu si dhe raporti i Parlamentit Evropian) në të kundërt pohon se, ndonëse me problemet e zakonshme, zgjedhjet ishin të lira e demokratike dhe, madje, më të mira se ato të 2013-ës, të cilat PD-ja gjithnjë i ka njohur si të ligjshme. Sqarimi përfundimtar i asaj se nuk ekziston asnjë raport ndërkombëtar që të denoncojë 20% mashtrime, i krijon një krizë në sytë e opinionit publik besueshmërisë së shtyllës kryesore të protestave.
3. Koha e lodh protestën e PD e LSI edhe pse, ndërkohë, karriket e lëna bosh nga opozita në Kuvend po mbushen sërish. Deri tani, janë 13 deputetët e PD dhe LSI, të cilët nuk kanë refuzuar mandatin, apo që kanë pranuar ftesën e KQZ për të zëvendësuar të dorëhequrit, por dihet mirë që edhe të tjerë do të vijnë.
Nga 141 kandidatët e pranishëm në listat e PD-së, deri tani 13 prej tyre nuk e kanë refuzuar zyrtarisht këtë funksion dhe, nga 104 kandidatë të regjistruar në listat e LSI-së, janë 42, që nuk kanë refuzuar mandatin. Rreziku për Bashën dhe Kryemadhin, pra, është se, pas disa javësh, Kuvendi do të ketë përsëri në sallë një opozitë të re: kjo nuk zgjidh aspektin politik të krizës, por shërben për të treguar se beteja e ndërmarrë nga dy liderët nuk gjen përkrahje as brenda partive të tyre. Një akt mosbesimi ky ndaj lidershipit, i cili u shtohet kritikave shumë të ashpra të bëra nga komuniteti ndërkombëtar dhe mbështetjes ndërkombëtare që mori qeveria.
E vënë me shpatulla pas muri nga vetë lëvizjet e saj, ndërkohë që data fatale e 16 marsit po afron, opozita rrezikon të ketë para saj vetëm dy rrugë: ose të armatoset me durim (dhe me militantë shumë besnikë) e të fillojë një maratonë rraskapitëse protestash paqësore, që mund të zgjatë me muaj, e ndoshta me vite, e që nuk është e thënë të sjellë ndonjë rezultat, edhe pse, ndërkohë, forca të tjera politike të opozitës përgatiten të zbresin në fushë.
Ose të radikalizojë protestat dhe të nxitë një përshkallëzim të dhunës. Një hipotezë kjo, të cilës i druhet edhe komuniteti ndërkombëtar, i cili po përgatitet të nxjerrë nga sirtaret atë që quhet “receta ‘98”, domethënë listën e kundërmasave, që diplomacia vuri në zbatim saktësisht 21 vjet më parë pikërisht kundër Partisë Demokratike të Sali Berishës, në përgjigje të tentativës së grushtit të shtetit, të bërë në shtator, pas vrasjes së deputetit Azem Hajdari.
Një recetë e ashpër, që e dënoi me shtatë vjet dëbim forcën kryesore të opozitës. Tubimi i 16 marsit mund të ishte data fatale për të kuptuar se cilën rrugë kanë zgjedhur për të ndjekur PD dhe LSI.(Shqiptarja.com)
Arsyetim shume i sakte, profesional, perendimor. I mbeshtetur mbi te verteten: qe ne te gjithe ketu ne Shqiperi e dime, por qe gaztori Basha nuk e di!!! Ne te vertete ai e di po kaq mire sa edhe gjithe te tjeret, por ben sikur nuk e di dhe vazhdon tallavane bashke me te gjithe ata: qe kete vend e duan tallava
Egzaktesisht Bollino… Analize gati perfekte. Dhe me fakte te prekura. Jo si RD, Mapo dhe Gazeta 55, qe ju drejtohen lopeve dhe deleve.
Vetem Lul Basha mund te bashkoje shqipetaret drejt fitores. Shqipetare deklarohuni turq dhe votoni Lul Bashen . Allahu i madherishem do na ndihmoje te bashkojme ballkanin.
He ta qyrrost Turku Nonen ha. Se k’te doni ju fustanellat byth shitura te Greku, ta marri Luli, nga qe Rama po ben shtet dhe po forcon Shqiperine. Por qe ta dishe ti more qaferrjepes bythe djegur i Janolluqos Luli nuk ka shans ta marri pushtetin dhe per 6 vite e gjysem. Per aq kohe e ka djegur dhe koha Lulin por te eshte djegur dhe bytha ty dhe Janolluqos.
BASHA NJE ADOLESHENT MASHTRUS LLAPAQEN GENJESHTAR
Analize perfekte, por vetem nje te mre te madhe ka kjo situate : sharebajgat e leshitdhise dhe horrat e parlamentit Muli Geringu, Klevis Kerrici, Salianji homo, Paloqja, Strazua himleri, Gazmend Ziu, Kejdi dhembcakallja, Epshurr brahikarit, nora bythderrja, Nafije Dybeku, Floida surrat ufo do jene nje kujtim i hidhur i jetes parlamentare, i perjetshem qofte kujtimi i tyre,
Opozita,jane dy drejtues, dy njerez,dy analfabet,dy shpellar nga me te prapambetur ne histori,keta dy figura nuk kame njohur ne jeten time,jane dy njerez me primitive nuk i gjene ne asnje planete te gjithesise,mund ti gjeshe ne planetin e Jupiterit.keta jane dy shpellaret dhe morracaket e Saliut qe ka dal jashte kontrollit,si opozite eshte mercenare,dhe eshte per tu habitur se duan pushtet pa votat e popullit,keta jane farefisi i Saliut dhe mavriut qe as per te ngrene mut nuk ja vlejne,
morracak ishin,morracak jane dhe morracak do te ngelen,allau i ndihmofte te gjthe morracaket dhe dallkauket te Salise dhe revanise,sepse nuk e dine cfare po bejne.Nga do qe shkojne hane vetem mut dhe vetem mut.
Edhe Bollino rrezikon rraskapitjen duke ju lepire Rames. Si nuk erdhi nje gazetar per te qene ne Shqiperi por vetem palaco qe blihen me dy tre koncesione.
vajmedet per ty.
Kemi Fevzon, Markun,Turin,Nikoll Leshin,Fytyre pelen,Lel Kerriqin apo Andushin e Ylli Rakine etj………etj…m..ut me bollek.
Kishin pak analistet Buthelezi te me Tira por na duhet dhe nje mangiaspaghetti…
Ti po qe ke argumenta bindese o Kol i neandertalit. Pse nuk komentoni si njerez po na nxirrni sikur ne shqiptaret jemi akoma njerez me bisht. A ke argumenta kunder Bolinos apo gjithandej do i komentosh mangiaspagheti o gjytrym
Ahahhaaa…une vetem kete fjalen italisht i kuptova
Bollino si gjithmone, I qarte dhe argumentus. Me dorezimin e mandateve, opozita veprimin e fundit e beri ne fillim. Ashtu sic thote nje shprehje Italiane: “Mendjen e pare te shqiptarit ma paste mushka, te dyten une”.
Akrepit i vjen ngordhja në momentin që pickon veten me bishtin me helm. Kjo po i ndodh akrepëve Berishë, Metë, Bashë dhe Monë, këta katër kamberë në një derë. Meqë siç thuhet, zullumi këputet nga trashja, dhe ky i tyre është trashur aq shumë sa do pëllcasë. Nuk ua ka kush fajin. Koka bën koka pëson.
Bollino! Tu sei bravo.Te gjitha ato qe ke thene ne shkriminetend jane te sakta.Respekt.
Bolino! Perfekt,”i pameshirshem”!
Tirana eshte ne Pune !
Opozita per te permbushur objektivat e saj ka importuar dhe do importoj protestues.
Por keta “protestues” te punesuar apo te premtuar per vende te privilegjuara pune,kane kosto te larte.
Kush eshte sponsuri ?!
Eshte rus apo shqitar,apo financohen nga leket e grabitura nepermjet tenderave partiak ?
Te zhvillosh protesta me kohe te pjeseshme,do te thote se te mugon fryma reale e protestes.
Alternativa e Berishes,per permbysje te pushtetit me militante partiak,nuk funksionon, ata tani nuk Jane me proletar,Jane bere pronar !
O Vajmedet je Vertete per Vajmedet.Merr nje Brisk dhe Rruaji Trapin Bollinos .Ti o Mender I ha Mune atij Zotnie se eshte Model Gazetar.
Opozita kabere Harakiri.Aq ma mire per Mazhorancen dhe per Miletin se nuk do te shoh Fytyra te Ndyra ne Kuvend.Nje Opozite e Re po Formohet Dhe Lulka me Mona Baxhellen shpejt do te Harrohen
Foli edhe sot ky muti Zigur Qorri…..te lerofte Kina nenen…
Pershendetje nga Amerika zoti Bollino, Artkull briland, pasqyron te vereteten e madhe, qe opozita e sotme eshte futur ne qor sokak , nga ku dote dal e humgur. RRuge tjeter ska. mr skandalin e djegjes te mandateve, cuditi boten demokratike ne shekullin e 21.
THirjet, qe ben opozita, per perdorim dhune, shkaterim objektesh, shpuarje gomash armatosje e gjithfar thirjesh, sharjesh, fyerjash qe kemi degjuar gjat disa muajve, nga Berisha, Basha, Monika e nonje zagar i tyre, vecse e cvleftesojn rolin dhe misjonin e kesaj opozite, qe kerkon me cdo kusht e cdo menyr, te vi ne pushtet, jasht regullave demokratike.
Nxitjet, sjelljet destruktive, te kesaj opozite, po ja ulin vleren opozites, por nderkoh, po krijojn imazh te keq per vendin tone edhe ketu ne SHBA, tek qytetaret amerikane, por edhe tek emigrantet shqiptaro amerikan, te vjeter e te rinj, per menyren se si po veprojn per te mar pushtetin, jo me vota, por me dhune, tensjone politike, destabilitet, rremujra, qe vec sjellin varferi e zi per qytetaret dhe asgje te mir, sidomos ne prag te nngritjes se SPakut, KLGJ dhe pranmin e SHqiperis ne BE.
Djegja e mandateve, ju vuri vulen e turpit, sepse esht skandali me i madh, ne historin e demokracis shqiptare.
Sdum. Jemi Haxhi Qamilsa. Dim vete si ti zgjidhim punet.
bravo BOLINO, analize perfekte, jo si ajo buçja MELISA DODA dje ne “open” me ENI VASILI, qe nuk pushonte asnje sekonde, femer buçe, ta kisha afer nuk e di se ç’fare do kisha bere, nuk i mbyllej goja buçes, nuk linte asnje te fliste, vetem argumentet e saj i dukeshin te arsyeshme ,e te tjereve jo., O ZOT kur do te shpetoje shqiperia perfundimisht nga kjo opozite llumi, e merni me mend se ç’fare mund te bejne keto monstra, sikur te kene pushtet,
Po kur unitetin e kemi top dhe partine te forte ath per ca lodheni o analiste te nderuar qe shkruani carcafe analizash. Po i qani hallin PD a si, ja edhe opoziten e re nga lista shtese e Rames e keni gati, pse lodheni me keto propagandshkrime, apo keni ndonje pasiguri se mos po ja fusni nga pak kot?!
Po kur unitetin e kemi top dhe partine te forte ath per ca lodheni o analiste te nderuar qe shkruani carcafe analizash. Po i qani hallin PD a si, ja edhe opoziten e re nga lista shtese e Rames e keni gati, pse lodheni me keto propagandshkrime, apo keni ndonje pasiguri se mos po ja fusni nga pak kot?! !
Po kur unitetin e kemi top dhe partine te forte ath per ca lodheni o analiste te nderuar qe shkruani carcafe analizash. Po i qani hallin PD a si, ja edhe opoziten e re nga lista shtese e Rames e keni gati, pse lodheni me keto propagandshkrime, apo keni ndonje pasiguri se mos po ja fusni nga pak kot?! !!
bollino sei solo un pirla e bauscia