Flet kandidati i opozitës në listën e Beratit që pritet të hyjë në Kuvend: Ja ç’do të ndodhë pas vetëasgjesimit të PD-së
Nga Fernada Cenko
Lefter Maliqi është deputeti që iu shtua Parlamentit pas djegies së mandateve nga opozita. Para se të merrte mandatin, Maliqi ka qenë nën drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve.
Maliqi në një intervistë për “Tema Javore” thotë se kjo ishte edhe një hakmarrje ndaj Bashës që në shumë raste e ka zhgënjyer nga premtimet e dhëna.
Sipas tij në Parlament do jetë një opozitar dhe votat do i japë vetëm për interesa të shqiptarëve.
Maliqi ndër të tjera theksoi se demokratët duhet ta heqin Bashën nga drejtimi i Partisë Demokratike, pasi ai këtë parti e përdor për inetersa të tij perosnale.
Zoti Maliqi sot jeni në Parlament dhe po dorëzoni detyrën tuaj si nën drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve. Basha i ka thirrur deputetët në listë për të dorëzuar mandantin?
Me sa informacion kam, janë thirrur tek PD-ja kandidatët e listës për të firmosur parakohe dorëzimin e mandatit, menjëherë pasi u mor vendimi politik për djegien e mandateve. Por mbi 30 kandidatë nuk kanë pranuar të firmosin ose janë shmangur duke nxjerrë arsye që nuk janë në Shqipëri. Në dijeninë time janë mbi 20 kandidatë të PD-së që do pranojnë mandatin dhe të LSI-së do e pranojnë të gjithë sa të mbushen vendet vakant të 19 deputetëve. Paralementi do të ketë mbi 100 deputetë në sallë.
Je komod që në “rradhët” e PS-së?
Po sot mora vendimin, respektova Kushtetutën dhe Ligjin. Partia Demokratike ma kishte borxh mandatin për shkak të mbështetjes së madhe që ju kam dhënë që nga 2009 ku i dhurova mandat të 3-të. i sigurova mandatin e dytë në 2013-ën, duke dalë shembull në rritje në zonat që mbuloja në Qarkun Berat, pasi ktheva tre komuna nga PS-ja në PD. Më pas në opozitë punova fort 4 vjet ku z. Basha asnjë premtim nuk mbajti ndaj meje duke më hequr emrin nga lista e kandidimit për Kryetar i Degës PD, Berat.
Nga kandidimi për Drejtor i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë. Më gënjeu për kandidat për Kryetar Bashkie në Berat me justifikimin se ja dha PR-së. Më genjeu për kandidat si të parin e listës së Beratit dhe më caktoi pabesisht të 3-in, pas debateve publike me të se mbështeta në fushatë dhe PD në qarkun Berat. Pësoi disfatën më të thellë në historinë e saj. Përfundoi me një mandat në 2017 në qarkun Berat, ku u duk qartë mbështetja ime në elektorat. Unë vazhdoj kontaktet e përjavshme me banorët e zonës duke i mbështetur për problemet e tyre si dhe në vizita e ngushëllime si dhe në problemet që kanë.
Keni pasur telefonata nga PD apo PS?
Kam pasur telefonata nga PD-ja për mos ta pranuar mandatin, por nuk ju përgjigja. Nga PS-ja nuk kam pasur kontakte. Isha për më shumë se një javë në heshtje, duke parë reagimin e ndërkombëtarëve, ligjet, Kushtetutën, por dhe të drejtën morale dhë borxhin që më kishte Basha ndaj votuesve të mi. Vendosa të jem, sado që të jetë mandati me votuesit e mi të majtë dhe të djathtë.
Keni pasur presion?
Jo nuk kam pasur presion.
Do jeni opozitar apo me shumicën, sepse ju vini nga një post që jua dha PS-ja?
Do jem opozitar. Çdo gjë do rrjedh sipas situatës politike dhe parlamentare. Do bashkoj votat me PS-në vetëm për ligjet që i shërbejnë vendit dhe interesave të shqiptarëve.
Protestat si i komentoni?
Jam kundra dhunës dhe pro protestave paqësore. Jam kundra aktit ekstrem të djegies së mandateve. Sa për vjedhjen apo blerjen e votave është fenomen që e kanë përdorur të treja partitë PD-ja, PS-ja, LSI-ja. Jam për marrëveshje politike dhe ndryshimin e Kodit Zgjedhor për mazhoritar të pastër.
A do ketë zgjedhje të parakohshme?
Për mua dhe të ketë zgjedhje të parakohshme, PD sfiton dot, pasi ju thashë, Basha nuk ngjall shpresë, nuk përcjell frymëzim. Nuk është drejtues i aftë dhe bashkëpunues.
Shihni ju revoltë popullore?
Nuk ka revoltë popullore. Demokratët të rrëzojnë Bashën, pasi ai nuk përfaqëson PD-në, por vetëm pazaret e familjes së vet. Duhet një lidër që bashkon të djathtën, që përcjell optimizëm, shpresë e besim, jo gënjeshtra e interesa meskine e private si Basha.
(TemA Javore)
Ashtu si Berisha qe e perdori Pd-ne per interesa te Udb-se dhe kunder ceshtjes kombetare po e ben Basha si pasardhes i “bisturise”
Nuk ka mundesi edhe Lefteraqis edhe Maliq!
–
Kjo ndodh vetem me sh fatart e Albanistonit.
ALBANISTANI PDHIT TE SATEME O KLYSH KURVE I PD
Fyl opozita.
Eshte e dhimbshme per ju si gazete, pavaresisht pozicionimit tuaj opozitar ndaj opozites, ti jepni kaq akses individeve kaq te rendomte dhe pa personalitet. Une ndjej dhimbje ne radhe te pare per veten dhe familjen, por edhe per ate pjese te popullit qe eshte e anashkaluar dhe e paperfaqesuar. Te imagjinosh qe lefteret, ylli apo ato rospite qe kane shansin ti qijne njerez me pozite dhe i bejne deputete, te flasin ne emrin tim dhe te popullit, jo ti vesh zjarrin Po ketu duhet te zhdukesh cdo fare te kelysheve te kuq. Dita e madhe Po vjen poshte qenerit dhe kelyshet e kuq.
Lemerisët dhe turpëruat dynjanë !!!
Lefter ziu dhe spirokali !!
Kalec Dega…duket qe je nje cope injorante. Por para pushtimit turk, çfare emrash kane patur shqiptaret?! Hiq dore e mos komento me ketu se nuk ja vlen, veçse ne je ashtu si thashe me larte, vazhdo. Respekto origjinen, lashtesine, kohen.
Bravo zoti Maliqi.Je demokrat i vertete.
kujdes nga ky spiuni .eshte me te vertete nje agjent i P.D edhe njehere ruhuni nga ky njeri me 5 fytyra eshte i pabese..e njohim te gjithe ne fshat si nje familje e pabese e spiunash te medhenj.e ka futur sali berisha.
Uuuu…Koleci i m..te thate….
Te