Rrethi vicioz ku është futur Lulzim Basha

10 Mars 2019, 14:25Politika TEMA

Nga Altin Ketro

Kryetarja e LSI-së, zonja Monika Kryemadhi, në turin e saj në bazë për t’i mbajtur të karikuar mbështetësit e vet, po thotë gjithë e më shpesh se strukturat e saj të partisë duhet të përgatiten e të jenë gati se, sipas saj, në muajin maj do ketë zgjedhje të parakohshme. Që në 6-mujorin e parë të këtij viti do të ketë zgjedhje, kjo nuk diskutohet. Por ato do të jenë vendore e jo parlamentare.

Megjithatë këmbëngulja e zonjës Kryemadhi për ta theksuar këtë çështjen e zgjedhjeve të majit e shoh nga një tjetër këndvështrim. Bile i jap të drejtë në strategjinë që ka zgjedhur. 

Aktualisht jemi në kushtet kur LSI-ja, ashtu si PD-ja, ka dorëzuar mandatet e deputetëve të saj. Jo sepse donte, por iu bind qëndrimit publik që kish marrë njëanshmërisht Lulzim Basha dhe nuk donte të dilte si përçarëse e opozitës. 

Vetëm se duhet të kujtojmë se LSI është një parti familjare, e krijuar në vitin 2004 prej egos së Ilir Metës për të qenë në pushtet, e si e tillë ky hap ekstrem që kjo parti hodhi ka një normë të lart interesi kundrejt PD-së. 

Deri përpara dorëzimit të mandateve, kishim liderin demokrat Basha që, si të thuash, e kishte në dorë spektrin opozitar, përfshi këtu edhe LSI-në. Situata pas dorëzimit të mandateve, e kthen Lulzim Bashën të brishtë përpara aleatëve opozitarë, sidomos përpara LSI-së. 

Më se njëherë zonja Kryemadhi ka theksuar se ato mandate janë “mandate gjaku”, që do të thotë se janë marrë me sakrificë shumë të madhe, edhe financiare. 

Ky solidarizim me PD-në dhe Lulzim Bashën, ka një kosto të madhe që ai duhet t’ia njohë e t’ia rikthejë mbrapsht kur të vijë momenti. LSI-ja, e veçanërisht kryetarja e saj Kryemadhi, janë shumë të vështirë për sa i përket larjes së borxheve. Për sa kohë nuk njohin parime, interesi merr rol primar në të gjithë dimensionet e tij. 

Mbase do na duhen disa vite të lexojmë “Kurban 2”, për të marrë vesh picirin që hoqi kryeministri Rama teksa i duhej të negocionte personalisht të mërkurave me ish-Kryetarin e Kuvendit, e pastaj tek Vila 31 mes delegacioneve PS-LSI, dakordësinë për miratimin e ligjeve me kushtin që, e para duhet të lëshonte pe për tekat e së dytës. Mos harrojmë se atë periudhë PS-ja s’e kishte dot e vetme mazhorancës dhe si të thuash ishte në dorë të orekseve politike të LSI-së. Urinë e saj për t’i shtrirë tentakulat kudo vetëm Edi Rama mund t’i bënte ballë. Se me Berishën e kishin më të lehtë. E kishin ndarë pushtetin 80 me 20 për qind, dhe secili bënte ç’t’i donte qejfi brenda kufijve të territorit të vetë. Njëzet për qind pushtet veç për 4 mandate, se po të kishte 19 mandate siç pati më pas, përqindja do ishte edhe më e thellë. 

Në rastin e Lulzim Bashës kemi të bëjmë me një individ të dobët politikisht, ndonëse në TV hiqet si luan. Përballë zonjës Kryemadhi ai sot është më i pafuqishëm se kurrë. Ka një detyrim kaq të madh ndaj saj, saqë po presim momentin ku ai të futet në zgjedhje e të nisë negociatat brenda koalicionit për ndarjen e territoreve.

Sakrifica e LSI-së do ketë ndikimin e saj në oreksin e shtuar tashmë për të kërkuar më shumë zona të lira kandidimi për kryetarë bashkie. Kryedemokrati Basha e ka marrë disi lehtë situatën dhe po i beson aksioneve guerile me prita ndaj kryeministrit Rama apo protesta të dhunshme nga institucioneve. Duket si një indiferencë ndaj zgjedhjeve vendore, duke shpresuar në provokimin e atyre parlamentare.

Nga ana saj, zonja Kryemadhi po ndjek një strategji tjetër. Ajo po frymëzon të vetët për zgjedhje të parakohshme në maj, për t’i pasur gati, në fakt, për zgjedhjet vendore në qershor. Ajo s’mund të dalë hapur në këto momente e të thotë që do hyjë në zgjedhjet vendore. Por ajo indirekt po i thotë strukturave dhe elektoratit të saj (atij që i ka mbetur) që të bëhen gati se LSI-ja do futet me doemos në zgjedhje.

Një parti e krijuar enkas dhe specifikisht për të qenë në pushtet në çfarëdolloj niveli, nuk mund të kuptohet që të mbetet rrugëve si prostitutë trotuari. Si e tillë, ajo do hyjë në zgjedhjet vendore, pavarësisht çfarëdolloj akti kamikaz të ndërmarrë Basha për partinë e tij. 

Nëse për dorëzimin e mandateve LSI u solidarizua me Bashën, bojkoti i zgjedhjeve vendore as nuk çohet nëpër mend prej saj. Ndonëse deri në minutën e fundit do kemi edhe deklarata disi kërcënuese për bojkot, në fundore LSI-ja do të marrë pjesë në to. 

Nëse Basha nuk e ka kuptuar këtë, ka rast ta fusë në agjendë për të marrë masa. Jo për të bindur LSI-së, se ajo nuk bindet në këtë rast, por për të organizuar partinë e tij që të jetë gati. Vetëm se përpara tashmë ka një mision shumë herë më të vështirë: Negociatat brenda kampit opozitar. Negociata që atë do e nxjerrin të humbur në çdo rrethanë. 

Nëse përpara dorëzimit të mandateve LSI-ja do të ishte më modeste në kërkesa për zona të rëndësishme influence, në kushtet e sotme, ajo ka gjithë të drejtën e zotit të pretendojë më shumë.

Në rast se PD-ja futet në zgjedhje, do i duhet të lëshojë shumë bashki kryesore për LSI-në në këmbim të solidaritetit që mori prej saj për dorëzimin e mandateve. Lulzim Basha e di që ato bashki do i ketë të humbura gjithsesi, por e ka të vështirë t’i thotë JO LSI-së që iu gjend e gatshme në kohë të vështira.

Në rast se PD-ja nuk futet në zgjedhje, atë e nxjerr përfundimisht jashtë nga sistemi politik, por faktorizon LSI-në që do përpiqet të zërë territoret e saj, pavarësisht urrejtjes që ka për të elektorati demokrat. 

E në rast se PD-ja nga frika e defaktorizimit politik vendos të futet në zgjedhje por jo në koalicion me LSI-në pasi nën presionin e fortë të bazës së PD-së kundrejt Lulzim Bashës, ai nuk bie dakord me zonjën Kryemadhi për ndarjen e territoreve sipas orekseve të saj, kjo do interpretohej prej LSI-së si tradhti dhe besëprerje gjë që do e kthente LSI-në më pas në një kamikaze kundrejt PD-së. 

Si përfundim, në tërësinë e vet, Lulzim Basha është futur në një rreth vicioz nga ku e ka shumë të vështirë që të dalë. Të keqen ai po e kërkon tek Rama, pa e ditur që e ka brenda, tek vetvetja, që i merr vendimet kuturu, herë nën panik e herë nën eufori, pa pasur rrugëdalje për çdo të papritur që do ndeshet. Mbase e di xhanëm, por po mban një Shqipëri nën tension politik e një parti si peng, prej këtij ankthi që ka. Sinqerisht, nuk ia kemi për borxh!

8 komente në “Rrethi vicioz ku është futur Lulzim Basha”

  1. ZIGUR QARRI says:

    Dakord me te gjitha sa thuhen, vetem nje korrigjim: mos shkruani “Lulzim Basha”, por po jeni gazetare me integritet, duhet te shkruani: SALI BERISHA.

  2. Alidemsi vjeter says:

    Lul Palla me kujton kengen popullore….Vare vehten me litar or Lulo…..ke te te qaj me pare or Lulo…njera pidh e tjetri kar or Lulo……

  3. Ali Pazari says:

    Luli me kujton kengen popullore..Vare vehten me litar or Lulo….kush do te qaje me pare or Lulo..Njera Pidh e tjetri Kar or Lulo….

  4. #thetruth says:

    ….pikerisht..prandaj bertet e therret ..eshte kapur mat me artistin … Rama e quan kundershratin artist…ne te
    …vertete ai mean CON ARTIST…(qe per ke nuk e di eshte nje njeri qe genjen dhe pretendon te jete ai
    ..qe nuk eshte.)..dicka te tille Mero e provoi ne editorialin e djeshem…
    ..
    .qe ne zgjedhje do futen e shkrova disa dite me pare…LSI ka humbur
    shume mbeshtetes pasi dolen nga pushteti …nuk mund te pranojne qe te mos hyjne…
    …bashkite jane ato qendra ku ata i perdorin te kenaqin dhe mbajne me nga nje kocke mbeshtetesit qe
    I perdorin per te mbushur autobuza ne raste protestash …
    Tu heqin ate kocke patjeter qe ata do therrasin gjetke te marrin sadopak nga partia tjeter..
    …..
    …..beni gati popcornin bashkeatdhetare… Mendoj qe do jete nje great thrilller. …the story goes …a con artist ………….to be continued
    ,…….

  5. Alban Dega says:

    From: [email protected]
    Date: June 29, 2013 at 1:25:10 AM EDT

    PARTIA DEMOKRATIKE DHE VIRUSI I DEMOSALISE

    – Sa te jete Sali Berisha gjalle PD-ja do te jete gjithcka pervecse demokratike…

    – Ate e ka kapluar virusi vdekjeprures i Demosalise…Virus Derrash ruso-serbe …

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Kryetari formal dhe pronari real i PD-se

    Sot pritet qe PD-ja nen shkopin e dirigjentit the pronarit te vetem te saj Sali Berisha te zgjedhe liderin e ri dhe sejmenet e tij.
    Ai tashme eshte paracaktuar qysh ne qershorin e vitit 2005 nga Argita Berisha Malltezi, kryeministrja e kryeministrit shqiptar Sali Berisha. Lulezim Bashic i mbetet vetem pergezimi i kryetarit te dorehequr de jure, por qe de facto do te levize te gjitha fijet komanduese te saj nga surdina “derisa ti jape ymer ai lart”!
    Si e tille PD-ja do te mbetet nje vegel qorre e tij dhe klanit te tij te sterkorruptuar familjar politik ku formalisht kryeson Lulezimi apo Olldashi apo ndonje besnik tjeter i oborrit familjar… por ku realisht vendos Salia, Argita, Shkelzeni… Familja !
    Sali Berisha do te keshoje de jure karriken e kryetarit por nuk do te transferoje as tjetersoje kurre tapine e tij private te PD-se.
    Ujku qimen e nderron por zakonin se harron,thote sovrani

    KOPI i Argites dhe SHKOPI i dirigjent Sales

    Para se te asfiksonte demokracine , para se te percudnonte e sakatonte lirite e te drejtat themelore njerezore te shqiptareve, para se te cenonte barazine e shtetasve shqiptare para ligjit e Kushtetutes, para se te rrenonte mbare Shqiperine ne 1997-en, ne Gerdec , me 21 janar 2011…, Sali Berisha se pari asfiksoi, korruptoi, percudnoi, sakatoi, rrenoi vete Partine Demokratike!
    Hapi i pare i klanit te sterkorrutpuar familjar e politik te Sali Berishes per ta privatizuar e kthyer ne nje ciflig te tij mbare Shqiperine ishte pervetesimi dhe privatizimi i Partise Demokratike, qe e ktheu ne nje kobure te tij, ne nje rrip transmisioni e vegel te despotizmit dhe korrupsionit te tij masiv.
    I ashtuquajturi KOPI i vitit 2005 ne fakt u be SHKOPI i dirgjentit Sali Berisha dhe familjes se tij per te komanduar kete “Bande Gangsteresh”, “Kete Mafia qe ka dale krejt kontrollit”, qe eshte gjithcka pervcese demokratike.

    Kur flet Berisha dhe vendos Salia …

    Ka qene nje kenge e sociafolkut komunist qe shprehte thelbin e ish- diktatures komuniste me te eger ne Bote. Aq e eger e barbare sa edhe Rumania e Causheskut apo Kuba e Fidel Kastros ishin Perendim ne krahasim me katrahuren shqiptare. Cili ishte thelbi i saj !?:
    Kur flet Enveri dhe vendos partia
    Ngrihet ne kembe e gjithe Shqiperia !
    I vetmi ndryshim qe ndodhi me thelbin e kesaj kenge ne shpirtin dhe funksionimin e PD-se u be :
    Kur flet Berisha dhe vendos Salia
    Gerdec e Otranto behet gjithe Shqiperia
    Parti mbi parti eshte kusaro- vrastaria
    Ligjin e bejne gangsteret dhe Mafia!
    Pse!? Sepse PD-ja u kthye ne nje shkop, ne nje kobure, ne nje instrument pushteti te pakufizuar e te nje impuniteti te garantuar per pronarin e saj te vetem Sali Berisha dhe familjen e tij fizike dhe politike.

    Partia Sali Berisha

    Nje parti e tere, nje parti e enderrave mbareshqiptare per liri e demokraci si PD-ja u kthye ne nje person qe vet vendoste e vete vuloste per gjithcka e mbi kedo!
    A nuk e vertetoi kete fakt fushata e fundit elektorale e 23 qershorit ku PD-ja, kandidatet per deputete, strukturat … gjithcka mbante vetem nje fytyre, vetem nje figure, vetem nje Zot e pronar te vetem te saj Sali Berishen dhe zerin e tij te shqyer deri ne mekje!
    Nuk mund te kishte sherbim e kambane alarmi me te shkelqyer per demosin shqiptar se kjo figure per ta hedhur si nje dordolec ne koshin e plehrave antidemokratike me nje vote masive e plebishitare!
    Kjo qe edhe aresyeja kryesore e disfates se tij madhore, e Vaterlose se tij masive.
    Shikoj, politikane e analiste, politologe, perfshi edhe veten time, qe numerojme deri njemije e nje aresye per kete ndeshkim shembullor te Sali Berishes dhe Partise se tij Sali berisha.
    Aresyeja kryesore, kryearesyeja e aresyeve te kesaj Vaterloje te turpshme, e kesaj disfate poshteruese te Sali Berishes eshte vetem nje. Ajo e ka emrin Sali Berisha !

    Demokracia dhe DemoSalia

    Sali Berisha, partia e tij Sali Berisha, deputetet e tij Sali Berisha, Presidenti i tij Sali Berisha, kryegjykatesi i tij Sali Berisha, kryeprokurori i tij Sali Berisha,… vete Zoti i tij Sali Berisha ia pruri ne maje te hundes nje populli te tere me Sali Berishen me kusarine e vrastarine,…. me korrupsionin e despotizmin e tij ” Ligji jam une “!
    Demokracia e vertete per cka luftuan e sakrifikuan shqiptaret u kaplua nga virusi vdekjeprures i Demosalise
    Cfare eshte ky virus i Demosalise !?
    Demokracine e vertete te stilit perendimor Sali Berisha e perodri vetem demagogji. Ne fakt ai krijoi nje demokraci hibride, nje corbe demagogjie e slloganesh demokratike te stilit perendimor me nje mendesi tipike komuniste enveriste dhe nje stil qeverisje ala otomane qe ligjin e ben Sulltan Sali Berisha!
    E demosi me Sali Berishen qe ia kishte pru ne maje te hundes, perdori super- armen qe komandon edhe armet atomike, Leven e Arkimedit per te levizur Boten… voten e lire te nje populli te lire per te fituar lirine e uzurpuar dhe shkelur, te sakatuar e rrenuar nga Sali Berisha!

    Superarma e Demokracise dhe Vaterloja e Demosalise

    Pse!? Sepse ky popull nuk kishte cfare te humbiste me pervec prangave te sundimit despotik e nepotik te Sali Berishes, rrjetin e merimanges se korrupsionit dhe dhunes deri ne ekzekutim pa gjyq te qytetareve te lire te nje vendi qe mendohej si i lire….
    Tash e ka radhen vete PD-ja qe te clirohet nga Sali Berisha duke i hequr shpirtin e namin e keq te rrenuesit te saj dhe te Shqiperise jo vetem ne katrahuren 1997 e Gerdec, jo vetem me 11 janar e ne Otranto…. emrin e prangat, tapine e pronesine e PD-se te grabitur nga Sali Berishes kesaj partie!
    Nese e kane lexuar mesazhin e votes mbarepopullore e plebishitare te 23 qershorit dhe mesazhin e revolucionit demokratik qe sapo ka filluar, atehere PD-ja vetem pa Berishen as ne krye e as ne prapaskene mund te mbijetoje e te behet pjese e kesaj permbysje sa historike aq edhe demokratike.
    Perndryshe sa te jete Sali Berisha gjalle PD-ja do te jete gjithcka pervecse demokratike!
    Aresyeja eshte krejt e thjeshte : Ujku qimen e nderron por zakonin se harron !

  6. Kotfare says:

    Shume i sakte !

  7. nardi says:

    basha beri lemsh gjithe shqiperine, pd e beri pacavure dhe lsi-ne leter bythe…
    basha do jete shkatari i ndarjes historike te floririt nga baxhella…
    abedin mbaj shenim: kete e thashe une!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje