Zbardhet udhëzimi i Bashës për protestën e 16 marsit: I dua me emra pjesmarrësit, ata që do vijnë bëjnë karrierë në PD

8 Mars 2019, 10:04Politika TEMA

Në media ka “rrjedhur” dokumenti i Partisë Demokratike me udhëzimet për zhvillimin e protestës së 16 marsit në Tiranë.

Në dokumentin e dërguar gjithë Kryesive të degëve të PD, kërkohet që kryetari dhe të delguarit për çdo qark, të organizojnë dhe të mobilizojnë qytetarët dhe anëtarësinë, për pjesëmarrjen në protestën e 16 marsit në Tiranë.

Në të thuhet se duhet të identifikohen pjesëmarrësit në protestë, në mënyrë që të vlerësohet kontributi i tyre.

Pra, me pak fjalë, kush vete në protestë, ka mundësi që në një të ardhme, të ecë në PD.

Kuptohet, nëse kjo e fundit do të vazhdojë të ekzistojë.

Dokumenti

Kryesia e Degës dhe të deleguarit, duhet të diskutojnë për:

Përgatitjen për pjesëmarrje në Protestën e madhe më 16 Mars 2019, ora 11:00, në Tiranë përpara Kryeministrisë.

Organizimin e punës për takimet derë më derë në nivel seksioni dhe grupseksioni, dhe format e përshtatshme për të ftuar dhe siguruar pjesëmarrjen e anëtarëve dhe qytetarëve të tjerë në Protestën e Madhe në Tiranë, apo në protestat lokale.

Ndarjen e të Deleguarve dhe anëtarëve të Kryesisë së Degës në zonë. Për këtë qëllim hartohet dhe ndiqet një kalendar i qartë pune dhe takimesh.

Parashikimin e pjesëmarrjes në nivel grupseksioni dhe në nivel Dege, si dhe të merren masa për evidentimin e pjesëmarrjes me qëllim vlerësimin e kontributeve. Raportimi i parë më datë 10 Mars 2019 brenda orës 17.00. Në datë 14.03.2019 brenda orës 19.00, bëhet raportimi final për pjesëmarrjen dhe nevojat objektive për ndihmë nga degët.

Përcjellja e mesazhit të qytetarët për sigurimin e pjesëmarrjes maksimale me të gjitha format, takime me strukturat, takime me qytetarët derë më derë, ture të Kryetarit, fletushka, njoftime në rrjetet sociale, njoftimit me sms apo telefonata, etj. Mesazhet mbeten te njëjta me ato të protestës së 16 Shkurtit, duke shtuar që opozita ka hedhur një hap të ri, dorëzimin e mandateve për të qenë bashkë me qytetarët dhe të barabartë me to në përpjekjet për mirëqenien e qytetarëve dhe një Qeveri që punon për qytetarët.

Përgatitja e logjistikës për transportin dhe shpenzimet në ditën e protestës; caktimi i vendit të nisjes nga Dega. (TemA)

9 komente në “Zbardhet udhëzimi i Bashës për protestën e 16 marsit: I dua me emra pjesmarrësit, ata që do vijnë bëjnë karrierë në PD”

  1. skrapari says:

    E kini gabim . Eshte populli ai qe po i mbush sheshet ,pa patur nevojen e partive te opozites ,sidomos PD-se. Ata dogjen mandatet qe te jene me spopullit e si populli e jo te drejtojne ate… Kjo thirrje ne emer te Bashes eshte shkruar nga “rilindja”
    ha…ha….ha . Na rrofsh per dimer ,O Lulush me ato fjalimet qe bene . POPULLI ESHTE I MENCUR E DO DEGJOI NDERKOMBETARET,PASI ATJE DUAN TE FUREN. LUlushi vetem pjerdh kot nga goja qe ka zevendeesuar bythen. Po,po sigurisht edhe idiotja Kryemadhi . Zagaret nga Ibrahimllari, Manjani, konja Klejdi Mehmetaj e Rama Martaneshi me ne krye super zagarin Vasili lerini te lehin….

  2. xxx says:

    Shenomeni dhe mua ne liste, do vij me piksynimin per tu bere minister i financave, ne pamundesi drejtor ne ndonje ministri, ne pamundesi akoma sipas rradhes te behem cfare te me bjere ne llotari sipas nurmit te goglave qe do vendosen nga partia demokaratuke shpresoj te me bjerre radha shpejt pasi partia po zvogelohet nga dita ne dite.

  3. M says:

    Me kete rast ulet % e te papuneve .per disa sigurohen ne pune e per disa ritet buxheti i te ardhurave mujore se e kan nje roge stabel neper organet vendore.etj.
    Deget e partise duhen te behen me trasparente qe te ritet dhe buxheti i sigurimeve shoqerore duhet ta derdhin dhe ate shume te ardhurash ne njesite perkatese.
    E domosdoshme regjistrimi i te dhenave per te bere kariere n.q.se……………
    .A e dini historin e vjedhesit te fiqve? ( po ju a kujtoje)
    I zoti i fikut i armatosur kap vjedhesin ne maje te fikut!
    I zoti
    Zbrit poshte se do te qelloje!
    Vjedhesi
    Nuk zbres se do mbledh fiq
    I zoti i armatosur
    Zbrit se do te vrase?!.
    Vjedhesi
    Mire po me zuri plumbi ?!
    .po nuk me zuri ku do fytesh pastaje??
    I zoti
    Mlidh mo mblidh se bera shaka………
    ……………………….
    Votat nuk blihen…protestusit duhet te paguhen.

    1. Fundi i botes says:

      O katran me boje i lodhe i kepute militantet peshku ne det tigani ne zjarre

  4. rexha 10 says:

    Zoti Lulzim , SHqiptaret e kane fituar indipedencen e tyre .Ne 28Nentore te vitit 1912me marjen e pamvarsise.Pore ti qe nuke e ke kuptuar kurre,sepse nuke e dine se cfare eshte pamvarsia e nje populli,vazhdo e beje thirrjet qe i perkasin shekullit IXte.
    A e kuptoni se sa mbrapa keni ngelur ,ose po e coni PD.KARRIERA NE KETE MYNYRE NUKE TE SHERBEN ASE ME SHKU NE HALE,DHE JO ME TE MBASHE PERGJEGJSI LIGJORE PER TE DREJTUAR NJERZIT.

  5. MACOKU says:

    O POPULL BE QOFTESE BASH BYTH TRUMCAKU MONA BYTH LOPA JU KA DHAN NAG 30000 QE TE DILNI NE GREVE NUK GRUP NAG TIRONA JU JEP NGA 50000 MIJ LEK PER TE SHKU NE PLAZH MEQENSE ESHTE KOHA E MIRE PREASHTOEN SHPELLARET QE SDIN NOT HAHAHA FM MERO

  6. Taraboshi says:

    Edhe ti luli e din shume mire se Ramen nuk e rrezon dot se ai ka voten e popullit.ate qe ti nuk e ke dhe mundesh ta marresh kurre.Por pa
    dashje me lin nje pyetje ne te kunderten do te na shporresh se na qave mener me thanen.Leh gjithe diten si ndonje qen frikacak se faktikisht frikacak je.
    Ke humbur te gjitha zgjelljet .edhe keto zgje;;je do ti humbesh.Prandaj sic i kane thene intelektualet dikur hape para zgjelljeve zarfin e trete
    merr preshin e Tritanit futja vetes dhe shko ne Hollande se atyre ju duhesh.

  7. free says:

    kur kta ishin ne qeveri me qindra militante PD humben punen per ti bere vend militanteve te LSI…ky pis as nuk priti njeri apo ti gjente ndonje pune tjeter. I mut te madh te jep PD

  8. Roberto says:

    Po c’kontribut flet mor i zi. Pse te jene kaq budallenj anetaret e partise tende qe te dalin ne shesh e te sakrifikojne per nje cope idiot?? Si do i vleresosh ti ata mijra apo qofshin dhe qindra mijra?? Do ju japesh poste te gjithve?? D.m.th. qe tani ti do heqesh dore sic ke hequr nga mandati dhe qeverisjen do ja lesh ne dore te ashtuquajtur popullit tend protestues?? O LULI O TRIM ME FLETE. Je bere LOLO O LULI. Hiq dore nga kokefortesia se ke hyre ne rrugen e qofte largut bashke me Monika skizofrenen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje