Partia Demokratike, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe partitë e tjera opozitare janë shprehur unanimisht pro vendimit që mori Lulzim Basha për djegin e mandateve të deputetëve.
Por, mes dy grupeve parlamentare të PD-së dhe LSI-së ka pasur deputetë që i kanë dalë kundra Bashës dhe Kryemadhit duke mos dorëzuar mandatin, si dhe duke pranuar mandatin e ri.
4 deputetët e rinj të Kuvendit të Shqipërisë nga radha e LSI-së janë betuar paraditen e së martës, ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ditën e hënë zyrtarisht do u japë mandatin edhe gjashtë deputetëve të rinj të opozitës së re.
Lista sa vjen dhe shtohet, “Partia për Liri, Demokraci dhe Etikë” nuk do jetë më aleati i PD. Kryetari i LDE, Arian Galdini me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka bërë thirrje që LDE do të nis organizimin e saj të brendshëm për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.
Kryetari i LDE bën me dije se do të jenë në çdo Bashki për të përzgjedhur kandidatët më të mirë që do të konkurojnë me siglën e partisë.
“Të gjithë të bëhemi gati për takime të mëdha dhe bashkëbisedime të forta e drejtpërdrejta me qytetarët. LDE ekziston në politikë si parti e aspiratave dhe me ambicje të qarta për të qenë partia e së nesërmes”, shkruan ndër të tjera Galdini.
Kujtojmë që kreu i partisë Demokartike ka bërë me dije se nuk do të shkojnë në zgjedhje lokale pa u zgjidhur ngërçi politik, por aleati i Bashës ka nisur punën.
Postimi i plotë i Arian Galdinit:
LDE nis organizimin e saj të brendshëm për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.
Do të vijmë në çdo Bashki për të përzgjedhur kandidatët më të mirë që do të konkurojnë me siglën tonë.
Erion Kondi do ta nisim nga Elbasani.
Të gjithë të bëhemi gati për takime të mëdha dhe bashkëbisedime të forta e drejtpërdrejta me qytetarët.
LDE ekziston në politikë si parti e aspiratave dhe me ambicje të qarta për të qenë partia e së nesërmes.
LDE është parti e qendrës së djathtë.
LDE është parti opozitare.
LDE është parti vendosmërisht dhe qartësisht Pro Amerikane dhe Pro Europiane.
LDE është besëlidhja e të mirëve dhe të merituarve.
LDE – Partia për Liri, Demokraci dhe Etikë
O Galdino po mire o vella, pse Basha nuk ju ka tradhetu juve 100 here. Kur e mbajti fjalen Basha me ju? Kur ju futi ne Cader? Kur beri qepallimin e 17 majit me Ed Ramen? Kur hyri ne zgjedhje vetem dhe pa ju? Kur beri Koalicion me Monen dhe Tim Idrizin dhe ju perzuri te gjithe juve? Mire ia ke bere plako. Ndiq fatin tend.
Po pse qenka tradhetar ky Galdini? Pse do hyje ne zgjedhje?
Po normale qe do hyje ne zgjedhje. Partite prandaj ekzistojne qe te marin phese ne zgjedhje.