Sekretari i PD jep dorëheqjen, ja arsyet

10 Mars 2019, 10:11Politika TEMA

Nga Namir Lapardhaja

Nga sot nuk do të jem më Sekretar i degës së PD Berat!

Të nderuar miq dhe dashamirës,

në respekt të mbështetjes dhe informimit ndaj jush, ju bëj me dije se i kam paraqitur dorëheqjen time Sekretarit të Përgjithshëm të PDSH-së, zotit Gazment Bardhi, duke i hapur rrugë dhe duke i lehtësuar punë drejtuesve të kësaj force politike për të zgjedhur një Sekretar të ri në degën e PD Berat.

Duke falënderuar çdo mbështetës dhe çdo demokratë të degës së PD-së së Beratit, me të cilët kam pasur rastin të bashkëpunoj në këto 4 vite, doja t’u vija në dijeni se kjo është dorëheqja ime e dytë në këto kohët e fundit, pavarësisht se këtë radhë e pakthim. Herën e parë ia paraqita personalisht zotit Basha në kohën kur numri një në listën e deputetëve të Beratit, z. Eduard Halimi, hoqi dorë nga mandati i deputetit dhe ngjarjet rodhën ashtu siç i dinë të gjithë, mirëpo ishte insistimi i kryetarit Basha që të mos e bëja publike dhe të vijoja në detyrë, gjë që sigurisht e bëra.

Arsyet e kësaj dorëheqjeje janë thellësisht personale dhe kanë të bëjnë më tepër me një qetësi shpirtërore dhe mendore që kërkon njeriu në çastin që nuk adaptohet dot me ambientin, gjë që e shndërron në vuajtje dhe ndrydhje të madhe vazhdimësinë e bashkëjetesës me këtë gjendjeje.

Pavarësisht kësaj, unë mendoj se e keqja e madhe e Shqipërisë sot është ky pushtet dhe kjo mazhorancë, çka më shtyn të jap kontributin tim modest dhe vetjak si qytetar i lirë dhe intelektual i angazhuar, duke luftuar me “armët” që kemi në dispozicion për t’ia shkurtuar ditët në pushtet së keqes sot dhe duke e luftuar këtë të keqe, qoftë edhe në anën tjetër, nesër.

Zakonisht dorëheqjet e tilla, në një kohë kur të gjithë po rendin dhe do të vijojnë të rendin pas opozitës që pritet të bëhet mazhorancë, shoqërohen me thashethemnaja dhe me komente të ndryshme.

Disa prej tyre mund të jenë këto:

Ua… po ky ç’a pati?!

Budalla ngeli gjithë kohën ky…! Ikën tani që PD-ja do vijë në pushtet!

Si nuk na tha asnjë fjalë…!

Shyqyr që iku…, një më pak!

E sheh…?! E tregoi veten më në fund që është me PS-në…!

Kushedi ç’a i kanë premtuar…po hë se nuk ikën kot kush!

Mirë bëri që iku, se kot rrinte…!

Djalë i mirë, por një bie njëqind ngrihen…!

Më në fund u pastrua PD-ja e Beratit nga komunistët…!

S’bën nëna më të keq…, më në fund iku vetë!

Ja iku dhe Namiri…, po tani kush ngelet aty?

Imagjino se çfarë gjendjeje është aty…, kur ikin njerëzit normal!

Më vjen keq, por politika kjo është….!

Etj. etj. mendime dhe gjykime që mund t’i vijnë çdokujt kur të lexojë këto radhë. Unë rreshtova vetëm disa prej tyre. Mund të ketë edhe të tjera. Ndofta e vlerësova veten më shumë se ç’duhet e ndofta nuk ka asnjë diskutim dhe mendim rreth kësaj dorëheqjeje. Më shumë i radhita të gjitha për t’i dhënë disa grimca humori këtij vendimi, por një gjë është e sigurt: është një dorëheqje që, ndofta, vjen në një moment të papërshtatshëm, por e menduar prej kohësh dhe s’ka lidhje me zhvillime të momentit. Kanë qenë miqtë dhe dashamirësit e mi ata që e kanë shtyrë kaq gjatë, në një farë mënyre, ndaj sot zgjodha ta bëja fakt të kryer dhe të mos njoftoja asnjë më parë.

Gjithsesi, pavarësisht këtij vendimi, unë gjithmonë e kam parë angazhimin personal në politikë si një përgjegjësi dhe mundësi për të ndryshuar diçka për mirë në aspektin e së mirës publike dhe të përgjithshme, çka është në kundërshtim me atë se, pavarësisht të përgjithshmes, rëndësi ka e mira individuale dhe vetjake.

Në këtë kuptim, uroj më të mirën për Partinë Demokratike, degën e saj në Berat, por, mbi të gjitha, më të mirën për vendin dhe qytetarët e tij.

Këto radhë i shkrova në respekt të miqve, të dashamirësve, të mbështetësve, të atyre me të cilët kam bashkëpunuar dhe kam ndarë shqetësime të përbashkëta, kurse të tjerët të mendojnë ç’t’u dojë kokrra e qejfit.

20 komente në “Sekretari i PD jep dorëheqjen, ja arsyet”

  1. Detari says:

    Ceshte ky analfabet

  2. Vertetesia says:

    Qene vertete rrote k…! Hajde nivel hajde! Po ku te kane gjetur o i uruar. Rri ore rehat e bej ndonje pune per vete, do besh ti politike, o hajvan me brire. Kujtova ndonje figure qendrore te deformuar, ky qenka nje mullar kashte provincial!

  3. pd says:

    Ne Berat, pas shkrirjes se LSI -se, po shperbehet edhe PD -ja.
    Keshtu do ndodhi ne vazhdimesi edhe ne qytetet e tjera, deri sa ne kete parti te jete kryetar nje superidiot

  4. spartak says:

    Pirdh o Namir pirdh , se çfryhesh .

  5. Tan_Tironci says:

    Mire analfabet, por shef endrra me sy hapur.
    Kush I the ktij qe PD-ja do vije be pushtet? Akoma beson my ke Santa?
    Per te tjerat our thote, qe do e quajne budalla, aty se kane see it. Biles, une do thoja se e ka shkruar nen efentin e alkolit. Tipik qaraman I shapllamosur.

  6. Berati refuzon helmin fondamentalist islamik says:

    Nje mut islamik me pak. U pastrua PD e Beratit nga nje bajge fondamentalist radikal islamik.

  7. O Berat c' e pate fat says:

    O buf! Askujt nuk i plas fare se je gjalle apo ke vdekur. Aq me pak per qenjen tende sekretar i PD.

  8. Germicoku says:

    Nga i gjithe tallavaja qe lexova nga ky “demokrat i flakte ” shqetesimin me te madh e paska se ky pushtet qenkerka ne gramat e fundit. Pd — pritet te vije ne pushtet e ky na dhenka dorheqjen,…ha…ha… tamam ! Per inat te sime vjerre do shkoi te fle me mullixhiun….. Hajde kuptoje kete llogjik…. PO si duket inati qenkerka tek deputetlleku….

  9. allau dhe perndia says:

    O popull e keni marr vesh apo jo se cfare ka ndodhur ne shtetin e Beratit ka dhene dorheqjen sekretari i pare i partise komuniste shqipetare nje fare burri coban i dhive te Sinjes dhe malit me kocimare,Populli dhe shteti i Beratit te Sinjes eshte ne zi,flamuri eshte ne gjysem shtize dhe ku jane lidhur te gjithe gomaret e Sinjes dhe Reskovecit,nje gjyhnai i madhe i popullit te Beratit.I pa zevendesushem qofte largimi i ketije cobani qe dha doreheqjen.

  10. Ermal Berati says:

    Kushdo ka te drejte te kandicoj por dhe te jap dorheqjen. Komentet e mesiperme me duken antishoqerore dhe anti demokratike. Kjo ndodh ne boten e qytetetuar. Nuk e njoh fare personin per me teper kam mbi 20 ae jetoj jashte shqiperise. Me respekt emigranti us.

  11. olimpia says:

    E keni gabim qe e konsideroni Lapardhane te ceket…Perkundrazi eshte nga te pakte brenda te djathtes qe PD po shkon drejt shkerrmoqjes dhe Lapardhaja iken te mos mbytet me anijen.Nderkohe duke patur nje fare kulture e kuypton se edhe PPE po perkrahin lindjen e nje force te re te qendres se djathte shqiptare,prandaj Lapardhaja po pergatitet te beje pjese ne te nderkohe qe kerkon te mbaje lidhjet me bazen e P ne Berat per ti terhequr pas vehtes .Sipas mendimit tim ben mire .Duket dikush e ka kuptuar se PS ne Shqiperi mund te humbe me vota vetem perballe nbje te djathte moderne,edhe kjo shume e diskutueshme.Sepse me se fundi ne nje shou degjova nje analist qe tha nje te vertete,PS ja ka lene elektoratin Enver Hoxha .Une do te thoshja qe ia la sistemi socialist i cilii me gjithe gabimet historike shumices derrmuese te shqiptareve u dha perfitime te jashtzakoneshme ,sidomos deri ne vitet 70..te kur nbuk ishim shkeputur nga Kina .

  12. a says:

    Aman mos e dorzo se pa ty sbejme dot gje do na presesh oreksin

  13. Iku edhe nje kok e madhe nga pd(partia derrave)..
    Si do ja bej salehu me lulushen salihanin e ca si gaz bardhi muli vokshi strazo i rrahur…
    Nuk kemi me shpres se do hanim ndonje gje qyl kur te vinit ju ne pushtet….

  14. Ermiri says:

    KY Namiri pa hair eshte nje i ri i zbritur nga fshati dhe si ai Shardon de Rymbampre personazhi i Balzakut kujtoi se do bente namin me zvarritjen ne PD. Ja doli te ngjitej deri ne sekretar dhe kujtoi se duke zhgarravitur ca shkrime tek gazetat ordinere e njohin te gjithe dhe PD e ka ne plan te pare.Hajde toç hajde. E kush pjerdh per ty o kriç. Se ikja jote si prish pune askujt o Namir.

  15. jani says:

    Mos e vrit mendjen me obsionet e mundshme apo cdo mendojne njerzit ne berat. Me degjo mua : Nuk i rruhet njeriu per ty, ka barbone boll berati per te gjetur nje zvendesues . Iken nje rrot k..i vjen po nje rot k..i ; Demek prish kanoçr bej bucela

  16. Lil Toronto says:

    Une e vleresoj, nuk i heb asnje presje.

  17. Alban Dega says:

    PO KU U ZHDUKE ENVER DJALI … !

    Apo Enveri midis nesh ?
    Jeton ne zemrat e kryetareve te PD-se dhe LSI nga qendra ne baze me plumbin ballit, me tritol me revolucion te armatosur, me hedhje ne Lane, me goma te shpuara e prapanica te palluara…!
    Po kujt i plasi se dhe doreheqjen ti more trap qe nuk ben as per skrap Made in Lulush Karabush Salushi 6×7 = 49 dhe 300 leke kilja e energjise me diplome te falsifikuar si Adriatik Palla dhe doktoraturat e Mones, Desdemones ….

  18. analisti says:

    A mund ta kaperdije dot populli mistrec demokrat i Beratit kete humbje te madhe , kurajo dhe vetem kurajo ne te tilla tragjeti sociale, kuptohet pasojt do te vijne me vone me rrenimin e plote te miqve e dashamiresve te Namirit….!

  19. Albann says:

    Namiri me aq sa kam pare per kuriozitet ne facebook nuk eshte nga ai soj njerezish ne PD qe e ka mendjen tek tritoli. Me sa mbaj mend ai pakenaqesine per keqperdorimin e kontributit te tij ne PD e ka shprehur e ne nje shkrim te meparshem.Mua me duket e paarsyeshme qe ca mercenare te turren e ta baltosin thjesht se eshte ne PD. Uroj qe mos largohet nga politika por te kntribuoje ne krijimin e nje te djathte serioze,pse jo nje te djathte qartazi mbrojtese te te pasurve dhe biznesit . Shqiperia laj-shplaj ata njerez ka .Ne vend qe te godisni si armiq kedo qe ka mendim ndryshe eshte me e dobishme te investohet ne individe qe s kane dhunen prioritet dhe qe sjellin stabilitet ne politiken shqipetare.

  20. Fani says:

    Teksa lexoj kete deklarate te Lapardhase trishtohem sepse le detyrennje djalosh i devotshem ne kete rreth!Nuk me mbetet gje tjeter veçese ta ngushelloj Beratin me kete thenie:O Berat çe pate fat,pas ketij do vije Kozi ,per para do e beje kollozi!Ndoshta mund ta lere edhe gazetarine se Lapardhaja ka qene ferme me nam e keshtu qe mund tia shikoje hairin me teper bujqesise!Se fundemi me lejo te te jap nje keshille o Namo:Rishikoje edhe nje here kete vendim se PD eshte ne ditet mete zeza te saj ndaj mos ia shto dhimbjet!Te lutem Baçi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje