Nga Altin Ketro
Akuzat e opozitës kundrejt euro-parlamentarëve pas qëndrimit të tyre kundër dorëzimit prej PD e LSI të mandateve të deputetëve, nuk morën aq vëmendje sa duhet. Ndonëse opozita u ndje e papërgatitur në këtë unanimitet evropian kundër aktit ekstrem të saj, ajo u përpoq ta relativizojë çështjen se demek këta që erdhën janë disa pleq që e kanë mandatin deri në muajin maj. Dihet së në maj të këtij viti zhvillohen zgjedhjet për Parlamentin Evropian nga ku do dalin edhe strukturat e reja që do qeverisin Evropën e Bashkuar.
Nisur nga ky zhvillim, opozita jonë, me një mendjelehtësi të pashoq po pret që këta euro-parlamentarë me përvojë të gjatë politike të zëvendësohen me të tjerë.
Dihet po ashtu që muaji qershor edhe afati i caktuar për Shqipërinë për të marrë çeljen e negociatave me BE-në. Në këto rrethana, edhe miqtë tanë evropianë, që i njohin prej vitesh si klasën tonë politike, ashtu edhe zhvillimet në Shqipëri, kanë bërë më se një herë thirrje për qëndrime konstruktive me qëllim që Shqipëria të paraqitet si një vend normal e i denjë për çeljen e negociatave.
Por opozita jonë ka tjetër agjendë. E gjendur nën panikun e pamundësisë për të fituar zgjedhjet, ajo po bën çmos që t’i pengojë proceset integruese të Shqipërisë me qëllim që faturën e këtij dështimi t’ia faturojë qeverisë.
Kjo opozitë, nuk mendon për perspektivën, por veçse sot për sot. E duke menduar kështu, ajo po anatemon edhe miq shumë të mirë e të vyer evropianë që aktualisht kemi, miq që nuk bëhen dot kollaj në një kohë të shkurtër. Pikërisht se aktualisht kemi miq të tillë, ne duhet t’i shfrytëzojmë sa të jetë e mundur për t’i pasur si avokatët tanë në vendimmarrjet evropiane.
Por kur sheh që ata përpiqen me mish e me shpirt, por gjenden përballë një opozitë refraktare, që ua vështirëson punën për të gjetur përkrahje edhe tek ato pak vende skeptike, vërtetë çuditesh se si është e mundur që kemi politikanë kaq mendjeshkurtër.
Shqipëria sot vërtetë mund të mos i plotësojë 100 për qind kushtet për t’u pranuar në BE, sipas asaj që thotë edhe lideri opozitar Lulzim Basha. Por edhe në vitin 2009 ajo nuk i plotësonte 100 për qind kushtet për t’u pranuar në NATO. Ama u shfrytëzuan mundësitë dhe miqtë e shumtë që na mbështetën dhe ia arritëm të anëtarësohemi.
Dhe të mos harrojmë që opozita e saj kohë, PS, dhe lideri i saj, Edi Rama, nuk iu bënë pengesë Shqipërisë në këtë rrugëtim. As nuk e përdorën ngjarjen tragjike të para një viti në Gërdec me 26 të vrarë për të nxirë Shqipërinë, e as nuk vunë kushte për zgjedhjet parlamentare që mbaheshin vetëm pas tri muajsh.
Këtë anëtarësim opozita e sotme e ka si lajtmotiv sa herë do që të nxjerrë në pah disa prej sukseseve të saj. Bile e pati edhe si etalon të fushatës elektorale të vitit 2009. Nuk ua mohon kush, pavarësisht se ishin të tjera rrethana që ne u anëtarësuam. Gjithsesi, nëse e duan si meritë personale le ta mbajnë.
Por kjo nuk duhet bërë sebep që ata të xhelozohen nëse negociatat e Shqipërisë me BE-në hapen nën qeverisjen e PS-së. Natyrisht kjo mund të jetë një kartë e fortë elektorale, por nëse opozita e ka këtë merak, jam i bindur se kryeministri Rama ka për borxh të mos ia njohë vetes plotësisht meritën, por ta ndajë atë edhe me opozitën.
Siç thashë edhe në fillim, ne duhet t’i shfrytëzojmë në maksimum miqtë evropianë që kemi e që na mbështesin si vend. Duhet t’i lemë mënjanë ndasitë politike në këtë rast, sepse procesi i përafrimit me BE-në është një fat i madh për ne, fat që duhet kapur fort prej flokësh për të mos e lënë të na rrëshqasë nga duart.
Duke qenë se në Evropë po ravijëzohen shumë forca politike radikale dhe populiste, që janë kundër mënyrës se si funksionon BE-ja, e jo më të zgjerohet ajo me vendet të tjera, nuk e kemi atë luks që të hedhim poshtë këtë miq dashamirës e të presim që në fuqi të vijnë ata që nuk na duan në Evropë.
Partia Demokratike nuk duhet të sillet sikur s’do të vijë kurrë në pushtet. Se ja, vërtetë e anëtarësoi ajo Shqipërinë në NATO, por sot është PS-ja në pushtet. Pra, si të thuash, po korr edhe ajo frytet e një anëtarësimi që është kryer në kohën e opozitës së sotme.
Nën këtë frymë, nëse opozita do sillej ashtu siç po ua kërkojnë edhe miqtë evropianë, çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE-në që do i takonte ta bënte një qeveria socialiste, nesër, kur PD-ja të vinte në pushtet, ajo do e kishte një fakt të kryer dhe pse jo, do ishte ajo në negociata për anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Unë nuk e di se si do dalin zgjedhjet e majit për Parlamentin Evropian. Uroj që mos jenë shumicë forcat euro-skeptike. Por, sido që të shkojë situata, opozita jonë e ka marrë një njollë turpi duke u identifikuar qartë nga opinioni publik si shkaktarja e vonesës së procesit të integrimit. Si pa kuptuar, ajo i ka dhënë kryeministrit Rama një alibi shumë të fortë për të justifikuar në çdo rrethanë çdo dështim të mundshëm në këtë drejtim.
Ajo që do e vuajë këtë gjë në fakt do të jetë Shqipëria dhe populli i saj. Opozita sido që të shkojnë punët, nuk i ka prishur punë vetëm qeverisjes aktuale, por edhe qeverisjes së saj të mundshme në të ardhmen. Kur të vijë në pushtet do ta kuptojë më së miri këtë. Por atëherë do të jetë shumë vonë. Për të gjithë! (TemA)
Bravo,ketri, e ke gjetur.
Fajin e ka opozita! Gjetja meriton nje doktorat. Shpresojme qe me kete rast te shpetojme nga kjo opozite e keqe qe po zbraz vendin,
prap te bishti ures ketro, ata kane hall koke ti thuaj antaresim ne BE,koka te dhimbeset me shume se c’do gje ,ata nuk jane politikane jane hajdut
Shikoni keto karikatura.
Shume shpejt do merrni vesh pasurite e tyre. Kane 30 vjet qe vetem vjedhin pasurine e Shqiperise.
Aq shume kane vjedhur, saqe cdo shqiptar me pasurine e ketyre do ishte 2-3 here me i pasur.
Mbani mend.
kujt i thua se !!!, keta nuk morren vesh me te huajt perballe, jo me te degjojne njerezit nga brenda, keta jane me keq se xheloz, jane te ligj, mashtrues, kriminele, dhe te pakorrigjueshem, kjo eshte opozita !!!
Ata e dine qe per nje kohe te gjate nuk vine ne pushtet dhe thone qe meritat e hapjes se negocjatave po i merr Edi Rama di dhe antarsimin e plote ks me e marre P.S ja po me Edi Ramen , atehere ne nuk po leme gje pa bere qe as negocjatat te mos hapen as antarsimi i plote jo . Ju bej nje pyetje atyre simpatizante te P.D se qe ju shkojne mbrapa ketyre antishqiptareve , a e dojne a jo antarsimin ne B.E . Me siguri pergjigja e juaj ka me qene : Po , duam por pa Edi Ramen dhe pa kete qeveri te P.S se , por me Lul Bashen (qe ne fakt kurre nuk do bahet kryeminister se nuk e meriton se ka nje barre shkeljesh ligjore qe do gjykohet ) dhe P.D ne ne pushtet qe ( edhe kjo nuk do vije kurre me njata politikan qe ka sot , ndoshta me keto deputetet qe po vendosen tashti ndoshta me keto po se nuk kan akuza per vjedhje ose moskopetence drejtimi ) . Atehere une ju them ju anetareve e simpatizanteve te P.D se dhe L.S.I. se se Qeverise Edi Rames i ra shansi siç i ra shansi qeverise P.D se te fuse Shqiperine ne N.A.T.O.