Nga Albi Xhunga
Pas ikjes së opozitës zyrtare nga Parlamenti Shqipëria ndodhet sot në një situatë të paprecedentë.
Ndodhet në një krizë të provokuar nga një opozitë e cila pas aktit të dorëzimit të mandateve ka hedhur në det edhe çelësat e mundësive që do ta bënin faktor të një zgjidhjeje të mundshme.
Nuk ka asnjë dakortësi të hipotetike që do krijonte mundësinë e rikthimit të opozitës në Parlament përveç zgjedhjeve të parakohshme, të cilat përjashtohen si opsion nga maxhoranca, por edhe nga çdo artikulim ndërkombëtar deri tani. Dhe sot nuk ka asnjë analist e asnjë fallxhor që të jetë në gjendje të thotë se si do dilet nga kjo situatë.
Si erdhëm deri këtu ?
I pari ndër opozitarët që ka deklaruar mundësinë e djegjes së mandateve është Sali Berisha. Por deklarata e Berishës ishte më shumë emocionale, pasi nuk ishte e shoqëruar nga ndonjë strategji e qënësishme opozitare që do të startonte me ikjen nga Parlamenti.
Dukshëm dhe qartë opozita sot po ndjek teoritë e një grupi analistësh me në krye Andi Bushatin e Armand Shullakun.
Prej kohësh tashmë këta dy analistë bëjnë thirrje për djegie mandatesh me arsyetimin se opozita po shërben vetëm si fasadë e një demokracie jofunksionale dhe me ikjen nga Parlamenti opozita do e linte Edi Ramën përballë shqiptarëve pa fasadën false të një demokracie normale.
Ideja e tyre është radikale, e paplotë dhe kontradiktore. Së pari duhet sqaruar se çdo të thotë të lësh Edi Ramën përballë shqiptarëve? Që Edi Rama të përfundojë mandatin pa një opozitë në Parlament duke pritur që populli të revoltohet nga kjo farsë? Që qeverisja të vazhdojë edhe me një opozitë pa shumë moral por gjithsesi të ligjshme si ajo që mund të formohet nga listat? Apo që Edi Rama të jetë përballë protestave opozitare deri sa maxhoranca të rrëzohet si pasojë e tyre, gjë e cila nuk ka ndodhur asnjëherë në këto tre dekada pluralizëm?
Teoria vazhdon duke parashikuar se fillimisht ndërkombëtarët (siç kanë bërë gjithmonë) do godasin fillimisht aty ky filli është më i dobët. Pra opozitën. Por nëse kjo qëndron dhe e përballon presionin , atëherë trysnia do ushtrohet në krahun tjetër dhe çështja opozitare do të marrë përkrahje ndërkombëtare.
Por edhe këtu arsyetimi nuk vazhdon. Edhe sikur të marrim të mirëqenë që do ketë ndërkombëtarë që do përkrahin çështjen opozitare, nuk thuhet se cila formë do i jepte zgjidhje një krize që ka për bazë hedhjen në erë të sistemit. Këta ndërkombëtarë do i imponojnë një maxhorance të cilën e kanë quajtur legjitime të bëjë zgjedhje të reja për të rifutur në lojë një opozitë e cila ka bërë një veprim kamikaz të pakonceptueshëm dhe të papranueshëm nga një fuqi demokratike? Kjo do të kërkonte ndërkombëtarë që do të ishin në gjendje të vinin shkelmin mbi çdo parim mbi të cilin ngrihen demokracitë prej nga ata vijnë.
Opsioni dhunë
Në protestat e opozitës është parë një tendencë dhune e cila ka mbetur e izoluar në disa dhjetra njerëz të cilët janë ideuar si detonatori i një shpërthimi që do të provokonte shpërthimin e masës së madhe të protestuesve. Por fatmirësisht masa nuk i është përgjigjur as provokimit të dhunuesve e as provokimit që vinte nga thirrjet e Bashës drejtuar policisë duke shpallur se nuk do e njohin më policinë e krimit dhe duke e kërcënuar të mos prekë qytetarët me shpresë se kjo thirrje do bënte turmën të besonte se protestuesit po dhunoheshin nga policia dhe do reagonte.
Mirëpo Andi Bushati ka një teori tjetër. Ai flet për një domosdoshmëri dhune. Si shembuj sjell dy. Jelekverdhët në Francë dhe vitin 97. Sipas tij në një demokraci tradicionale si Franca vetëm dhuna bëri që zëri i të papërfillurve të dëgjohet dhe për këtë arësye dhuna është e ligjshme. Në shkrimin e tij ai iu përgjigjet edhe atyre që do i kujtonin se jelekverdhët janë një lëvizje e popullit rural dhe nuk dirigjohen nga ndonjë parti politike. Ngjashmëria sipas Bushatit qëndron në faktin se edhe këtu tek ne opozita është e papërfillur dhe se zëri i saj nuk dëgjohet.
Frojdi thotë se krahasimet shpesh çalojnë. Mirëpo ky krahasim i Bushatit është fare invalid. Të krahasosh protestat e një pjese të popullsisë fare të papolitizuar e që ka kërkesa qartësisht ekonomike me protestat gjysmës së një kaste politike që akuzon gjysmën tjetër të kastës për krime elektorale (që edhe sipas Bushatit) i ka bërë edhe vetë në të kaluarën, do guxim të madh.
Por historia nuk mbaron këtu. Levizja e jelekverdhëve në Francë ka zhvillime interesante. Pikërisht ajo levizje që fillimisht u pa me simpati ng francezët sot rrefuzohet nga shumica dërmuese e francezëve. Sipas një sondazhi të bërë dhe publikuar nga Odoxa në muajin shkurt 55% e popullit francez dëshiron që lëvizja e jelekverdhëve të ndalojë. Shkak për këtë rënie të popullaritetit për jelekverdhët është pikërisht dhuna. Një grua franceze e intervistuar tha se ajo kishte votuar për Emanuel Makron dhe jo për jelekverdhët, duke na kujtuar në fakt se si duhet të funksionojë demokracia. Falë dhunës së jelekverdhëve edhe sondazhet e presidentit Makron janë në ngritje.
Argumeni i dytë dhe më flagranti i Bushatit është se dhuna e ushtruar në 97 na prodhoi një Shqipëri më të mirë. Kësaj deklarate mendoj se nuk ia vlen t’i bëhet koment..
Drejtësia, thembra e Akilit
Askush nuk kundërshton faktin se problemet që ky vend ka mund të zgjidhen vetëm nga një sistem drejtësie i pavarur dhe i pa korruptuar.
Por problemi sipas teoricienëve të opozitës është se reforma në drejtësi po i shërben vetëm kapjes së sistemit nga Edi Rama.
Kjo në fakt është edhe maskarada më e madhe e kësaj historie.
Për ta besuar këtë së pari duhet të pranojmë se amerikanët u investuan këtu me të gjithë forcën e tyre për implementimin e një reforme në sistemin e kalbur të drejtësise që ky sistem të bjerë në dorën e Edi Ramës. Ose së paku duhet të pranojmë se Amerika dhe Bashkimi Europian kishin vërtet qëllim të reformonin sistemin, porse përpjekjet e tyre u sabotuan nga dyshja e ambasadorëve Lu e Vllahutin. Këta të dy ishin të korruptuar nga maxhoranca dhe e devijuan reformën në favor të saj.
Në secilin nga dy rastet teoricienët nuk duhet të bëjnë thirrje për protesta për rrëzimin e Edi Ramës, por duhet të bëjnë thirrje për protesta tek ambasada amerikane për shporrjen e imperialistëve nga Shqipëria. Kështu biem dakort edhe me pjestarin tjetër të teoricienëve të opozitës, Fatos Lubonjën, i cili thotë në një nga shkrimet e tij të titulluar ‘’Shpresa e humbur tek Amerika’’ se kjo arrogante nuk ka asnjë të drejtë të bëjë në Shqipëri një lloj para-prokurorie duke i mohuar vizën amerikane ndër të tjerë edhe Sali Berishës. Pra shkurt i duhet vënë kufiri te thana Amerikës dhe Shqipëria duhet bërë nga shqiptarët, kupto Luli dhe Monika.
Përpjekja më titaneske për manipulimin e opinionit publik bëhet pikërisht për të deligjitimuar reformën në drejtësi. Ka shumë propagandë, por shembujt që sjellin deri tani janë vetëm tre.
I pari është zgjedhja nën tym e Arta Markut. Pra Rama e filloi kapjen e reformës me zgjedhjen e kryeprokurores së përkohshme të përgjithshme. Thanë një kryeprokurore e përkohshme, por po na del se Arta Marku u bë kryeprokurore e përhershme. Është i vërtetë fakti se Arta Marku po rri në atë post shumë më shumë se ç’ishte parashikuar. Mund të jetë i vërtetë edhe fakti se kjo mund t’u konvenojë socialistëve në pushtet. Por këtë nuk duhet të përpiqesh t’ua shesësh shqiptarëve si një kapje të reformës dhe kjo vetëm për faktin e thjeshtë se Arta Marku nuk ka asnjë lidhje me reformën në drejtësi dhe asnjë rol në të. Kryeprokurorja aktuale nuk është pjesë e strukturave të reformës. Pra mund ta akuzosh atë se po u shërben socialistëve, por ta përziesh këtë me reformën në drejtësi është manipulim i pastër. Kryeprokurori që do zgjidhet në funksion të reformës në drejtësi do të propozohet nga strukturat e reja të drejtësisë të cilat janë në formim e sipër.
I dyti është kalimi i vetingut nga prokurorja e komanduar e krimeve të rënda, Donika Prela. Këtu këta thërrasin skandal, pasi Donika Prela ka blerë dy apartamente me vlerë nën atë të tregut dhe se i shoqi nuk ka paguar taksa për pagën e tij si inxhinier.
Donik Prela justifikohet duke thënë se uljen e çmimit (e cila nuk është një ulje jashtë çdo logjike) e ka marrë pasi i shoqi punonte në atë firmë (këtë e konfirmon edhe firma), ndërsa mospagimin e taksave e justifikon me funksionimit të tregut shqiptar.
Skandal thërrasin analistët. Një gjyqtareje tjetër i kërkohen taksat e djalit të tezes ndërkohë që kësaj i justifikohet mospagimi i taksave të të shoqit.
Manipulim i pastër. Gjyqtares Alma Brati iu kërkuan taksat e djalit të tezes në Itali sepse kjo kishte deklaruar para të marra prej tij. Përndryshe gjyqtaren as që do e kishin pyetur nëse ka apo jo një djalë tezeje.
Për mospagimin e taksave të të shoqit të gjyqtares dua të sjell shembullin tim. Jam larguar nga Shqipëria në moshën 35 vjeçare. Mes punëve të tjera kam punuar edhe si gazetar e spiker në dy televizione. Por unë në shtetin shqiptar figuroj i siguruar vetëm dy muaj para se të largohesha. Kjo më bën kriminel e të korruptuar?
Kjo është Shqipëria. Në batërditë e bëra në drejtësinë shqiptare të shkarkosh një prokurore sepse i shoqi nuk ka paguar taksat është më shumë se luks. Kjo edhe për faktin se në sistemin shqiptar taksat e të punësuarit i paguan firma dhe jo individi. Individi në këtë rast është viktimë.
Askush nuk mund të pretendojë se në veting kanë kaluar edhe prokurorë e gjyqtarë mëkatarë. Aty shikohet vetëm se ç’provë ata kanë lënë për korrupsionin e tyre. Por natyrisht që ka edhe nga ata që kanë ditur të fshehin dhe e kalojnë testin. Cila është zgjidhja për ta? Mos duhet t’i vemë në torturë? Por të përpiqesh të deligjitimosh një proces gjigand vetëm me këto që thamë më sipër është as më pak e as më shumë se manipulim.
Epilog
Teoricienët parashikojnë se si në historinë e çadrë së lirisë, në fillim me problemin do merren ambasadorë e njerëz pa shumë peshë, por nëse opozita reziston heroikisht atëherë si me çadrën problemi do shkojë në zyrën e Merkel dhe të përfaqësuesve të lartë amerikanë. E vërtetë. Me çadrën në fillim u morën ambasadorët e vetëm më vonë këtu erdhi vetë Brian Lee.
Mirëpo harrohet të thuhet se angazhimi i zyrtarit të lartë amerikan nuk bëri gjë tjetër përveçse konfirmoi qëndrimin e deriatëhershëm të zyrtarëve më të vegjël. Ai thjesht e nxorri për veshi nga çadra Lulëzim Bashën. Ndaj është më shumë se naive të mendohet se angazhimi i zyrtarëve më të lartë do të sjellë ndryshim të qëndrimeve. Teoricienët e kanë futur opozitën në një rrugë pa krye.
Përfituesi më i madh i kësaj historie është padyshim Edi Rama. Kjo i jep konfortin që në vend se të përgjigjet për dhjetra afera korruptive,, të tregojë gishtin nga opozita që sheh ëndrra me revolucione. E këtu nuk folëm për konsideratat që këta teoricienë kanë për liderët e opozitës dhe se si mund të shpresohet që njerëz që po sipas këtyre teoricienëve janë të korruptuar deri në palcë do na shpëtojnë nga korrupsioni i maxhorancës.
Përderisa drejtësia e re të vihet në funksionim asnjë zgjidhje nuk mund të vijë nga kasta e korruptuar politike shqiptare majtas e djathtas, lart e poshte. Dhe unë do shpresoj se sistemi i ri i drejtësisë do flakë nga skena uzurpuesit e korruptuar të këtyre tre dekadave e do lerë hapesirë për njerëz të aftë e të ndershëm që e duan këtë vend. Dhe nëse kjo reformë në drejtësi dështon, që në momentin që do të kem provën për këtë, do të heq dorë nga marrja e lajmeve nga Shqipëria me bindjen e trishtë se ai vend nuk bëhet. Reforma në drejtësi është treni i fundit.
Shume bukur. I ke thene te gjitha.
Albi Xhunga,
Nderime dhe respekte. Per analiste si ty, si Ilur Yzeiri, dhe Skender Minxhozi, nuk ka vend ne studiot e Fevziut dhe disa zagareve politike. Jo, atje ka vend per Shkullakun, Bejtjen, Artan Hoxhen (Jo hetuesi, ai zorraxhiu), dhe Preç Zogajn.
Megjithate, e verteta nuk fshihet dot.
….me ndje more djale po me cudit fakti qe ne ate vend flitet vetem per interesat e 3- 4 personave kur
Preket jeta dhe e ardhmja e milionave…eshte per te ardhur keq qe njerezit akoma nuk jane te ndergjegjesuar
Qe ate vend e bejne vetem ata dhe nuk duhet te presin tju vije nga jashte…
…per mendimin tim opozita duhet falenderuar ..me ne fund e kuptoi qe ka qene kanceri qe ka
Kapur ate vend …dhe zgjidhja pritet nga gjaku i ri qe po vjen nga radhet e saj ne parlament….
….E keqja me e madhe ndodhi ne 2017 kur nderkombetaret legjitimuan nje farse te opozites e cila e shikoi te
Arsyeshme ta perserise bazuar ne precedentin e krijuar….opozita me presidentin tani ne fact nuk e ka me edi ramen duket hashiqare
Ate tani e kane me nderkombetaret qe nuk po leshojne pe per garancite qe kerkojne per veten…
….ata po shantazhojne Europen tani…shqipetaret skane se si sepse i njohin…
…prandaj shqipetaret mendoj une kane nje shanc qe te protestojne per negociata qe kerkon EU nga palet…ka
Ardhur koha qe veprime te paprecedenta te opozites tu kunderveprohet me menyra te paprecedenta…dhe meqe jemi
Ne diten e gruas..si tha Shota…plumbi me plumb xherah…
…..ka ardhur koha qe ate situate ta rregulloni vete …. me protesta te pavarura nga partite ….per ke doni dhe si e doni.
Merrni shembull nga studentet…o fundja nese vete ata do protestonin kete here si tjeter here nuk do i
Sherbenin vetem vetes por vendit te tyre…te ardhmes se tyre …democracise se tyre qe po merret peng…
………######MJAFT ME
…ka ardhur koha te injoroni llumin politic dhe median qe I sherben…
…mos u jepni oksigjen duke i ndjekur ne cdo ekran qe I kane
Kthyer ne fabrika shpifjesh dhe helmi… i injoroni …jane te paguar dhe ne kerkim te rating ..si behet njeriu
Vone per ju…madje me dhe e shprehin pa piken e turpit e.g. ajo trushkulura e dritares .. ..
.
…dhe sa per zgjedhjet lokale opozita do futet ne zgjedhje se ska rruge tjeter sepse ata qyqare qe sot i ndjekin e
Kane nga e keqja…jane ne orarin e punes dhe paguhen kur protestojne. (ironike he….prape del pagesa per
Te cilen nuk flet njeri…se si lejoni qe opozita te beje mitigje me leket tuaja…ju qofshi qe e pranoni)
..mendoni per nje cast tju ikin ato bashki ku perfundojne…
Sepse ndjekesit do perpiqen te nderrojne krah te mbajne vendet e punes…
…….
.
Nje opozite pa asnje ide qe mer mendjen e disa anal-isteve te konservuar (data e skadences ka mbaruar), po shkon per lesh, perderisa orientohet nga kata anal-iste do preke fundin thelle e me thelle deri sa te mbetet lulushi me muniken
Thjeshte perfect.
Nje analize e kalibrit shume te larte . Nuk i shton dhe heq asnje presje , e keqia e madbe ama eshte se opozita ose nuk e kupton ?? Ose ben sikur nuk e kupton rrugen qore qe po ndjek …..dhe kjo eshte per te ardhur keq.
Albi Xhunga, te pershendes nga Toronto! Me pelqeu shume analiza.
O opozitar i quajtur Edmont Spaho qe ti rufjan opozitar je dakot qe te dialogojme per nje qeveri te majte pa Edi Ramen president,po mire,po pse pa Edi Ramen sepse plaku muaxhire nga shpellat e dragobise nuk ja mban bytha me Edi Ramen,sepse Edi Rama,eshte personaliteti me i rrezikshem ne historin 30 vjecare per Sali Berishen,keshtu qe Sali shpellari prej katundari eshte semure,shume shpejte ai muaxhire do te vdesi para kohe, para zgjedhjeve,
eshte shume, shume i semure me semundje te pa sherusheme edhe pse eshte kardiolog per gomaret me samar keshtu Edmond Spahia-revania ti tani je fashist pa mandat dhe mendja jote eshte katandisur sa trute e nje zogu ferrak,ik o Edmond dhe beje shurren bashke me Salin prototip i semure nga zemra e kardialogut morracak.
Shkrim realist. Gjithsesi, për hir të të vërtetës, një korigjim të vogël do t’ia bëja. Ilir Meta u zgjodh si u zgjodh president, por nuk u zgjodh nga ky parlament, por nga ai i kaluar, kur votat ishin edhe të LSI. Pa ato Meta nuk zgjidhej dot dhe PS nuk mund të zgjidhte tjetlr, sepse vetëm nuk i kishte 71 deputetë. Edhe Nishani në vitin 2012 me votat e LSI u zgjodh, ngaqë PD nuk siguronte dot 71 deputetë. LSI, edhe për këtë fakt, mbetet një faktor i së keqes në politikën shqiptare, sepse ka mundësuar të kemi dy presidentët më të këqinj të tranzicionit shqiptar, bashkë me monstrën Berishë, por sidoqoftë, ai u zgjodh në rrethana krejt të tjera.
UNË NUK E KUPTOJ A KA SHTET APO NUK KA. UN DO TE THOJA QE JO NË KUPTIMIN E ZEMERGJERESISE. SI KA MUNDËSI KËTA TEORICIEN OSE ME MIRE NË GJUHEN PUNTORE KËTA RRUGECER QE SHKRUAJN CFAR JU VJEN PREJ GOJE QE VJELLIN VRER QE CPIFIN DHE GËNJEJNË DUKE MOHUAR TE VËRTETËN E KËTIJ VENDI. PËR FARE E BËJNË DUAN LUFTË DUAN QE POPULLI TE VETËVRITET ME NJERI TJETRIN TE NDIZET LUFTA TE SHKETROHET VENDI EDHE NJE HERE SI NJE KOHË JO. KËTË DO TI QUAJA ANTISHQIPTARE DEMIGRUES QE ÇOJNË UJË NË MULLIJTE E AGJENTURAVE TE HUAJA SA I PAGUAJNË KETE NUK E DIMË SË NDRYSHE NUK KA SI SHPJEGOHET GJITHE KY VRER KUNDËR SHQIPËRISË.
Pure propagande dhe ngaterrim llogjik me dashje ne arsyetimin e fakteve per te shperqendruar vemendjen dhe mbjelle mjegull e konfuzuon ne publik. Juve gebelsi ju ha mutin per mjeshtra propagande.
Pure propagande dhe ngaterrim llogjik me dashje ne arsyetimin e fakteve per te shperqendruar vemendjen dhe mbjelle mjegull e konfuzuon ne publik. Juve gebelsi ju ha mutin per mjeshtra propagande..
Pure propagande dhe ngaterrim llogjik me dashje ne arsyetimin e fakteve per te shperqendruar vemendjen dhe mbjelle mjegull e konfuzuon ne publik. Juve gebelsi ju ha mutin per mjeshtra propagande…
Ti more gazetar me kete shkrim qe shkruan, per mua eshte shume negativ jo i sakte,pse eshte jo i saket:Sepse ka 30 Vjete qe ne shqiperi jane vrare qindra dhe qindera njerez te moshave te ndryshme,behet pyetja pse vrane dhe kush i vrau,kush e mbane pergjegjesine per te gjitha keto vrasje kush Sali Berisha apo Fatos Nano apo kundershtari numer nje i Saliut Edi Rama,kete duhet te shkruanje ti zotni gazetar??.30 vjete ngjarrje ne shqiperi–Droga,Parate e humbura ne institucionet piramidale ku shkuan Parate kush i mori,miliarda leke ku shkuan,kush i mori parate,kjo ngjarrje nuk riparohet sa te jete Salia qe eshte strumbullari kryesor,parate e humbura,parate e grabitura duan zgjidhje,populli nuk i harron??.Ne vitin 1997 u hapen depot e armatimit dhe municioneve,pse hapen ne te gjithe shqiperine,kush i lejoje,ne cilin vend ne bote ka ndodhur kjo ngjarje,ne cilin planet ka ndodhur kjo ngjarje,kush e mban pergjegjesine Salia,apo Fatos Nano,apo Edi Rama,kush??.Si mund te harrohen keto ngjarje more politikan dhe opozitar te pa skrupull,more faqezinje te shqiperise,po Floririn e Krrabes kush e mori,cili fashist,cili tradhetar,kush e grabiti Floririn e Krrabes kush??.Jane pasuruar shume politikan rrugecer pse jane pasuruar kaq shume pse,kush e mbane pergjegjesine Salia apo Fatos Nano apo Edi Rama apo bandilli i opozites me shtepi ne Hollande apo vende te tjera,ku i gjeti parate ky zagar,ku vodhi dhe pse i vodhi,kush eshte ky rrugac dhe hajfud??.
Teoricenet e opozites apo zbatuesir e “ Luftes civile” te Vladimir Putinit !?
“LUFTA CIVILE” E PUTINIT DHE “MOSBINDJA CIVILE” E LUL-SALADINIT
—–Original Message—–
From: Alban Dega
Sent: Tue, Apr 6 , 2018 2:31 pm
Mendime me gjuhen e fakteve
LUFTA CIVILE” E PUTINIT DHE “MOSBINDJA CIVILE” E SALADINIT
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Flake per flake
Vetem 8 ore pasi ” Sputniku ” i RIA-s, GRU-se dy bijave te ish- KGB-se sovjetike te Vladimir Putinit dha njoftimin kobezi per “fillimin e luftes civile ne Shqiperi” , kryekryetari de facto i PDSH- se, Sali Berisha, qehajai i tij Lulezim Basha, i akuzuar dhe nen hetim per lidhje te fshehta e afera korruptive me nje kompani ruse te Putinit dhe bashkeshortja e Presidentit te Republikes dhe kryetarja e partise se tij LSI “ Levizjes Socialiste per Interes”, sic e quajti me shume te drejte deputeti i PS-se Ulsi Manja ne News 24, shpallen si me komande e flake per flake fillimin e ” mosbindjes civile” ne Shqiperi.
Me teper se nje sinkron kohor ngjason me nje sinkron politik midis opozites se hallakatur e laramane shqiptare dhe Kremlinit, i cili ka filluar nje ofensive te eger per shtimin e influences ruse ne rajonin e Ballkanit, ku Shqiperia dhe shqiptaret kane nje pozite kyce per rajonin e trazuar gjithnje nga Moska e Shen Peterburgu.
E ndodhur perballe kritikave te vazhdueshme e ne rritje te aleateve tane strategjike SHBA-se dhe BE-se, kjo opozite po i drejton gjithnje jo vetem syte por Edhe zemren drejt Beogradit dhe nenes se tij, Kremlinit .
Per te rivendosur sundimin e saj e sidomos per ti shpetuar uraganit te Reformes ne Drejtesi e Vetingut dhe ligjit ajo eshte e gateshme te beje aleance edhe me djallin e “ Perandorine e Djallit “, per te shpetuar koken e rrezikuar nga kusaria dhe korrupsioni masiv, qe po i dalin cdo dite me shume petet ne syte jo vetem te shqiptareve, por edhe nderkombetareve.
Behet fjale jo per nje rastesi, por per projekte e plane te reja ruse kunder shqiptareve si popull e si komb me orientim drejt Evropes Perendimore dhe Shteteve te Bashkuara te Amerikes si aleati yne kryesor strategjik dhe miku me i madh ne Bote.
Nuk eshte hera e pare qe ndodhe nje dukuri e tille e nje politike e djallezore e Moskes kunder shqiptareve si populli dhe kunder Kosoves e Shqiperise si shtete te pavarura, me sy e zemer tek Washingtoni e Brukseli !
Plani Brezhnjev dhe “ shpetimtari i dyfishte” Tito
Qe Rusia, BRSS-ja, e perseri sot Rusia historikisht ka qene nje armik i betuar e shqiptareve nuk ka asnje dyshim por ka shume deshmi te pakundershtueshme duke filluar nga copetimi i saj e aneksimi i gati gjysmes se territorit dhe gjysmes se popullsise se saj dhe i sakatimit ne kater shtete.
Rusia ka qene jo vetem aktori kryesor, por edhe regjizori i Golgotes shqiptare qysh para 150 vjetesh e deri sot, qe nga Traktati i Berlinit, Konferenca e Londres e deri me sot ne favor te bijeve te saj sllave serbo- malazias e maqedone.
Keto synime aneksioniste i shprehu hapur edhe pa maska vete Nikita Hrushovi kur i deklaroi Enver Hoxhes gjate vizites se tij ne Pashaliman, ku ndodhej e vetmja baze ushtarako- detare sivjetike ne Mesdhe , duke deklaruar se “ prej ketu e kam mbare Mesdheun ne pellembe te dores nga Gjibraltari deri ne Detin e Kuq “ .
Nese ka nje akt te madh atdhetar e shpetimtar per Shqiperine pas Pavaresise e LNC-se, ai eshte vendimi
i liderit shqiptar Enver Hoxha per mbylljen e asaj baze dhe perzenien me bisht ne shale te flotes sovjetike nga territori i Shqiperise. Ky akt e shpetoi Shqiperine nga blick-krig rus per pushtimin e saj.
Vetem 5- 6 vjet mbas ketij vendimi ishte pasardhesi i Hrushovit ne krye te BS dhe PK te tij, Leonida Brezhnjev qe i kerkoi ish-Presidentit te Jugosllavise Josif Broz Tito , qe ti hapte shteg kalimi Ushtrise se Kuqe qe nepermjet territorit te saj te sulmonte dhe pushtonte Shqiperine.
Titoja jo vetem e kundershtoi prere kete projekt makaber antishqiptar, por edhe e njoftoi menjehere liderin shqiptar Enver Hoxha per kete rrezik.
Dy zogj me nje gur !
Natyrisht lideri jugosllav nuk e mori kete vendim nga dashuria e madhe qe kishte per Enver Hoxhen, por se pari kishte frike se Ushtria e Kuqe para se te futej ne Shqiperi mund ta pushtonte vete Jugosllavine dhe te vendoste hegjemonine serbe ne mbare vendin duke i hequr edhe karriken liderit historik jugosllav, Tito qe arriti ta mbaje bashke kete shtet te arnuar keq qe u shkermoq si nje kocan misri pak vite pas vdekjes se tij.
Me siguri politikani i mprehte kroato- jugosllav do te jete konsultuar dhe keshilluar edhe nga anglo-amerikanet qe te njoftonte qeverine shqiptare per planet ogurzeza sovjetike.
Si dhelper plake qe ishte Josif Broz Tito goditi dy zogj me nje gur.
Tito kreu nje akt miqesor ndaj Shqiperise por mbi te gjitha i dha nje goditje nokauti nacional- shovinizmit dhe klanit filorus serb, qe po komplotonte dhe rrezikonte vete sundimin e tij nepermjet Aleksander Rankovicit .
Ai e shkarkoi Rankovicin dhe njekohesisht ndermori nje sere hapash per zgjerimin e te drejtave te shqiptareve nepermjet Autonomise se Kosoves duke vendosur Fadil Hoxhen ne poziten e trete te udheheqjes politike dhe shteterore te Jugosllavise.
Jo vetem pse ai kishte zbuluar dhe e kishte informuar me kohe Titon per pergjuesit e Rankovicit ne zyrat, vilat e deri ne krevatin bashkeshortor te Titos.
Jane te rralle lideret qe e kane perdorur taktiken anglosanksone “To kill two birds with one stone”, pra te vrasish dy zogj me nje gur si Churchili dhe Tito ka, shpetimtar i dyfishte i Jugosllavise dhe Shqiperise nga nje rrezik i madh e serioz per momentin…
Por ariu rus nuk do hiqte dore nga politika dhe veprimtaria antishqiptare e mbi dhe e nedheshme !
Deri ne majat e kupoles komuniste te Tiranes
Agjentura e vjeter ruse ne Shqiperi ka qene teper e fuqishme dhe aktive. Skalioni i pare i saj ka qene gjithnje ne veprim qysh me ardhjen e misionin te pare ushtarak sovjetik ne vend. Ai u perforcua me tej me rekrutimin e studenteve shqiptare ne BS nga femrat e bukura ruse, te pergatirua qe ne moshe shume te re ne shkollat me te mira e speciale te KGB-se.
Prania e madhe e specialisteve sovjetike ne fabrikat, hekurudhat, ne ushtri, ne Sigurimin e Shtetit e kudo krijoi hapesira te reja dhe me te medha per kete veprimtari.
Shume prej ish- studenteve ne BS u vendosen ne piste kyce te politikes, mbrojtjes, sigurise, ekonomise,shendetesise, aresimit, artit e kultures. Pothuajse e gjithe jeta e vendit u sovjetizua.
Shume prej tyre arriten deri ne majat e qeverisjes dhe jetes politike shqiptare. Mehmet Shehu, minister e Brendshem dhe me vone kryeminister ishte shkolluar ne Akademine Frunze, pasuesi i tij Kadri Hazbiu, Ramiz Alia, Foto Cami, Sofokli Lazri, Agim Popa etj. ishin ne pozita kyce te qeverise dhe PPSH-se.
Ramiz Alia do ti ngjiste nje nga nje shkallet e udheheqjes deri sa mberriti ne krye te PPSH-se dhe shtetit shqiptar. Foto Cami do te ishte krahu i djathte i tij ne krye te ideologjise bashke me kehsilltarin e tij Sofo Lazrin e Agim Popen, si drejtor i Drejtorise se Jashteme te KQ te PPSH-se.
Fakti qe gjuha ruse mbeti gjuhe kryesore e huaj nga klasa e peste e 7- 8 vjecares deri ne Universitet edhe 25 vjet mbas prishjes se madhe tregon se fijet e Moskes ishin te thella ne cdo fushe te jetes shqiptare,
Po ashtu per 30 vjet me radhe propaganda shqiptare perdorte te njejtat shabllone e standarte si TASS dhe “Pravda” ndaj SHBA-se dhe Bashkimit Evropian deshmon qarte per doren e KGB-se dhe GRU-se sovjetike ne politiken shqiptare…
Nga keq ne keq e me keq
Prishja e marredhenieve edhe me Kinen per aresye ideologjike kur duhet te forconim edhe me miqesine me te pas hapjes se saj drejt SHBA-se dhe Perendimit, pas fillimit te modernizimeve te saj, izolimi nga Perendimi, sektore keta qe i mbulonte pikerisht Ramiz Alia jane deshmi logjike e bindese te kapjes se tij me teper se shpirterore qe heret nga ruset… Ka edhe me !
Hapja e Shqiperise dhe rivendosja e marredhenieve edhe me Rusine , krijuan kushte dhe hapesira te reja per lidhje te drejteperdrejta me agjenturen e vjeter, qe ishte mbajtur gjalle, nepermjet ambasadave te shteteve lindore si RDGJ, Polonia, Cekosllavakia, Hungaria e sidomos nga bija e perkedhelur e saj Serbia.
Asaj i shtohen edhe rekrute te rinje e mjafte agresive.
Forca e agjentures ruse ne Tirane u shfaq me permasat e saj te verteta nepermjet
propagandes dhe organizimit djellezor te te gjitha skalioneve te vjetra e te reja gjate protestave kunder vendosjes dhe eliminimit te Armeve Kim Ike siriane ne Shqiperi, qe per pak coi ne permbysjen e qeverise Rama-Meta.
Shkendijen e kesaj levizje e hodhi nje gazete province e humbur ruse . sikur SHBA do tu paguanrte nje shume qesharake prej vetem 1.3 milione dollare qeverise shqiptare per kete veprim, cka ishte nje genjeshter e mashtrim ala KGB. Nje Fake New tipik rus!
Protesta e Shoqerise civile ala Sazan Guri para ambasades amerikane ne Tirane dhe
para Kryeministrise ishte suksesi me i madh dhe deshmia se agjentura ruse i kishte ndezur te
gjithe moltoret e saj te vjeter e te rinj ne Tirane,
Ogur apo skenar i zi antishqiptar i Putinit !?
Kjo veprimtari antishqiptare ka depertuar deri ne majat e opozites se shpartalluar nga korrupsioni , nga pandeshkueshmeria dhe paprkshemeria qe “Banda e Gangstereve ” dhe ” Mafia krejt jashte kontrollit e Sali berishes i krijoi vetvetes per 13 vjet sundim te tij, , Salikracise ala Luigji i 14-te ” Ligji jam une !”
Pak dite pas “Cadres” berishiste te Lulezim Bashes ne qender te Tiranes Lulezim Basha njoftoi per ardhjen e “instruktoreve ukrinas” dhe shpalli “modelin Maqedon” si ruugen dhe qellimin e tij per permbysjen e qeverise te zgjedhur ne rruge demokratike e plebishitare Rama- Meta dhe “themelimin e Republikes se Re”
Ky sihariq u dha vetem pak ore mbas takimit te fshehte te Bashes me ambasadorin rus dhe ndofta edhe me “instruktoret ukrainas: te Vladimir Putinit , RIA-s dhe GRU-se ruse.
Kambanat bien per ata qe kane veshe te degjojne.
Shpejtesia me te cilen Sali Berisha e Lulezim Basha, Ilir Meta e Monika Kryemadhi, Flamur Noka e Edmond Spaho , krejt kupola e PD-se iu pergjigjen ” fillimit te luftes civile ne Shqiperi” te Sputnik Putinit me ” Mosbindjen civile” te tyre eshte nje deshmi domethenese e lidhjeve te tyre me Mosken.
“Perandoria e Djallit” dhe Djalli i Vicidolit-Fatkeqesia e Shqiperise !
Nuk mund te pritet asgje tjeter nga nena e cdo fatkeqesie kombetare shqiptare ne historine tash e e 150 vjecare te Shqiperise..
Nuk mund te pritet asgje me e mire nga kjo “Bande Gangsteresh”, fatkeqesia me e madhe e shqiptareve dhe Shqiperise ne hisotrine mbi 105 vjecare te shtetit te pavarur shqiptar!
Per karrike e per pushtet, Sali Berisha vrau jo vetem Arbenin e Azemin por eshte gati te vrase edhe Shkelzenin e mijera shqiptare te tjere!
Pse!? Sepse Sali Berisha duhet te kercenonte , bente shantazh e udheqhiqte PD-ne e opoziten e hallakatur shqiptare nga qelite e burgut!
Jo sot ! Po sot e te pakten 20 vjet, qe me shtetrrethinmin e 97-es, qe me shterrenimin e urdherat e tij per te perdorur arme kimike e napalm kunder popullit te vet!?
E sa a sa here te tjera me pas,
Si Sali Berisha e Banda e Gangstereve te tij politike e familjare, mediatike e financiare… eshte babai i cdo fatkeqesie te shqiptareve ashtu sikurse edhe Rusia eshte nena e te gjitha te keqijave, pabesive, padrejtesive, copetimit e sakatimit te trojeve shqiptare ne Ballkan.
Si “Perandoria e Djallit” – Rusia edhe vete djalli i Vicidolit dhe mbare Shqiperise- Sali Berisha jane fatkeqesia e shqiptareve dhe shtetit te tyre!
Ndaj vigjilence perballe Ariut rus dhe Djallit te Vicidolit!
Syceltesi !
Shenim: Persa u perket Andi Bushatit dhe Armando Shkulshkulakut, Artur Zheles…. ORA News TV nuk jane gje tjeter vecse mercenaret e paguar e komanduar nga trashegimtarja e KGB-se sovjetike, sot RIA dhe ZGRU- ja ruse, “ Sputniku” … dhe Vladimir Putini per te jetes use ifensiven ruse ne Ballkan, sidomos kunder Shqiperise, Kosoves, Maqedonise dhe shqiptareve si populli e si kombi me proamerikan a me properendimor ne Bote .
Nje fjale e utre popullore thote: ” Po shkove pas brumbullit perfundon ne hale” Keshtu perfundoi opozota jone shkoi pas mendjeve idjote dhe perfundoi ne asgje.
O zoti Floriri ,po ajo lista e Kotzias nuk eshte e vetmja .Ka edhe te tjera ,bile shume me te fuqishme se ajo dyzetmilion euro e Ministrise se Jashtme Greke. Kemi edhe listat e Serbise por sidomos ato te Putinit. Dhe situata eshte kaq e veshtire per Serbine ne lidhje me Kosoven saqe menyra me e mire per t’ja lehtesuar zavallin eshte diskretitimi i faktorit shqiptar ne pergjithesi .Eshte si ti thuash botes: Cfare doni ju, te beni edhe nje tjeter shtet shqiptar ? Shikoni ate qe bete para njeqind vjetesh se si eshte edhe sot e kesaj dite .Me keq do te jete edhe ky i dyti.
Po te shtosh pastaj edhe sekelldine e reformes ne drejtesi ,per hajdutet jo vetem te politikes por edhe te medias ,atehere e vetmja zgjidhje qe ju mbetet eshte shprehja e famshme ” dy duar per nje koke”
Albi bravo,ky besoje është shansi i fundit per në shqipetaret.Edhe une jam larguar nja 10 vjet më i madh se ty nga Shqiperia,sepse e kuptova se gjer atehere isha ngopur me genjeshtrat e sali kërbythjes duke qenë idealist.Por shumë shpejt e kuptova se situata e vendit tim ishte pa krye si rezultat i korrupsionit që kish mberthyer si metastazat e kancerit çdo qelize te administrates se kesaj Republike bananesh te udhehequr nga nje krimineli e sharlatan komunist saliu & Co.Edhe maskarai tjeter fatosi me liberalizmin dhe korrupsionin beri që te humbiste shpresa e shqipetareve .Eshte e frikeshme te flasesh per demet që I ka sjelle saliu sistemit te drejtesise duke e kapur e korruptuar ate,duke e kthyer në sistem që jepte vetëm padrejtesu.Nga pangopesia e saliut dhe te birit.Vriten 26 qytetare që punojne ne Gerdec,vriten 4 qytetarë të pafajshem që protestonin në bulevard ,fshihen serverat e kryeministrise,pengohet drejtesia duke mos lejuar arrestimin e vrasesve,vidhen miliona euro ne Rrugen e kombit ,kapet me zë e figure e bllok në dorë duke bër korrupsion nje ish minister,sot president dhe nuk ju hynë gjëmb në kembe ketyre delenxhinjeve.Pra u largova dhe bera mire,sepse shkova në nje vend ku njeriu respektohet,në nje vend ku femijet u shkolluan fale zotesise se tyre në shkollat me te mira në bote.Por shpirti dhe zemra ime janë aty në atdheun tim,por kur shikoje disa fytyra te ndyra hajdutesh e kriminelesh që janë akoma në politikë dhe sot te ndodhur në gracke nga reforma në drejtesi kerkojne te destabilizojne Shqiperine si me 1997,por nuk do t’ja arrijne.Eshte nje bashkpunim i saliut me armiken e shqipetareve Rusine e Serbine .Ai dhe iliri etj mendojne se do t’i shpetojne bdeshkimit,por e kane kot.USA dhe EU nuk do te lejojne që dy-tre delenxhinj te hedhin në erë investimin e tyre në reformen në drejtesi.Kurrsesi ata nuk do lejojne që hundet e krimineles Rusi te futen në Shqiperi.Ndersa per Armand Shkullakun,Andi Bejten,Artan Hoxhen,kërmillin mark marku,Andi Bushatin dhe psikopatin e Todi Lubonjes te dirigjuar nga blendi fevziu i sander frangut,jane disa zagarë që lehin per ata që u hedhin ndonje kockë.Nje lidership I nje partie politike që merr keshilla nga disa ordinarë e llafazanë gazetarucë qe perpunojne opinionin publik,per mua tregon se ata janë pa ide per te dale nga kolapsi dhe pamundesia per te fituar.Shqipetaret e dijnë se Shqiperia nuk mund te udhehiqet nga kusarë e kriminelët ,te cilet i njohen se çfarë fytyre kishin per 8 vjet.Shqipetaret nuk mund te pranojne që nje kriminel si saliu dhe oborri i tij te menaxhojne ekonomine e shtetit.Per ate ka vetëm nje vend ku te pushoje,BURGU.
Bukur, sakte dhe rrjedhshem; me keto shkrime, por sidomos edhe me analizat e M. Bazes, llofollogjia mjerane e Fevziut, Rakipit, Zhejit, Vasilit dhe studiove ordinere te – TOP, KLAN, ORA, NEWS24 po shkermoqet (me e bukura eshte kur nga keto studio, karagjozet e Lulit & Monikes akuzojne Ramen se ka kapur median) – kaq budallenj i mendojne njerezit.