Irina Shayk ka qenë në qendër të raportimeve mediatike kohët e fundit, pas thashethemeve se i fejuari i saj, aktori i njohur Bradley Cooper, ka pasur një aferë më Lady Gaga-n, pas filmit me këtë të fundit.
Deri më tani, gjithçka ka rezultuar thashethem dhe modelja ruse duket se nuk është e shqetësuar.
33-vjeçarja ndërkohë është fotografuar duke marrë disa rreze në Miami, dhe me këtë rast, ka treguar edhe njëherë përse konsiderohet si një ndër femrat më seksi në botë.(TemA)