Lulzim Basha: Rama përfaqëson llumin e shoqërisë, koha e hajdutëve merr fund më 16 mars

10 Mars 2019, 18:20Politika TEMA

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka deklaruar se kryeministri Edi Rama do të rrëzohet më 16 mars.

Pas mbledhjes së Kryesisë së PD, ai i është bashkuar protestës së banorëve të Astirit ku tha se shefi i qeverisë është i lidhur me krimin dhe rrjetin e trafikut të drogës.

“Mirëmbrëma, vëllezër dhe motra, qytetarë dhe përfaqësues të qendresës më shembullore që Tirana ka parë prej kohësh. 

Kemi hyrë në muajin e 5-të të kësaj proteste të përditshme dhe përnatshme dhe për këtë meritoni respektin tonë.

Shpesh kam qenë këtu dhe kam dhënë mesazhet e mia, për atë që nxorrën në pah korrupsionit. Rrënjët e Ramës janë në krimin e organizuar dhe të korrupsionit. 

Shtëpitë e tyre do ishin rrafshuar po të mos ishte për vendimin që ata morën, të mos ulnin kokën, për pronën e tyre dhe dinjitetin e tyre. 

Çdo protestë është një vendim, për 127 ditë dhe net këta banorë kanë vendosur të mos i dorëzohen krimit dhe Ramës.

Këtu vendimet, siç e dinë gjithë Shqipëria dhe bota e mori mafia. Me një vlerë rekord edhe për Japoninë. Çdo tender u fitua në limitet e fondit. Ishte një falsifikim i përmasave madhore.

Këtu vendimet i mori mafia, Damian Gjiknuri dhe ata të lidhur me të. Shoqëroi edhe nëna shtatzënë. Lleshaj, kjo vegël e krimit të organizuar dhe Ramës, dhunoi qytetarët, por nuk i theu dot. 

Rama përfaqëson llumin e kësaj shoqërie që ka ardhur koha ta pastrojmë. Koha e hajduteve merr fund së bashku me Edi Ramën”, tha Basha.

9 komente në “Lulzim Basha: Rama përfaqëson llumin e shoqërisë, koha e hajdutëve merr fund më 16 mars”

  1. Zigur Qarri says:

    Vetem Lul Basha mund te bashkoje shqipetaret drejt fitores. Shqipetare deklarohuni turq dhe votoni Lul Bashen. Allahu i madherishem do na ndihmoje te bashkojme ballkanin.

  2. Cuku says:

    Po ku pjerdh Rama nga ty moj Lulushe

  3. Sherifi says:

    Mire, po ne dt 17 ke do kemi k/minister dhe si mund te zgjidhet nje k/minister ne protest, nuk e kuptoi.

  4. Tan Tirona says:

    Po, por në cilin vit?

  5. Popull says:

    Po ti je llumi i llumit mor hajdut, mor vrases mor tradhetar i ketij kombi e cfare te te thuash me pare, ti meriton te gjitha epitetet me te liga dhe me te poshtera qe mund te etiketihet nje njeri i poshter sikunder je ti. Te siguroj une se 16 Marsi do kaloje si gjithe deshtimet e tjera para ardhese dhe ti e di mire kete, por as edhe do te trimeroje fare nga frika e madhe dhe me te drejte qe te ka zene ty dhe gjithe shpuren tuaj te ndyre. Drejtesia po vendoset, SPAKU po ngrihet dhe kjo te tmerron por nuk te shpeton , Je nje i mjere pa asnje rrugedalje.

  6. Fredi says:

    Basha eshte i rekrutuar nga sherbime te huaja antishqiptare.Shefat e tij e sollen ne Shqiperi me mision te demtimit dhe pengimit te ceshtjes kombetare duke filluar nga Kosova dhe rasti e solli te punoje sebashku me agjentin e vjeter te Udb Salih Berishen.

  7. Azio says:

    Kush flet more aman!
    Lulushja, strategu ivjedhejeve,vrasjeve, rrenave te perditeshe, nje lider pa precedent.
    Lulzim,
    Mos e e cyt se I del gjiza,sic thone nga Elbasani.
    Mblidhe turulycken,as s’ eshte vone,Lulziiiiim.

  8. klementi says:

    Llumin e ketij vendi e perfaqeson ti lulush, sala dhe mona. A ka njerez qe i kane bere me keq ketij vendi se sa ju more qelbesira, se harrova liken.

  9. Raul says:

    Me 17 mart Klevis Kerrici ne koshin e plehrave bashke me Nafije Dybekun, sharebajgat e leshitdhise, dhe horrat e Muli Geringut

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje